Ballina banka Parimet e shpërndarjes së fitimit për depozituesit mudarba

Parimet e shpërndarjes së fitimit për depozituesit mudarba

  1. Depozituesit mudarba të bankës do të ndajnë të ardhurat që burojnë nga aktivitetet investuese, pra të ardhura nga përdorimi i fondeve sipas parimeve të përmendura më poshtë. Të ardhurat në këtë kategori do të nënkuptojnë dhe përfshijnë fitim dhe dividendë, fitime kapitali, qira dhe çdo të ardhur tjetër që buron nga asetet investuese.
  2. Depozituesit mudarba nuk do të ndajnë asnjë të ardhur që buron nga shërbimet e ndryshme bankare ku nuk përfshihet përdorimi i fondeve, si komisione, këmbim valutor, tarifa shërbimi dhe tarifa të tjera të realizuara nga banka në lidhje me shitjen dhe blerjen e draft-eve të kërkesës, transferimet telegrafike dhe transferimet postare etj.
  3. Fitimi dhe humbja që rezultojnë nga përdorimi i fondeve do të ndahen në llogari nga të ardhurat dhe shpenzimet e tjera që lidhen me aktivitetet dhe shërbimet e tjera të ofruara nga banka.
  4. Depozituesit mudarba do të nënkuptojnë balancën neto mesatare të të gjitha llojeve të llogarive të depozitave mudarba të regjistruara në librat e bankës në ditën e fundit të çdo muaji gjatë vitit kontabël për të cilin lidhet shpërndarja e të ardhurave, pas zbritjes së rezervës së detyrueshme të parave të gatshme dhe rezervës së likuiditetit që duhet të mbahen pranë bankës sipas Nenit 25 dhe Nenit 33 përkatësisht të ligjit për Kompanitë Bankare, 1991.
  5. Depozituesit mudarba do të kenë përparësi në çështjet e investimit përpara kapitalit të bankës dhe fondeve të tjera pa kosto, pra kapitali i bankës dhe fondet e tjera pa kosto do të investohen vetëm pas investimit të plotë të depozitave mudarba siç përcaktohet sipas rregullës 4 më sipër.
  6. Depozituesit mudarba nuk do të ndajnë asnjë të ardhur që burojnë nga investimi i kapitalit të bankës dhe fondeve të tjera pa kosto.
  7. Kapitali i bankës do të nënkuptojë dhe përfshijë kapitalin e paguar, rezervën statutore, rezervën për mbulimin e humbjeve nga investimet dhe çdo rezervë apo fond tjetër të krijuar nga banka.
  8. Të ardhurat bruto të përftuara nga investimet gjatë vitit kontabël do t’i ndahen fillimisht depozitave mudarba dhe fondeve pa kosto (duke përfshirë kapitalin e bankës) sipas përpjesëtimit të tyre në totalin e investimit.
  9. Pjesa e të ardhurave bruto nga investimet që i përket depozitave mudarba siç është përllogaritur në përputhje me parimin e përcaktuar në rregullën 8 do të shpërndahet si më poshtë:                                                                                                                a) Njëzet për qind do të mbahet nga banka si TARIFË MENAXHIMI për menaxhimin e investimeve.                                                                                                            b) Pesëmbëdhjetë për qind do të transferohen në REZERVËN PËR MBULIMIN E HUMBJEVE NGA INVESTIMET. Nëse në ndonjë vit ka humbje neto nga operacionet e përgjithshme të investimit, ajo do të zbritet nga rezerva e sipërpërmendur. Me qëllim ruajtjen e një niveli të përgjithshëm të kthimit, mund të bëhen gjithashtu ndarje të përshtatshme nga rezerva për mbulimin e humbjeve nga investimet, nëse në ndonjë vit kthimi nga depozitat mudarba është dukshëm më i ulët se mesatarja e kthimit për këto depozita gjatë vitit paraprak. Kur rezerva për mbulimin e humbjeve nga investimet bëhet e barabartë me kapitalin e paguar të bankës, zbritjet vjetore [për këtë qëllim] do të ndërpriten.                                                                                                            c) Gjashtëdhjetë e pesë për qind e mbetur do të shpërndahet për depozituesit mudarba duke aplikuar peshë specifike. Kjo përqindje do të rritet në tetëdhjetë për qind sapo të ndërpritet transferimi vjetor prej pesëmbëdhjetë për qind në rezervën për mbulimin e humbjeve nga investimet.                                                                                          10. Norma të ndryshme peshe janë caktuar për depozituesit mudaraba për shkak të faktorëve në vijim:
  • Periudha e depozitës: Sa më e gjatë të jetë periudha e depozitës, aq më i madh është rreziku që ata përballen në lidhje me luhatjet e normave të fitimit dhe erozionin e vlerës së depozitës për shkak të inflacionit. Depozituesit afatgjatë gjithashtu duhet të heqin dorë nga fitimi në rast të shlyerjes së parakohshme.
  • Lehtësitë bankare: Depozituesit afatgjatë nuk përfitojnë nga lehtësitë bankare si përdorimi i çeqeve, transferimi i llogarisë nga një degë në një tjetër, arkëtimi i çeqeve dhe instrumenteve të tjera, dhënia e udhëzimeve të përhershme përmes llogarive të tyre, etj. Nga ana tjetër, depozituesit e kursimit mudarba kanë liri për të përfituar këto shërbime përmes llogarive të tyre. Depozituesit me njoftim të shkurtër mudarba gëzojnë lehtësi edhe më të mëdha për sa i përket depozitimit dhe tërheqjes së fondeve nga llogaritë e tyre.
  • Modeli i normave të kthimit: Modelet e normave të kthimit për lloje të ndryshme të depozitave me kosto në tregun monetar të bankave konvencionale në Bangladesh kanë gjithashtu ndikim të rëndësishëm në caktimin e peshës me norma të ndryshme.

Në vlerësim të faktorëve të mësipërm, peshë e plotë i është caktuar depozitave afatgjata mudarba me kohëzgjatje 36 muaj, ndërsa depozitave të tjera u janë caktuar peshë më të larta ose më të ulëta në mënyrë relative.

  1. Pjesa prej gjashtëdhjetë e pesë për qind e të ardhurave bruto nga investimet që i takon depozituesve mudarba mund të rritet më tej nga menaxhmenti i bankës sipas diskrecionit të tij për të racionalizuar normat e fitimit për depozituesit mudarba, por nuk do të ulet gjatë asnjë viti kontabël pa një njoftim paraprak.
  2. Banka do të mbulojë të gjithë koston e menaxhimit të portofolit të investimeve dhe gjithashtu do të bëjë rezervat e nevojshme për investimet e këqija dhe të dyshimta nga pjesa e të ardhurave nga investimet që i takon fondeve pa kosto (duke përfshirë kapitalin e bankës) sipas rregullës 8 dhe tarifës së menaxhimit të ndarë sipas rregullës 9(a).
  3. Fitimi do të llogaritet për lloje të ndryshme të llogarive të depozitave mudarba sipas rregullave përkatëse të tyre.
  4. Normat e fitimit për çdo vit kontabël do të shpallen pas certifikimit të llogarive të bankës nga audituesi i emëruar nga aksionarët në mbledhjen e përgjithshme vjetore.
Artikulli paraprakAutoritetet malajziane dhe veprimtarit bankare islame
Artikulli tjetërQasja aktualе ndaj financimit pa interes