Presidenti Erdoğan: Ura Çanakkale 1915 mbart kuptime të ndryshme edhe me çdo cilësi teknike të saj

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se “Ura Çanakkale 1915 mbart kuptime të ndryshme edhe me çdo cilësi teknike të saj ku viti 1915 është viti në të cilin është shënuar fitorja detare Çanakkale e cila ka qenë skenë e betejave më të përgjakshme, më të shëmtuara dhe më të dhimbshme të Luftës së Parë Botërore”, raporton AA.

Erdoğan në fjalim të mbajtur në ceremoninë e përurimi të urës “Çanakkale 1915” dhe autostradës Malkara-Çanakkale përshëndeti pjesëmarrësit në këtë ditë historike duke thënë se “entuziazmi juaj është entuziazmi ynë dhe ky interes i juaji besoj se shpreh qartë se çfarë nënkupton kjo vepër të cilën ne po e përurojmë sot”.

Më tej Erdoğan theksoi se Çanakkale për mijëra vjet ka qenë një vend kryesor i qytetërimeve, kulturave dhe shoqërive të ndryshme dhe se sot ajo ka përqafuar një të ardhme të re.

Duke uruar që ura Çanakkale 1915 të jetë e dobishme për Turqinë, popullin, rajonin e Çanakalasë dhe të gjithë njerëzisë, Erdoğan shprehu “Ashtu si Ura ‘Dëshmorët e 15 korrikut”, si ura Fatih Sultan Mehmet, Yavuz Sultan Selim në ngushticën e Bosforit, si projektet e tjera Marmaray, tuneli i Euroazisë, edhe sot ne po hapin sot këtu urën e gjashtë pikërisht në Çanakkale. Por mos harroni që 140 vite më parë Sulltani Abdulhamid Han kishte kryer pa mangësi punimet dhe përgatitjet e atyre urave që përmenda pak më parë. Është fati ynë i mirë që po realizojmë një pjesë të këtyre projekteve trashëgimi nga Abdulhamid Han, të cilat nuk mundën të realizoheshin për shkak të luftërave që përjetuan osmanët njëra pas tjetrës”.

Presidenti Erdoğan gjithashtu u shpreh se Ura Çanakkale 1915 mbart kuptime të ndryshme edhe me çdo cilësi teknike të saj ndërsa ne kemi fatin ta përurojmë tani, duke shtuar:

“Viti 1915 mbi urë është viti në të cilin është fituar fitorja detare Çanakkale e cila ka qenë skenë e betejave më të përgjakshme, më të shëmtuara dhe më të dhimbshme të Luftës së Parë Botërore. Lartësia e kullës 318 metra shpreh muajin mars dhe 18, datën e sotme. Hapësira e mesme prej 2.023 metra e urës simbolizon vitin 2023 në të cilin është 100-vjetori i themelimit të Republikës tonë, që është një shenjë e objektivave tona të mëdha që ne ia kemi kushtuar kësaj date”. /AA/

Artikulli paraprakSi po goditet industria evropiane e makinave nga lufta në Ukrainë
Artikulli tjetërIdetë kryesore nga libri “Finish” i Jon Acuff / PJESA E DYTË