Princi i kurorës së Dubait: Plani për t’u bërë kryeqyteti botëror i ekonomisë islame në rrugën e duhur

“Dubai është i vendosur për të nisur projekte ambicioze, si pjesë e një plani për të transformuar këtë qytet në kryeqytetin e ekonomisë islame nga viti 2021”, sipas fjalëve të Princit të Dubait Sheikh Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Ai komentoi përpara Samitit të tretë Global të Ekonomisë Islame, se të gjithë treguesit dhe të dhënat tregojnë se “ne jemi në rrugën e duhur për të arritur” vizionin e sundimtarit të Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

“Ne kemi grumbulluar eksperiencë të konsiderueshme në këtë fushë dhe kemi një plan të qartë për të arritur qëllimet tona në aleancë me partnerë strategjikë si brenda ashtu edhe jashtë vendit,” tha ai në një deklaratë të lëshuar nga Zyra për Media e Dubait.

“Ne jemi duke punuar së bashku për të arritur objektivin e zhvillimit të ekonomisë islame në nivel global dhe zhvillimin e produkteve të ndryshme, të reja që do të vendosin standarde në çdo sektor.”

Sheikh Hamdan shtoi se Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum vazhdimisht përcjell hapat për zbatimin e planit strategjik për të transformuar Dubai në kryeqytetin e ekonomisë islame.

“Nga një fazë shumë të hershme, Dubai ka kuptuar rëndësinë e ekonomisë islame. Infrastruktura e avancuar e Dubait dhe vendndodhja strategjike gjeografike në zemër të botës islame, e vë atë në një pozitë të mirë për të krijuar lidershipin në këtë sektor. “Rritja e ekonomisë islame është duke fituar shpejtësi dhe është bërë një nga prioritetet ekonomike të Dubait”, tha Sheikh Hamdan.

“Ne shpresojmë që të ketë diskutime produktive në Samitin e Ekonomisë Globale islame, dhe shpresoj se ai do të fokusohet në rolin që luan sektori në zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe në rritjen e stabilitetit të ekonomisë globale”, shtoi më tej. /tesheshi.com/

Artikulli paraprakA lejohet muslimani të depozitoj pasurinë në bank?
Artikulli tjetërHuadhënia islame: për herë të parë tejkalon financimin konvencional