PSE TURQIA I KA SHPALLUR LUFTË KAMATËS?

Turqia është duke u përballur me një luftë të ashpër në monedhën e saj “lira”.
Arsyeja është se Turqia dëshiron të jetë e lirë dhe të ngrejë ekonomine e saj. Por këtë nuk e duan fuqitë që qeverisin botën!
Por pse “kamat” konkretisht, pse Turqia i ka shpallur luftë “kamatës”?
Lufta ndaj kamatës d.m.th rigjallërimi i ekonomisë, pra në sistemin me kamatë, nëse biznesi ka 100 mijë euro për të investuar, ai preferon më mirë t’i fusë ato në bankë dhe të fillojë 15% fitim neto dhe pa lodhje sesa t’i futet produktivitetit.
Me këtë mënyrë fituesi i vetëm është “banka”, e cila në fund i përket Korporatave të mëdha të Kapitalit.

Ndërsa kur kamata është 0% d.m.th që ato para do të hyjnë në investime nga kompanitë prodhuese turke, pra produktiviteti rritet, punësimi gjithashtu rritet dhe ekonomia fiton.
Për ta qartësuar më shumë po ju sjellim këtë tabelë të shteteve të G20 dhe nivelin e kamatave ne këto shtete:
1.Japonia -0.10 % (d.m.th për t’i futur paratë në bankë duhet edhe të paguash një përqindje të tillë)

  • Gjermania 0.00 %
  • Franca 0.00 %
  • Italia 0.00 %
  • Britania 0.10 %
  • Kanadaja 0.25 %
  • USA 0.25%
  • Koreja e Jugut 0.50 %
  • Arabia Saudite 1 %
  • Brazili 2%
  • Afrika e Jugut 3.5%
  • Kina 3.85%
  • Indonezia 4%
  • India 4%
  • Meksika 4.25 %
  • Rusia 4.25%
  • Turqia 15%
  • Argjentina 36% etj..
  • PRA KAMATA NE TE VERTETE ESHTE MBLEDHJE E KAPITALIT NE BANKA DHE INVESTIMI I BANKAVE DHE JO I BIZNESIT.
  • Kështu ata që fitojnë janë: Bankat dhe Korporatat e Kapitalit.
    Ndërsa ata që humbin janë populli dhe bizneset vendase. Sepse një kapitalist e ka më mirë të mos rrezikojë në prodhimtari, pasi duke i futur në Bankë i merr ato fitime rehat dhe pa e vrarë mendjen.
  • Kjo krijon dështim të prodhimtarisë dhe papunësi. Krahas kësaj edhe eksportet bien dhe në fund shteti nis të marrë borxhe…
    DHE BANKAT JANE GATI TË JAPIN BORXHE.. ME TË NJEJTAT PARA QË BIZNESI I KA FUTUR ATY, QË PO T’I INVESTONTE NUK DO MERRTE BORXHE NGA BANKAT…
  • PS: Ky ishte një shpjegim i thjeshtë dhe praktik për arsyen pse Turqia po e lufton “kamatën”. Për të ardhur aty ku Allahu i madhëruar e ka kërkuar.
    Lufta kunder KAMATËS..
    E sikur KAMATA të ishte e mirë, shtetet e zhvilluara nuk do ta bënin kamaten 0.00 %. Por ata ndryshe nga ne e kuptojnë dëmin e madh që KAMATA i shkakton ekonomisë së një vendi.
  • Shkruan Eduart Thartori
Artikulli paraprakDisa rregulla gjatë dhënies së këshillës
Artikulli tjetër‘Apple Watch’ seria 8/ Ja kur pritet të dalë në treg