Raporti për Indeksin Global/ Finlanda zë vendin e parë, Kosova ndër më të lumturit në botë

Në vitin e pandemisë Finlanda vendi me më pak vdekje nga Covid 19 në BE del në krye të listës si vendi më i lumtur në botë. Ndërkohë për sa i përket Shqipërisë, vendi ynë rendit i 63 në raportin që fokusohet në lumturinë dhe komunitetin: se si lumturia ka evoluar gjatë viteve të fundit, me fokus në teknologji, normat shoqërore, konfliktet dhe politikat qeveritare të cilat kanë ndikuar në nxitjen e këtyre ndryshimeve. Ndërsa në raportin e vitit të kaluar për vitet 2017-2019 ishte në vendin e 75.

Sipas këtij raporti, Kosova renditet në vendin e 31, Serbia në vendin e 40-të, Mali i Zi në të 73, Kroacia në vend të 23, Bosnje dhe Hercegovina në 58-in, Maqedonia në të 75. Sondazhet janë bërë për periudhën me viteve 2018-2020. Në dhjetëshen e parë është edhe Zelanda e re që ishte një ndër vendet me menaxhimin më të mirë të pandemisë. Britania ka një rënie të madhe krahasuar me vjet me 5 vende. Që prej vitit 2013 vendet nordike kanë qenë në listën e dhjetë vendeve më të lumtur dhe studimi i vitit të kaluar renditi si faktorë ndikues përfitimet e zgjeruara të mirëqenies sociale, korrupsionin e ulët dhe demokraci mirëfunksionale dhe institucionet shtetërore.

Jashtë dhjetëshes mbetën Izraeli, Australia Kandaja dhe SHBA e cila u rrit me dy vende pavarësisht një viti të trazuar politik. Zbritjet në renditje krahasuar me një vit më parë kur raporti llogariti perceptimet e njerëzve para pandemisë, shumë shtete po ia faturojnë izolimeve dhe numrit të viktimave nga Covid 19. Një ndër këto vende me zbritjen më të madhe ishte Brazili ku virusi ka vrarë deri tani 300 mijë vetë, shifra që kanë nxitur zemërimin publik mbi sistemin shëndetësor në kaos.

Ndërkaq vendi më pak i lumtur në botë është klasifikuar Zimbabwe, në vend të 95, ndërsa në vend të parafundit Tanzania. Raporti është publikuar këtë fundjavë duke përkuar kështu edhe me ditën ndërkombëtare të lumturisë.

Artikulli paraprak15 vjetori i themelimit të Twitter-it dhe sfida e rritjes së popullaritetit
Artikulli tjetërIndustria minerare në Angolë, nuk është më një diamant