QIRAJA dhe rregullat islame rreth saj

 

Ç’është qiraja. Qiraja është sundimi i dobisë (p.sh: strehimi është dobia e banesës) së diçkaje kudrejt një pagese.

Gjykimi për qiranë:

Allahu i Lartësuar thotë:“Nëse ato i japin qumësht fëmijëve tuaj, atëherë jepuni atyre shpërblimin (qiranë) e tyre.”

“Njëra prej atyre dyjave tha: “O babai ynë! Punësoje atë me qira, sepse ai është më i miri që ke punësuar, është i fortë dhe besnik.”Talak:6

“Ata gjetën aty një mur që donte të rrëzohej dhe ai e ngriti atë. Shoku i tij i tha (Musai i tha Hidrit): “Nëse do, mund të merrje shpërblim për të.”Kasas:26.

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmeton se i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe Ebu Bekri morën me qira një burrë prej fisit dejl pastaj një prej fisit Abd bin Udej, të cilët ishin udhëzues dhe njohës të mirë të shtegjeve (kjo ka qenë në hixhran e të Dërguarit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të! për në Medine).”Kehf:77.

Gjërat në të cilat lejohet qiraja.

Çdo gjë prej së cilës ka dobi dhe struktura e saj qëndron e pa prekur, lejohet qiraja nëse nuk ka ndonjë pengesë nga sheriati në lidhje me të. Është kusht që gjëja e marrë me qira të jetë e njohur, gjithashtu vlera e qirasë të jetë e njohur, koha e qirasë dhe lloji i punës. Allahu i Lartësuar tregon për të moshuarin e Medjenit kur i tha Musait (Paqja e Allahut qoftë mbi të)!:

“Unë dëshiroj të të jap njërën nga dy bijat e mia (për martesë) dhe (mehri i tyre është) të më shërbesh tetë vjet, nëse i plotëson dhjetë, atëherë do të të isha mirënjohës.”Kasas:27.

Transmetohet nga Handhale bin Kajs se ka thënë: “Pyeta Rafi bin Hadixh për të punuar në tokën e dikujt me të holla(Siç ndodh përgjithësisht sot nëpër firmat të cilat kanë blerë toka dhe punësojnë punëtorë me pagesë për mbjelljen dhe kultivimin e tyre) dhe më tha: “Nuk ka problem për këtë, …nëse është diçka e ditur dhe e siguruar, nuk ka problem në të.”Muslim, Ebu Daud, Nesai.

Qiraja (paga) e punëtorit.

Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Jepjani hakun punëtorit para se t’i thahet djersa!”Ibën Maxhe (sahih).

Gjynahu i atij që nuk ia jep hakun punëtorit.

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Allahu i Lartësuar thotë: “Unë jam armik i tre personave në Ditën e Kiametit: një personi që jep për hirin Tim pastaj tradhëton; një personi që shet një njeri të lirë dhe e ha çmimin e tij, dhe një personi që merr në punë një punëtor dhe pasi ai ia kryen punën, ky nuk ia jep të drejtën (hakun) e tij.”Buhariu (hasen).

Gjërat në të cilat nuk lejohet qiraja.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Dhe mos i detyroni robëreshat për prostitucion nëse ato dëshirojnë dlirësinë, me qëllim që të përfitoni diçka nga pasuritë e kësaj bote. Por nëse ndonjë i detyron ato, atëherë Allahu pas një detyrimi të tillë është Falës i Madh, Mëshirëplotë.”Nur:33.

Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se një robëreshë e Abdullah bin Ubej bin Selul (koka e munafikëve) që quhej Mesikeh dhe një tjetër që quhej Emimeh, detyroheshin nga ai për prostitucion dhe ato u ankuan tek i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Atëherë Allahu zbriti Fjalën e Tij: “Mos i detyroni robëreshat për prostitucion…” deri në Fjalën e Tij: “Allahu është Falës i Madh, Mëshirëplotë.”Muslim (sahih).

Ebu Mesud el Ensari (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) e ka bërë haram çmimin e qenit, paratë eprostitucionit dhe qiranë e fallxhorit.”Mutefekun alejhi.

Qiraja në leximin e Kuranit.

Abdurrahman bin Shibël el Ensari thotë: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) të thotë:

“Lexoni Kuran dhe mos u ushqeni me të. Mos shtoni pasurinë me të, mos e harroni atë (duke ndenjur gjatë pa lexuar) dhe mos e teproni në të (duke zbukuruar zërin së tepërmi)!”Ahmed (sahih).

Xhabir bin Abdullah thotë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) doli tek ne, ishim duke lexuar Kuran e në mesin tonë ndodheshin beduinë dhe joarabë. Ai tha: “Lexoni, se leximi juaj është i saktë! Do të vijnë pas jush njerëz që do ta teprojnë në leximin e tij (duke zbukuruar zërin dhe duke u përpjekur që të nxjerrin shkronjat në një mënyrë të tepruar, me qëllim që të mburren e të bëhen të njohur), do të kërkojnë shpërblimin e tij shpejt dhe nuk do ta vonojnë atë (do të kërkojnë shpërblimin (qiranë) e leximit në këtë botë dhe do t’i japin përparësi mbi shpërblimin e botës tjetër).”Ebu Daud (sahih).

Ebu Seid el Hudri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) të thotë:

“Mësojeni Kuranin dhe kërkojini Allahut me të xhenetin para se ta mësojnë atë njerëz që kërkojnë me të (mësimin e tij) dunjanë! Kuranin e mësojnë tre persona: një person që mburret me të (për të fituar emër), një që ushqehet me të dhe një që e lexon atë për Hir të Allahut.” Ibën Nasër (sahih).

LIBRI : Meshhur Hasen,Rregullat e shitblerjes.

Artikulli paraprakNjëzet këshilla për qetësim shpirtëror
Artikulli tjetërShqipëria ngelet ekonomia me më pak kredi në rajon