Parlamenti Evropian votoi me shumicë dërrmuese për propozimin që të gjithë telefonat mobil të përdorin të njëjtën pajisje për karikim.
582 deputetë votuan pro, 40 kundër dhe 37 abstenuan.
Sidoqoftë, propozimi, i cili gjithashtu kërkon që iPhone dhe pajisje të tjera të përdorin një karikues të ndryshëm nga ai ekzistues, kundërshtohen nga kompanitë e teknologjisë, dhe sigurisht edhe nga Apple.
Parlamentarët e BE-së, nga ana tjetër, argumentojnë se kjo do ta lehtësonte jetën për përdoruesit, duke u dhënë mundësi atyre që të ngarkonin çdo pajisje me të njëjtin ngarkues.
Rregulli i ri do të detyronte kështu çdo kompani që prodhon pajisje elektronike të vogla ose të mesme, përfshirë tabletë, lexues, kamera dhe orë, të personalizojë produktet e tyre në mënyrë që të gjithë përdorin të njëjtin ngarkues.
Komisionit Evropian i është dhënë një afat deri në korrik për të zbatuar këtë vendim.