Parlamenti i Greqisë miraton reformat

Janë miratuar ndryshimet në ligjin për pensionet dhe ligjin për tatimet të cilat ishin parakusht për vazhdimin e ndihmës së kreditorëve ndërkombëtarë.

Parlamenti i Greqisë ka miratuar mbrëmë reformat qeveritare për sistemin e pensioneve dhe taksave, raporton Anadolu Agency (AA)

Janë miratuar ndryshimet në ligjin për pensionet dhe ligjin për tatimet të cilat ishin parakusht për vazhdimin e ndihmës së kreditorëve ndërkombëtarë.

Nga 300 deputetët në Parlament 153 votuan pro, 143 votuan kundër, ndërkohë që katër deputet nuk ishin të pranishëm në seancë. Si rrjedhojë e këtij votimi, sot në Bruksel do të mbahet takimi i ministrave të financave të Eurozonës me ministrin grek të Financave, Euclid Tsakalotos.

Artikulli paraprakNdërkombëtarët interesohen për turizmin kosovar
Artikulli tjetërJava fillon me çmim global të naftës prej 45.44 dollarë për fuçi