Pasuria s’guxon të shkatërrohet dhe rrënohet

Ruajtja dhe shumëzimi i pasurisë përmes mjeteve ligjore është një nga objektivat e Sheriatit Islam. Prandaj, paraja duhet investuar nga personat e aftë dhe të kualifikuar në këtë sferë, përndryshe efekti do të jetë i dëmshëm. Sheriati ka ndaluar lloje të caktuara të shitjeve, sepse ato shpijnë në humbje të pasurisë.

Kur’ani Famëlartë demonstron domosdoshmërinë e ruajtjes dhe investimit të pasurisë. Në të njëjtën kohë, ai refuzon lloje të investimeve që e vënë kapitalin në rrezik. Allahu i Madhërishëm thotë:

“Mendjelehtëve (të papjekurve) mos u jepni pasurinë tuaj që Allahu e bëri për ju mëkamje, e ata ushqeni nga ajo, vishni dhe u thoni fjalë të mira.” (En-Nisa: 5)

Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që ta ruajmë pasurinë e jetimit. Ai, i Gjithëpushtetshmi thotë:

“Provoni bonjakët derisa të bëhen për martesë, e nëse vëreni te ta pjekuri, atëherë dorëzonja atyre pasurinë e tyre. Mos e hani atë duke shkapërderdhur dhe duke u ngutur para se të rriten ata. Kush është i pasur le të ruhet (shfrytëzimit të pasurisë të jetimëve), e kush është i varfër, le të hajë me maturi. E kur t’ju dorëzoni atyre pasurinë e vet, dëshmoni atë (që ju dorëzoni). Mjafton që Allahu është llogaritës.” (En-Nisa: 6)

Në lidhje me këtë çështje Pejgamberi [sal- lallahu alejhi ve sel-lem] ka folur në shumë hadithe. Për shembull, ai [sal-lallahu alejhi ve sel- lem] ka thënë:

“Gjërat e para rreth të cilave i biri i Ademit do të pyetet (në Ditën e Gjykimit) janë katër; njëra prej tyre është pasuria e tij, si e ka fituar dhe si e ka shpenzuar atë.”

“Kapitali i jetimit duhet të investohet në biznes, nga frika se ai do të konsumohet në zekat.”

Refuzimi për të investuar të holla përmes atyre që janë prishanikë dhe përvojëligë, është një mënyrë e ruajtjes së saj (pasurisë) dhe një lloj nënshtrimi ndaj urdhrit të Allahut të Lartësuar, gjithashtu. Kjo, si rrjedhojë, i ndihmon biznesit të përparojë dhe të shmang problemet e humbjes dhe asgjësimit. Si rezultat, menaxherët dhe pronarët e projekteve do të gëzojnë një reputacion të mirë brenda mejdanit biznesor.

Artikulli paraprakStrategji të të menduarit pozitiv
Artikulli tjetërPANDEMIA, GODITJE E RËNDË PËR INDUSTRINË GLOBALE TË SIGURIMEVE