Përcaktuesit e sferave të biznesit ligjor

Marrëdhëniet legjitime

Të gjitha marrëdhëniet duhet të kryhen brenda kufijve dhe rregullave të Sheriatit. Kjo lë të kuptohet se këto marrëdhënie duhet të jenë të ligjshme. Shmangia e fushave dyshuese dhe të ndaluara është obligim, pavarësisht joshjes për të fituar më shumë të holla, përfitime ose për t’u ngritur në gradë dhe shkallë. Marrëdhëniet, në esencë janë të lejuara, me përjashtim të atyre të ndaluara nga tekstet e Kur’anit Famëlartë dhe Sunetit. Këto janë burimet origjinale të Ligjit Islam.

Allahu i Madhërishëm e konfirmon këtë kuptim në Kur’anin Famëlartë me fjalët:

“Hani nga ajo që Allahu ju furnizoi si hallall të mirë dhe, duke qenë se ju Allahut i besoni, ruajuni dënimit të Tij!” (El-Ma’ide: 88)

I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel- lem] na ka nxitur që t’i zbatojmë marrëdhëniet dhe të largohemi nga gjërat e ndaluara, në hadithin vijues:

“E lejuara është e qartë dhe e ndaluara është e qartë, dhe ndërmjet dyjave ka disa çështje të dyshimta rreth të cilave jo shumë njerëz dinë…”

Pasimi i të lejuarës bën që biznesi të zhvillohet konform Ligjit të Allahut të Lartësuar. Për ta zbatuar këtë, njerëzit e biznesit duhet t’i kenë disa rregullore, nënligje dhe programe të cilat bazohen në parimet dhe Ligjet e Sheriatit.

Duke iu harmonizuar të lejuarës, si biznesi ashtu edhe marrëveshjet do të jenë më të lehta. Marrëveshja e lejuar ndjell ndjenja të paqes dhe qetësisë, madje edhe nëse fitimi është i paktë, përsëri është e madhe tek Allahu i Lartësuar.

Bërja biznes në atë që është e mirë dhe e pastër

Biznesi duhet të bazohet në marrëdhënie të mira dhe të pastra dhe duhet përmbajtur nga e ndaluara, pa marrë parasysh sasinë e pasurisë dhe fitimit që ai sjell. Allahu i Lartësuar është i mirë dhe nuk pranon asgjë përveçse të mirës.

Ekziston një lidhje e fortë në mes të lejuarës dhe të mirës, siç thotë Allahu Fuqiplotë:

“O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji.” (El- Bekare: 168)

Sheriati e ndalon shkapërderdhjen dhe shpenzimin pa hesap të së mirës. Vetë gjësendi mund të jetë i mirë, por përdorimi i saj në mënyrë të palejuar e shndërron të tërë veprën në të ndaluar.

Në Kur’an, Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që t’i përmbahemi të mirës:

“O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos teproni, pse Ai (Allahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin). Thuaj: “Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që Allahu i krijoi për robërit e vet?” Thuaj: “Ato janë në këtë botë për ata që besuan e në Ditën e Kijametit janë të posaçme për ta. Kështu i sqaron argumentet një populli kupton.” (El-Araf: 31-32)

Në një ajet tjetër kur’anor, Allahu Fuqjplotë thotë:

“O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që ju dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete pos symbyllas. Dhe dijeni se Allahu nuk ka nevojëpër ju, ngase është i Madhëruar.” (El-Bekare: 267)

Në.këtë kontekst, i Dërguari i Allahut [sal- lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Allahu i Madhërishëm është i mirë dhe e pranon vetëm se të mirën. ”

“Çfarë pasurie e bekuar është ajo e cila është e mirë dhe në dorën e njeriut të mirë.”

Biznesi i cili kryhet brenda sferës së mirë, rezulton në arritjen e stabilitetit dhe rritjes së biznesit, fitimit dhe të hollave. E liga kurrë s’mund të jetë e barabartë me të mirën, madje edhe në qoftë se e liga sjellë shuma marramendëse të të hollave. Kapja për të mirën sjellë ndjenja të qetësisë, paqes dhe kënaqësisë.

Ndjekja e prioriteteve islame

Secili duhet t’i ndjekë prioritetet islame në investim, prodhim dhe konsum. Secili duhet t’u jap prioritet gjërave të domosdoshme dhe të nevojshme para gjërave luksoze, ashtu që të shmang shpenzimin e të hollave në gjëra të panevojshme.

Ky parim konfirmohet në Kur’anin Famë- lartë kur Allahu Fuqiplotë thotë:

“… hani dhe pini e mos teproni…” (El-A’raf: 31)

“Hani nga të mirat që u dhuruam, e mos u bëni përbuzës se do t’u godasë hidhërimi Im, e atë që e zë hidhërimi Im, ai ka mbaruar.” (Ta Ha: 81)

Nga ana tjetër, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Hani, pini dhe jepni lëmoshë pa mendjemadhësi e arrogancë dhe shpenzime të tepruara, pasi Allahu dëshiron të sheh hare dhe lumturi të dukshme në veprat e robërve të Tij.”

“Jepini lëmoshë së pari vetvetes, dhe në qoftë se ngelë diçka, jepjani familjes tuaj; nëse përsëri ngelë diçka, jepjani të afermve tuaj, pastaj më të largëtëve e kështu me radhë. ”

Përshtatshmëria me prioritet e Islamit shpie në fumizim të asaj e cila nevojitet për mbështetje dhe në akomodim e përmirësim të energjive mate- riale dhe humane. Si rrjedhojë, efikasiteti dhe mja- ftueshmëria mund të realizohen, më shumë pasuri dhe fitime arrijnë mirëqenien, dhe begatitë përfshijnë tërë Umetin Islam, madje edhe gjithë globin.

Artikulli paraprakEUROSTAT: SHQIPËRIA MË E VARFRA NË EVROPË
Artikulli tjetërKultivojeni transparencën në vendin e punës