Puna në kompanitë e sigurimit

Puna në kompanitë e sigurimit

– Sigurimi është një nga çështjet bashkëkohore për të cilin kanë folur dijetarët e sotëm të fetvasë, si në nivel individual ashtu edhe në nivel institucionesh dhe akademish.

– Sigurimi është i formave të ndryshme: disa nga këto forma lejohen dhe disa janë të ndalura, siç ka edhe forma të tjera që janë objekt i opinioneve të ndryshme (ixhtihadeve) ndërmjet dijetarëve.

– Gjykimi në lidhje me punën në këto institucione lidhet me gjykimin që marrin vetë këto kontrata sigurimi. Kontratat që gjykohen si të vlefshme (nga ana fetare), puna në këto institucione lejohet, ndërsa ato që nuk konsiderohet të tilla, puna në to nuk lejohet, siç nuk lejohet po ashtu edhe mbështetja e tyre.

– Në themel sigurimi (financiar) është një sistem i bazuar në ofrimin e një shërbimi të dobishëm, të solidaritetit dhe bamirësisë. Me këtë kuptim dhe në këtë kontekst, ai është një nga vlerat themelore islame,nëse i përmbahet në organizim, kontrata dhe investim të fondeve të tij rregullave të Sheriatit. Në fakt nuk do të ishte e tepruar të thuhet se, nëse sigurimi zhvillohet në këtë kontekst duke pasur parasysh edhe realitetin ku jetojmë, ai të jetë një detyrim komunitar (fard kifajeh).

– Sot në kohën tonë sistemet e sigurimit dhe kontratat e tyre janë të llojeve të ndryshme, kemi kontrata sigurimi të karakterit tregtar, shoqëror dhe të bashkëpunimit reciprok (mutual insurance). Për çdo njërin prej tyre ka një gjykim të veçantë.

– Gjykimi bazë për sa i përket sigurimit me karakter tregtar, i rregulluar nga ligjet e sigurimit tregtar dhe i praktikuar nga ofruesit e sigurimeve tregtare (ku në këtë rast kompania e sigurimit është partner real në kontratë dhe është e detyruar të paguajë personin e siguruar në rast se ndodh dëmi i objektit të siguruar, kundrejt një pagese fikse nga i siguruari gjatë gjithë periudhës së sigurimit) është se të tilla kontrata janë të pavlefshme (fetarisht), sepse ato ndërtohen mbi diçka të pasigurt dhe elementë të panjohur (që i përkasin të ardhmes garar uel xhehale) si dhe elementë të tjerë të pavlefshëm. Të tilla sigurime nuk lejohen, përveç rasteve kur të detyron ligji apo për nevoja jetësore (p.sh. mbajtja e makinës) të cilat marrin gjykim të ngjashëm me domosdoshmërinë. Të punosh në marketingun e këtyre kontratave apo tu japësh atyre asistencë është e palejuar, me përjashtim të rasteve të domosdoshme apo të një nevoje të përgjithshme, raste këto që marrin të njëjtin gjykim si domosdoshmëria. Ai i cili detyrohet të punojë në këtë sektor duhet ketë gjithmonë parasysh synimin për tu larguar nga kjo punë në momentin më të parë që i mundësohet kjo gjë.

– Për sa i përket sigurimeve shoqërore, që nuk kanë si synim fitimin, por kanë si qëllim përkrahjen sociale apo shëndetësore për përfituesit dhe janë nën vartësi –zakonisht- të shtetit apo të kompanive dhe institucioneve publike, të cilat operojnë duke mbajtur një përqindje të caktuar nga rroga njerëzve të punësuar apo edhe duke i shtuar ose jo një përqindje nga ana e tyre kësaj rezerve, gjatë gjithë kohës që ky njeri është në marrëdhënie pune, atëherë kjo është e lejuar. Lejohet të përfitohet nga ky lloj sigurimi si dhe të punosh në institucionet që merren me të ose me marketingun e tij, sepse në tërësi ky aktivitet bazohet mbi diçka të lejuar. Por duhet pasur parasysh se në tilla raste duhen shmangur praktika të tilla të palejuara, si p.sh. investimi i këtyre fondeve në projekte kreditore (përfitim me kamatë) dhe të ngjashme me të.

– Siguracioni Islam (që i ngjan në disa aspekte sigurimit të bashkëpunimit reciprok apo kooperativë) bazohet mbi dhurimin, bashkëpunimin dhe përfitimin e ndërsjellët. Kompania në këtë mes luan rolin e agjentit administrues të proceseve të sigurimit dhe të sipërmarrësit të fondeve të tij. Kjo është një kontratë e lejuar nga ana fetare ndaj dhe lejohet të përfitosh prej saj dhe të punosh në institucionet që merren me të, nëse ato respektojnë të gjitha rregullat e tjera të fesë në lidhje me investimin e fondeve të sigurimit.

Burimi: http://amjaonline.org/2007/11/decisions-and-recommendations-of-amjas-fifth-annual-convention/

Artikulli paraprakKontrata e mirëmbajtjes dhe e riparimit
Artikulli tjetërKriza morale dhe qëndrimi i muslimanit ndaj saj