Rekomandime për njerëzit e biznesit

Biznesmeni musliman duhet ta marrë udhëheqjen në biznes dhe ta vendos një shembull për të tjerët, sesi sjellja islame ndesh progresin modern derisa mbështetet në Allahun e Madhërishëm. Për ta kuptuar këtë, do të japim një strukturë të rekomandimeve në pikat vijuese:

  1. Rishqyrtoni qëllimin tuaj, që vazhdimisht të jetë në vijë me qëllimet e Allahut të Lartësuar; përkushtojani veprat tuaja Allahut Fuqiplotë dhe nënshtrojuni vullnetit të Tij. Nga ana e Tij, Ai do të derdhë dhuntitë e Tij mbi ju dhe do tiu furnizojë nga nuk mund ta imagjinoni.
  2. Disiplinoni veten me sjellje të mira! Kur veproni kështu, dijeni se jeni duke kryer një akt të adhurimit, bindjes dhe nënshtrimit ndaj Allahut të Lartësuar dhe jeni duke pasuar shembullin e Pejgamberit të Tij, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Respektimi i sjelljeve të mira shkakton rritjen e fitimit, shumëfishimin e pasurisë dhe i sjell shpërblimet e Allahut të Madhërishëm, të cilat janë më të mira dhe afatgjate.
  3. Bëhuni të sjellshëm me njerëzit, pasi të gjithë jemi vëllezër që gëzojmë dashurinë e Allahut të Lartësuar, Bujarit. Rezultati do të jetë: forcim i lidhjeve, miqësi e përhershme, pakësim i rreziqeve, biznes dhe bashkëpunim stabil dhe i qëndrueshëm.
  4. Transaksionet duhet të orientohen nga e mira dhe duhet larguar nga të ndaluarat dhe të dyshimtat. Kënaquni me atë të cilën ua ka dhënë Allahu i Lartësuar dhe do të shijoni ndjenjat e rehatisë dhe qetësisë.
  5. Zgjedhni partnerët dhe nëpunësit tuaj në bazë të fesë dhe moralit të lartë, ashtu që të garantoni stabilitet në biznes, rritje në fitim dhe fuqi në shoqëri e marrëdhënie.
  6. Kini parasysh të gjitha elementet e suksesit dhe shfrytëzojeni teknologjinë moderne, ashtu që ta perfeksiononi punën tuaj, ta përmirësoni cilësinë e mallit dhe rrjedhimisht të jeni në maje të suksesit.
  7. Marrëveshjet biznesore duhet të dokumentohen dhe certifikohen, si një mjet i financave të qëndrueshme, të cilat definojnë të drejtat dhe krijojnë besim të ndërsjellë – të gjitha këto krijojnë marrëdhënie të forta në mesin e njerëzve.
  1. Bëhuni të shpejtë dhe të drejtë në dhë- nien e të drejtave të tjerëve. Ky është një faktor shumë i rëndësishëm që shkakton produktivitet dhe përmirëson cilësinë e mallrave. Për më tepër, forcon ndjenjën e përkatësisë së kompanisë ose biznesit tuaj.
  2. Detyrat dhe obligimet tuaja ndaj të tjerëve duhet përmbushur shumë shpejt. Është virtyt nga ana juaj që t’i jepni afat të falimentuarit ose ta lironi atë krejtësisht prej detyrimeve të tij. Sjellja e tillë ndihmon në uljen e mosmarrëvesh- jeve, thellon besimin në mesin e biznesmenëve dhe i mban transaksionet në ekuilibër.
  3. Zekati, lëmosha, dhuratat e dhëna si një shlyerje dhe betimet (Nudhur), janë forma të obli- gimeve financiare. Përmbushja e këtyre obligime- ve është mjet për pastrimin e shpirtit dhe pasurisë tuaj dhe për të arritur prosperitet për tërë shoqë- rinë, sepse pasuria nga e cila jepet lëmoshë, kufrë nuk pakësohet, pasi ajo e cila është me Allahun e Lartësuar është më e mirë dhe më eqëndrueshme.

 

  1. Të drejtat e vendit, të përfaqësuara në taksat si Kharaj, duhet të vëzhgohen. Pagimi i tatimeve është detyrë kombëtare dhe përgjegjësi shoqërore. Kështu, shteti do të jetë në gjendje të ndërtojë shkolla dhe spitale, ura dhe rrugë, e të ngjashme. Ndarja e drejtë e të hyrave, është gjithashtu obligim i shtetit.
  2. Ribaja (kamata) duhet tërësisht të çrrënjoset nga të gjitha llojet e transaksioneve, në qoftë se dëshirojmë t’i shmangemi zemërimit të Allahut Fuqiplotë. Ajo kurrë nuk rezulton në fitim, siç zakonisht mendohet. Në anën tjetër, kamata është përgjegjëse për atë që nuk lë asgjë prapa, pos humbjes, rënies ekonomike, krizës dhe shkatërrimit.
  3. Shmanguni asaj që është e ndaluar ose e keqe. Gjërat e këqija nuk janë të barabarta me gjërat e mira, dhe bollëku i së keqes mund t’ju verbojë. Kurrë mos iu frikësoni skamjes, pasi Allahu i Lartësuar do t’ju dhurojë më shumë begati se sa ju nevojiten.

 

  1. Largohuni nga të gjitha praktikat e palejuara, si: posedimin e ndaluar të pasurisë së të tjerëve, ryshfetet, mashtrimet, bixhozin, monopolin etj. Çdo gjë e cila prodhohet nga e ndaluara, është gjithashtu e ndaluar. Për shembull, lëmoshat që vijnë nga burimet e ndaluara, janë të refuzuara, pasi Allahu i Lartësuar është i mirë dhe e pranon vetëm se të mirën.
  2. Ngritja e çmimeve pa ndonjë nevojë legjitime dhe përdorimi i nevojave njerëzore në mënyrë egoiste, janë tërësisht të ndaluara. Kënaquni me pak fitim, për aq sa ai është i lejuar dhe mbajeni në mend se, edhe nëse e lejuara mund të jetë e paktë, është më e mirë sesa fitimi i ndaluar që proporcionalisht është më i madh.
  3. Të qenit i matur në shpenzim, është rruga drejt suksesit dhe tipar i shquar i besimtarëve të zellshëm, të cilët as nuk e teprojnë kur shpenzojnë, e as nuk janë dorështrënguar. Ata mjaft mirë e mbajnë baraspeshën ndërmjet këtyre dy skajshmërive.
  4. Shmanguni jetës së luksit dhe shpenzimit të tepërt, pasi kjo shpie në greminën e dështimit dhe asgjësimit të biznesit.
  5. Shmanguni shoqërimit me ata që janë të këqij dhe të ligj, dhe anoni nga ata që janë të sinqertë dhe të devotshëm. Miqtë tuaj duhet të jenë besimtarët e drejtë dhe të ndershëm. Të bërit biznes me armiqtë e vendit dhe fesë, është tradhti ndaj Allahut, shoqërisë dhe profesionit tuaj.
  6. Bashkëpunoni me vëllain tuaj në tërë atë që është e mirë dhe ndani biznes me të. Partneriteti ndërmjet vëllezërve jep dinjitet të pakufizuar, në qoftë se ai bazohet në ndershmëri dhe besueshmëri. Allahu i Lartësuar gjithmonë e përkrah dhe mbështet shoqërinë e mirë. Ai, i Madhërishmi thotë në një hadith Kudsij:

“Unë jam i Treti në mesin e dy partnerëve të cilët veprojnë në përputhje me paktin e besnikërisë dhe ndershmërisë në partneritetin e tyre.”

Ai, Fuqiploti i nxitë besimtarët të jenë miq të afërt, duke iu thënë:

“Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqa, e falin namazin dhe japin zekatin, respektojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Të tillëtdo t’i mëshirojë Allahu. Allahu është Ngadhënjyes, i Urtë.”         (Et-Teube: 71)

  1. Së fundmi, do të dëshiroja që ju të jeni ndër ata për të cilët Allahu i Lartësuar thotë:

“Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe ta dhënë zekatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet. (ata i luten) që Allahu t’i shpërblejë më së miri për atë që punuan dhe për t’ua shtuar të mirat nga Ai. Allahu e dhuron pa masë atë që do.”      (En-Nur: 37-38)

“Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.” (El-Kehf: 28)

Artikulli paraprakStrategjia e rezultateve pozitive
Artikulli tjetërKeni një martesë të palumtur me punën tuaj? Është koha për një divorc!