RËNDËSIA E FRYMËS EKIPORE – TEAM BUILDING

  • Sa i mirë mundet të jetë ekipi?
  • Sa e fuqishme mund të jetë fryma ekipore?
  • Kush i cakton limitet?

Çdo ekip që ka arrit përpara dhe sukses ka qenë aty më përpara. Secili ekip prej tyre ka thyer limite dhe ka kaluar sfida e vështirësi për të arritur aty ku janë sot.

Përmes ekipit super të talentuar dhe bashkëpunues, i cili përbëhet nga anëtarë të mrekullueshëm, të cilët ndodh ndonjëherë të argumentojnë më shumë me njëri tjetrin apo bëjnë më shumë zhumë, zhvillohet fryma ekipore e cila ndikon që ata fillojnë ta shohin njëri tjetrin si anëtarë të familjes. Janë aty për të duartrokitur sukseset e tjerëve, përmirësojnë njëri tjetrin si dhe shkëmbejnë ide për të ndërtuar gurë të fuqishëm, të cilët nuk mund të mposhten e as të lëvizin lehtësisht.

Sfidoni frikën që iu shoqëron, pasi që kjo është mënyra e vetme për të arritur diku, dikur! Sepse ju duhet ti bindni të tjerët për të iu besuar, në mënyrë që secili prej jush të llogarisë në ndihmën e tjetrit pa menduar dy herë.

A thua pse ekipet si Barcelona apo Real Madridi janë ndër ekipet më të mira në botë? Sepse kanë frymë bashkëpunuese tash e sa vite pa kompromisë. Apo misioni i Apollos për të shkuar në Hënë për herë të parë, si është e mundur që funksionoi aq mirë? Ndodhi, sepse fryma ekipore nuk mungoi, ndodhi si rezultat i saj.

Jepe angazhimin tënd maksimal për ekipin që të marrësh maksimumin për vete dhe të ndjesh madhështinë në punën që bën.

Të punosh në ekip nuk nënkupton që ta humbësh veten, nuk nënkupton që të kufizohesh në vetëm një qëllim personal të dikujt, por, nënkupton diçka më shumë. Nënkupton që aftësitë e tua unike ti shfrytëzosh për të arritur misionin e ekipit që ju përfaqësoni. Për të arritur sukses të jashtëzakonshëm, ju duhet të harroni vijën finale, sepse ju duhët të vazhdoni përtej saj, të korrni sukses së bashku duke mos pasur një cak suksesi, ngase suksesi nuk përfundon kurrë!

Fuqia e ekipit fillon nga besimi, nga mendësia që nuk mund të përjetoni lumturi përmes një zhvillimi që bëni, përmes një medalje që fitoni. Ju patjetër që duhet të festoni, por nuk duhet të kufizoheni nga vetëm një sukses i arritur. Ky është çelësi për ta dekoduar punën tuaj ekipore.

Njerëzit e jashtëzakonshëm mund të bëjne gjëra të jashtëzakonshme. Ju jeni të tillë.

Artikulli paraprak16 LLOJET E NEVOJAVE DHE KËRKESAVE TË KLIENTËVE
Artikulli tjetërRËNDËSIA E STRATEGJISË SË BRENDIMIT