Financa Islame ka në thelb të funksionimit të saj, refuzimin e çdo burimi të pajustifikueshëm që ndikon në krijimin e pasurisë: për shembull, një nga burimet e konsideruara si të pajustifikuar është pagimi dhe përfitimi i një norme intersi, duke qenë se në Islam njihen vetëm dy role të parasë: mjet këmbimi dhe njësi vlere dhe nuk e legjitimon rolin e parasë si një “rezervë vlere”. Prandaj dhe financa Islame nuk mund të pranojë sistemin tradicional finaciar që bazohet në një përllogaritje të paracaktuar të normës së interest si çmim të kapitalit.
Ekonomistët e parë islam përcaktuan dhe ndërtuan një sistem financiar paralel të bazuar në financimin me pjesëmarrje, ku paraja do të shëndërrohet në kapital punues vetëm kur të lidhet me evolimin e një aktiviteti ekonomik dhe/ose me vlerën e mallrave/shërbimeve. Fitimi do te varet nga parimi i ndarjes së fitimit dhe humbjes; parim ky që lidh fitimin nga një transaksion, me kryerjen e një aktiviteti ekonomik.
Ky parim ndikon në modifikimin e mënyrës se si një banke është e organizuar: duke e bërë ndërmjetësuesin financiar midis investimit të saj dhe klientëve që financohen. Kështu marrdhënia që krijohet është marrdhënie investitor-sipërmarres ku në vend që të bazohet në një marzh të paracaktuar interesi, marrdhënia është e bazuar në ndarjen e fitimit dhe humbjes.
Në këtë kuadër, bankat islame në përgjithësi, në mënyrë të vazhdueshme përpiqen të adaptojnë teknika të reja të bazuara fillimisht në kontratat e mëparshme tregtare me qëllim plotësimin e nevojave finacuese për investim të klienteve tanë./uba/