PBB-ja në Kroaci parashikohet të rritet me 5-6% në 2021

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se parashikon që ekonomia e Kroacisë do të rritet midis 5% dhe 6% këtë vit, falë rikuperimit të sektorit të shërbimeve dhe investimeve, pas tkurrjes prej 8% në vitin e kaluar, nëse pandemia nuk shkakton surpriza të mëtejshme të padëshiruara. 

“Që nga tremujori i parë, rimëkëmbja është rritur dukshëm dhe fusha si ndërtimi dhe prodhimi kanë arritur nivele aktiviteti më të larta se në 2019”, tha huadhënësi global në një deklaratë të mërkurën. “Në përgjithësi, numri i personave të papunë të regjistruar ka rënë me gati 13% krahasuar me një vit më parë”. 

Ekonomia e Kroacisë u tkurr vitin e kaluar, për shkak të pandemisë Covid-19 e cila preku rëndë turizmin – një industri kryesore e këtij vendi me 4.4 milion njerëz. 

Në tremujorin e parë të 2021, prodhimi ekonomik i Kroacisë u tkurr me 0.7% në bazë vjetore, por u rrit me 5.8% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të kaluar. 

Që nga tremujori i parë, rimëkëmbja është rritur dukshëm dhe zona si ndërtimi dhe prodhimi kanë arritur nivele aktiviteti më të larta se në vitin 2019 dhe numri i personave të papunë të regjistruar ka rënë me gati 13% që nga një vit më parë, tha FMN. 

Artikulli paraprakNGJASHMËRI/ Pastrimi i parave nga krimi: kur Gjermania është Shqipëri!
Artikulli tjetërJustifikimi i gjendjes ekonomike