PayPal me valutën e saj digjitale

Gjiganti teknologjik PayPayl ka njoftuar se po përgatitet për lansimin e kripto tokenit të saj.

Jose Fernandes da Ponte i cili eshte shef i departamentit të kriptovalutave në PayPal, për Bloomberg tha: “Po hulumtojmë stabilcoin; nëse ndonjëherë vendosim të nisemi përpara, do ta bëjmë, do të bashkëpunojmë ngushtë me partnerët tanë”.

Kompania po shqyrton realizimin e “parasë së sigurtë” – kriptovalutën që ka “përkrahje” të parasë (pa mbulesë materiale) apo mallra.

Planet e PayPal i zbuloi programeri Steve Mosser, i cili bëri të ditur që “PayPal coin” do të përkrahet nga valuta amerikane – dollari.

Zëdhënësja e PayPal, ka thënë se aktualisht po shqyrtohet nisja e kriptovalutës së tyre, dhe se për emrin dhe karakteristikat do të diskutohet kur monedha digjitale të jetë e gatshme për prezantim. /Telegrafi/

Artikulli paraprak3 tendenca teknologjike në CES 2022 që do të ndikojnë në të ardhmen e biznesit
Artikulli tjetërSi të shkruani një CV!