Asambleja e Juristëve Muslimanë të Amerikës
Puna në institucionet që merren me kamatë
Norma bazë për sa i përket punës nëpër institucionet financiare që lëvrojnë kamatën është e ndaluar, sepse Profeti (alejhi salatu ue selam) e ka mallkuar atë që përfiton kamatën dhe atë që e jep, atë që e shkruan dhe atë që e dëshmon, duke thënë për të gjithë këta: “ata janë njëlloj”. Por, edhe në këtë rast merren parasysh domosdoshmëritë dhe u jepet haku që i takon duke mos lënë mënjanë përpjekjen për të dalë nga kjo gjendje.
Akademitë e Fikhut e kanë lehtësuar verdiktin e tyre për atë që e ka të pamundur të gjej punë të lejuar të punoj në punë ku përzihet hallalli me haramin, me kusht që personi të mos merret vetë drejtpërdrejtë me haramin dhe të bëjë të gjitha përpjekjet e tij për të kërkuar punë tjetër, të pa përzier nga dyshimet e haramit. Asambleja e Juristëve Muslimanë të Amerikës nuk sheh ndonjë pengesë që ky gjykim të vlejë edhe për rastet e institucioneve financiare që lëvrojnë kamatën. Tolerohet puna në sektorë të cilët nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me kamatën, me shkrimin e saj, dëshminë ose ndihmë të drejtpërdrejtë apo të qëllimshme në këtë drejtim.
Burimi: http://amjaonline.org/2007/11/decisions-and-recommendations-of-amjas-fifth-annual-convention/