Java fillon me çmim global të naftës prej 45.44 dollarë për fuçi

Java filloi me një çmim prej 45.44 dollarë për një fuçi, që paraqet një rritje prej 1.24 dollarë krahasuar me çmimin me të cilin u mbyll java e kaluar 44.20 dollarë.

Çmimi global i naftës është rritur në mbi 45 dollarë të hënën, duke filluar kështu javën me një rritje të shkaktuar nga vazhdimi i zjarreve në Alberta të Kanadasë, përshkallëzimi i dhunës në Libi si dhe nga emërimi i drejtuesit të ri saudit për naftën, raporton Anadolu Agency (AA).

Java filloi me një çmim prej 45.44 dollarë për një fuçi, që paraqet një rritje prej 1.24 dollarë krahasuar me çmimin me të cilin u mbyll java e kaluar 44.20 dollarë.

Për çdo ditë duke filluar nga 29 prilli çmimi i fuçisë së naftës shënonte një rënie, kështu që nga 48.13 dollarë arriti në nivelin 44.20 dollarë pas tetë ditësh si pasojë e rritjes së prodhimit global të naftës.

Sidoqoftë, e hëna ka parë përsëri një çmim të stabilizuar.

Zjarri në pyjet e Albertës në Kanada, një vend shfrytëzimi i naftës shkaktoi të enjten një rritje të përkohshme të çmimit në 45.25 dollarë. Ndërrimi i ministrit për Naftën në Arabinë Saudite dhe emërimi i mëvonshëm i ministrit të ri të vendit për Energjinë, Industrinë dhe Resurset Minerale, Khalid al-Falih kishte ndikimin e tij në çmim pasi një ditë pas emërimit në postin ministror, al-Falih njoftoi se Arabia Saudite do të vazhdojë me politikën e saj të naftës që la pak shpresa.

Në mënyrë shtesë, fraksionet politike lindore dhe perëndimore në Libi, penguan kompaninë Glencore (kompani angleze-zvicerane) të ngarkojë naftën nga ky shtet.

Artikulli paraprakParlamenti i Greqisë miraton reformat
Artikulli tjetërKompania beogradase humb betejën e parë juridike për Brezovicën