Përdorimi i metodave teknologjike moderne
Përdorimi i metodave teknologjike moderne në sferën e biznesit është domosdoshmëri, me qëllim të zhvillimit dhe përmirësimit të biznesit dhe prodhimit. Kjo arrihet nën hijen e ligjshmë- risë dhe mirësisë, siç Pejgamberi [sal-lallahu alej- hi ve sel-lem] lë të kuptohet në rekomandimet e tij mbi çështjet empirike botërore, kur ai thotë:
“Sa u përket çështjeve të kësaj bote, ju i dini më mirë se unë.”
Allahu Fuqiplotë thotë:
“… e Ai krijon çkaju nuk dini…” (En-Nahl: 8)
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] na ka nxitur dhe stimuluar që të kërkojmë dituri, duke na thënë:
“Kush rnerr rrugën e kërkimit të diturisë, Allahu do t’ia lehtësojë rrugën për Xhenet.”
Në një hadith tjetër, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Dituria është objektiv i kërkuar nga besimtari. Kurdo që e gjenë atë, ai duhet të jetë i pari që e merr” Lehtësimi i punës, përmirësimi i prodhimit dhe zgjerimi i fushës së konkurrencës janë rezul- tate të përdorimit të këtyre metodave teknologji- ke moderne. Në këtë mënyrë, biznesmeni musliman mund të jetë gjithmonë në fron të lidershipit dhe pavarësisë. Përdorimi i teknologjisë moderne mbështet, përkrah dhe e mban kontinuitetin e ekonomisë kombëtare dhe ekonomisë së komunitetit islam. Ky është një burim i mirëqenies për të gjithë njerëzit.
Përsosmëria dhe kualiteti i lartë
Kryerja e punës me përsosmëri, përmes ndjekjes së normave dhe specifikave teknike arrin vlerën optimale të interesit publik dhe të përballimit me konkurrencën. Kërkimet dhe eksperimentet e vazhdueshme janë thelbësore për zhvillimin e performancës, rritjen e prodhimit, ngritjen e shërbimit efikas dhe zvogëlimin e kostos dhe çmimit.
Dëshmi për këtë janë Fjalët e Allahut të Lartësuar:
“Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t’i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.” (ELKehf: 7)
Po ashtu, thotë Allahu i Madhërishëm në një ajet tjetër:
“E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, s’ka dyshim se Ne nuk humbim shpërblimin atij që është bamirës.” (El-Kehf: 30)
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] vazhdimisht i stimulonte muslimanët që të shqu- hen në punë, duke u thënë:
“Allahu e do atë (njeri), i cili kur punon, e kryen punën në mënyrë të shkëlqyer(përsosur). ”
Gjithashtu, ai [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] hodhi dritë mbi këtë karakteristikë në një hadith tjetër, duke thënë:
“Allahu i Madhërishëm e do punëtorin e zellshëm. ”
Në hadithin e tretë, i Dërguari i Allahut [sal- lallahu alejhi ve sel-lem] thotë:
” Vërtet, Allahu ka përshkruar zotësi – mjeshtëri në të gjitha gjërat. Andaj nëse vrisni, vrisni nie mirësi; nëse therni (kafshë), therni me mirësi. Mpreheni tehun (e thikës), ashtu që ta kurseni nga vuajtjet kafshën që e therni. ”
Efikasiteti dhe cilësia prodhojnë durim, zhvillim dhe rritje. Kjo, në anën tjetër, mbyll dyert e dështimit dhe asgjësimit.
Në Islam, efikasiteti dhe cilësitë e larta janë lloje të adhurimit dhe bindjes. Në qoftë se biznesmeni i kryen ato duke e pasur këtë qëllim (qëllimin e bërjes së kësaj pune si akt të adhurimit) në zemrën e tij, ai sigurisht se do të vjel fryte të mirësisë dhe lumturisë.
Të kushtuarit kujdes kërkimit dhe avancimit
Përmirësimi i punës dhe arritja e pasurimit, të cilat operojnë përmes kanaleve të lejuara, janë objektivat e Sheriatit Islam, siç përfshihen brenda sferës së ruajtjes së pasurisë. Për ta kuptuar këtë, më shumë kërkime dhe hulumtime duhet të kryhen, pasi mjetet përmes të cilave obligimi arrihet, janë obligim.
Islami, jo vetëm që bën thirrje në ndjekjen e rrugës së shkencës dhe hulumtimit, por gjithashtu e bën atë akt të adhurimit. Horizonti është i hapur para se çdokush të përfitojë nga ajo që mendja njerëzore ka sajuar në çdo epokë dhe për aq sa ajo përmbush objektiva dhe qëllime të lejuara.
Kur’ani Famëlartë në shumë ajete thekson rëndësinë e shkencës, hulumtimit dhe zhvillimit. Thotë Allahu Fuqiplotë:
“Thuaj: “Udhëtoni nëpër tokë e shikoni se si filloi krijimi, pastaj Allahu efillon krijimin tjetër (ringjalljen). Është e vërtetë se Allahu ka mundësi për çdo send.” (El-Ankebut: 20)
“E përse nga çdo grumbull i tyre të mos shkojë një grup për t’u aftësuar në diturinë fetare, për ta mësuar popullin e vet kur të kthehen te ata, në mënyrë që ata ta kuptojnë (e të ruhen).” (Et- Teube: 122)
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i ka stimuluar besimtarët që të depërtojnë brenda portave të shkencës, në hadithin e tij me fjalët:
“Dituria që e orienton njeriun në drejtësi (ndershmëri) dhe e mban larg nga rreziqet, është gjëja më e mirë për ta fituar. Dhe besimi s’mund të jetë i qëndrueshëm, derisa zemra të mos jetë e qëndrueshme.”
Gërmimi në thellësitë e diturisë dobiprurëse – si p.sh. teknologjia – është detyrë kolektive. Kjo është ajo e cila u stimulua nga Pejgamberi [sal- lallahu alejhi ve sel-lem], kur ai tha:
“Dituria është objektiv për çdo besimtar, kudo që e gjen atë, ai duhet të jetë i pari që e merr. ”
Hulumtimi dhe avancimi në sferën e çështjeve të kësaj bote, është i domosdoshëm për kontinuitetin e biznesit dhe për përballimin me durim të konkurrencave dhe sfidave të jashtme. Këta faktorë i japin mundësi njeriut që t’i përdor dhuntitë e fshehta me të cilat Allahut i Madhërishëm e ka pajisur.