Mungesa e kuadrove profesionale në shumë sektorë të ekonomisë, ka bërë që bizneset sërish të alarmojnë institucionet për ndryshimin e politikës arsimore, apo dhënien përparësi regjistrimit të nxënësit në shkollat e mesme profesionale.Nëse vazhdohet me politikën e deritashme dhe nëse merret parasysh largimi i të rinjve jashtë vendit, bizneset do të mbeten pa kuadrin e nevojshëm, tërheqin vërejtjen nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.“Mungesa e kuadrit profesional për nevojat e ekonomisë dhe sektorin e biznesit tashmë një kohë të gjatë paraqet problem serioz dhe me këtë fenomen fare nuk janë marrë institucionet. Kompanitë po përballen me mungesë të kuadrit duke e vënë në rrezik edhe veprimtarinë e tyre. E gjithë kjo është pasojë e sistemit arsimor që aspak nuk i përshtatet nevojave të tregut”.“Kemi një strategji të gabuar nga Ministria e Arsimit sa i përket konkurseve në arsimin e mesëm, që fare nuk merr parasysh nevojat e sektorit të ekonomisë. Konkurset janë thuajse të njëjta, çdo vit kemi rritje të numrit të nxënësve nëpër gjimnaze, por jo edhe në drejtimet profesionale, të cilat vlerësojmë se janë bërthama për një shoqëri të fortë dhe të zhvilluar ekonomike”, thotë Natasha Janevska, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.Bizneset thonë se kanë mungesë të kuadrit të ndryshëm si teknik makinash, elektricistë, saldator, hidraulik, në industrinë e përpunimit të mishit, të tekstilit, por edhe kuzhinierë, e profesione tjera të rëndësishme për veprimtarinë e tyre.Në vitin shkollor 2019/2020 në shkollat e mesme janë pranuar rreth 35 mijë nxënës, por pjesa dërrmuese e tyre në gjimnaze, shkollat e mjekësisë dhe drejtime tjera të përgjithshme, ndërsa në drejtimet profesionale numri ka shënuar rënie.Në Shkup, ku edhe është numri më i madh i shkollave profesionale, janë pranuar vetëm rreth 1.300 nxënës, numër ky thuajse për tri herë më i ulët se ai i viteve të mëparshme.Drejtuesit e shkollave profesionale kërkojnë që Ministria e Arsimit të ndërmarrë më shumë masa për rritjen e interesimit të nxënësve për drejtimet profesionale.“Konsideroj se nxënësit shqiptarë duhet të regjistrohen nëpër shkolla profesionale, pasi kërkohen më shumë në tregun e punës, por te ne, nxënësit nuk janë të orientuar ashtu siç duhet, zakonisht shkojnë nëpër drejtimet e përgjithshme, drejtime këto se vlerësoj që nuk kanë perspektivë”, thotë Zekirja Zeqiri, profesor në shkollës profesionale “Boro Petrushevski” në Shkup.Nga Ministria i Arsimit thonë se kanë ndërmarrë një sërë masash për sensibilizimin e nxënësve që të regjistrohen në drejtimet profesionale, madje si ministri kanë arritur marrëveshje edhe me kompani të ndryshme që pas mbarimit të shkollimit nxënësve, t’u garantohen edhe vende të punës.“Kemi filluar me zbatimin e konceptit të arsimit të mesëm të dyfishtë. Kjo do të thotë që nxënësit, veç mësimit, do të ndjekin edhe punë praktike te punëdhënësit e tyre me mundësi punësimi menjëherë pas përfundimit të procesit të shkollimit”, thekson Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, optimist se kjo metodë, por edhe masat e tjera do të japin rezultate në përmirësimin e gjendjen në arsimin e mesëm profesional në vend.Në ngritjen e interesit të nxënësve për t’u regjistruar në drejtimet profesionale janë përfshirë edhe organizata të huaja, si Qendra Evropiane për Trajnim, e cila me projekte të ndryshme po mbështet politikat arsimore të Ministrisë Arsimit./Eo
Njoftim për tatimpagues – ATK, ju rikujton aplikimin e ngarkesës së kundërt të TVSH-së në furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit
Administrata Tatimore e Kosovës, ju rikujton se në muajin dhjetor/2019 ka nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 03/2019 – Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt.
Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik është të sqaroj trajtimin tatimor për aspekte të TVSH-së për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, respektivisht aplikimin e ngarkesës së kundërt (Reverse Charge) për TVSH, brenda vendit.
Shërbimet ndërtimore të ofruara nga personi i tatueshëm për personin e tatueshëm, trajtohen sipas Vendimit Shpjegues Publik Nr. 03/2019.
Vendimin Shpjegues Publik Nr.03/2019 – Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime.
ATK, në implementim të Projektit “Përmbushja në Sektorin e Ndërtimtarisë”!./ATK
Lajmet e fundit për ATK-në
Nis cikli i parë i seminareve me tatimpagues për vitin 2020
Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Kosovar për Raportim Financiar (KKRF) ka nisur ciklin e parë të seminareve me tatimpagues për vitin 2020. Temat të cilat po prezantohen në këto seminare janë:
Risit në Administratën Tatimore të Kosovës;
Aplikimi i ngarkesës së kundërt për TVSH në ndërtimtari,
Deklarimi vjetor PD, CD dhe DO,
Risitë sipas ligjit të ri për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim.
Deri më tani seminaret janë mbajtur në Prizren, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, ndërsa dje është mbajtur seminari me tatimpaguesit e regjionit të Prishtinës, për të cilin interesimi i tatimpaguesve ishte i jashtëzakonshëm, interesimi i njëjtë ka qenë edhe në të gjitha qendrat e tjera ku janë mbajt seminaret.
Në seminar ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, i cili falënderoj tatimpaguesit për interesimin e tyre për të përcjell seminarin, po ashtu drejtori Murtezaj tha se ATK do të vazhdoj të punoj në avancimin e shërbimeve ndaj tatimpaguesve, në mënyrë që t’ju bëhet më e lehët përmbushja e detyrimeve tatimore.
Gjatë këtyre seminareve, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e temave në seminar.
Në të gjitha seminaret të mbajtura deri më tani numri i pjesëmarrësve ishte mjaft i lartë, ku pjesëmarrës ishin: organizata biznesi, OJQ apo përfaqësues të tyre, përfaqësues të njësive të përhershme, kontabilistë dhe qytetarë të interesuar.
Seminari me temat e lartëpërmendura do të mbahet ditëve në vijim edhe në Gjilan dhe Pejë.
Materiali i prezantuar në këto seminare është i publikuar në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku Multimedia – Materiale & Prezantime.
Tre këshilla të fuqishme për të tejkaluar frikën
Si njerëz, ne të gjithë përjetojmë frikë. Madje edhe njerëzit më të suksesshëm dhe të sigurt përjetojnë frikë. Frika mund të jetë një gjë e mirë sepse na pengon të ndërmarrim hapa që mund të na dëmtojnë, por mjaft shpesh frika jonë bazohet në supozime të ekzagjeruara. Këto mendime të frikshme vijnë në mënyrat e të punuarit drejt qëllimeve dhe ëndrrave tona.
Disa nga frikërat e zakonshme që ne përjetojmë:
- Frikë nga dështimi
- Frika nga refuzimi
- Frika nga mos përmbushja e pritjeve tona
Kur e kuptojmë se po kemi shumë frikë, si t’ja arrijmë ta menaxhojmë atë?
Këtu janë tre mënyra se si ta bëjmë atë:
1. Ndërtoni një perspektivë të duhur
Arsyeja e frikës është shpesh sepse perspektiva jonë e situatës është e dobët. Frika jonë bazohet në supozime të gabuara. Duke korrigjuar këto supozime, ne kemi një këndvështrim të duhur për situatën tonë.
Vendosni në perspektivë mendimet tuaja të frikshme duke bërë pyetjet e mëposhtme:
- Cila është më e keqja që mund të ndodhë nëse frika ime u bë e vërtetë?
- Çfarë ka më shumë të gjasa të ndodhë nëse ajo frikë do të realizohej në të vërtetë?
- Cili është rezultati më i mirë i mundshëm për mua, nëse veproja përkundër frikës që kam?
Pasi t’ju keni përgjigjur këtyre pyetjeve, diskutoni me një mik të ngushtë lidhur me to. Marrja e një këndvështrimi tjetër mbi situatën do të ndihmojë në marrjen e një perspektive të duhur dhe ju do ta kuptoni që:
- Rezultati më i keq i mundshëm nuk është aq i keq, dhe është diçka që mund të trajtosh
- Rezultati më i mirë i mundshëm është shumë i dobishëm
2. Zëvendësoni frikën me kuriozitet
Këtë mësim e mësova nga një reklamë në National Geographic. Kur keni frikë krijoni një barrierë ndarjeje midis vetes dhe botës / njerëzve të tjerë. Ky perceptim i tjetrit bëhet një kërcënim, dhe ju keni mendime si: Çfarë do të mendojë ai për mua? Po sikur të mos funksionojë? Po sikur të dështoj? Këto mendime e ndalin një person nga veprimi.
Por kur ju jeni kurioz, kjo ju hap dhe ju sjell entuziazëm. Mendimet e frikës zëvendësohen me mendime kurioziteti.
Pra, për të qenë më kuriozë, zëvendësoni mendimet negative të frikës: “Kam frikë se nuk do të më pëlqejnë idenë time” me “Unë jam kurioz të di se çfarë mendojnë të tjerët për këtë ide”. Bëhuni një person i interesuar që është i hapur për ide dhe përvoja të reja.
3. Beso në Allahun
Allhu thotë në Kur’an: S’ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, falën namazin dhe dhanë zekatin i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje. [Kaptina 2, ajeti 277]
Nëse keni besim në Allahun e madhërishëm, atëherë ju mund të tejkaloni gjithçka. Allahu gjithashtu na siguron në Kuran se:
“Nëse All-llahu dëshiron t’ju ndihmojë, s’ka kush që mund t’ju mposhtë, e nëse Ai iu lë pa ndihmë, atherë kush është ai pas Tij, që do t’jundihmojë? Pra vetëm All-llahut le t’i mbështeten besimtarët.”[Kaptina 3, ajeti 160]
Nëse besoni nga thellësia e zemrës suaj se Krijuesi i universit dëshiron më të mirën për ju, atëherë pa marrë parasysh se çfarë ndodh, ju nuk duhet të shqetësoheni. Për sa kohë që e dini që po ndërmerrni veprimin e duhur, pa marrë parasysh rezultatin, do t’i dorëzoheni kësaj me paqe. Nuk ka asgjë qe t’i duhesh të kesh frikë, sepse nuk ka asgjë më të mirë sesa të kënaqesh me njohurinë që Krijuesi i universit po bën atë që është më e mira për ty.
Sapo të keni ndërmarrë veprime kundër frikës, ndani pak kohë për të festuar! Kjo do ta forcoj mendimin në mendjen tuaj se të kesh guxim të përballesh me frikën tënde është një përvojë shpërblyese.
Bëhu i patrembur – bëhu musliman.
150 Sihariqe nga njerëzit më të suksesshëm
- 1. Veprat vlerësohen sipas qëllimeve. Prandaj, ki qëllim të mirë në çdo punë e aktivitet, ofro të dobishmen dhe mënjano të keqen.
- 2. Mos e merr kundër teje ndeshjen me krizat e rrjedhshme. Sepse krizat në fakt, kullojnë mendjen, zbutin shpirtin dhe ndezin ambiciet.
- 3. Orvatja, puna dhe zellshmëria është rruga e vetme që të udhëzon drejt lavdisë. Ajo është balsam për plagë, ilaç për sëmundje. Madje, është thesari yt!
- 4. Vlera e çdo njeriu matet sipas asaj që ai paraqet. I papuni është një vetëm zero, dështaku është një i tmerruar dhe karakteri i ngurtë shitet e blehet lirë.
- 5. Orientoje interesimin tënd në një punë të vetme. Përqendrohu thellë në të, dashuroje, digju për të, derisa ta përvetësosh atë dhe ta përkryesh.
- 6. Fillo nga më e rëndësishmja dhe merri gjërat me radhë. Bëj kujdes nga hapërdarja e energjisë dhe pjesëmarrja në shumë aktivitete; kjo të ndjell stres dhe huti.
- 7. Disiplina është rruga e suksesit vëllai im, të vendoset çdo gjë në vendin e vet është kërkesë për suksesdashësit. Kurse sa i përket rrëmujës, ajo është traditë pa lëvdatë.
- 8. Nuk kundërmon misku me aromën e tij të këndshme pa u thërrmuar e bërë pluhur, dhe as misku Aud’ nuk e jep aromën e tij të mrekullueshme pa u djegur. Ngjashëm
veprojnë fatkeqësitë me ty. Në thelb, ato paraqesin mirësinë dhe begatinë tënde! - 9. Simbolit të suksesit dëshirat nuk i’a shuajnë dritën e intelektit e as nuk i’a humbin toruan. As motivet epshore s’e poshtërojnë dhe as gjërat e pavlera nuk e okupojnë.
- 10. Të bësh gjithmonë kujdes nga thyerja dhe zbehja e entuziazmit, sepse këto nuk të kurorëzojnë me aureolën e lavdisë, andaj, qëndro i durueshëm dhe i ngulmët!
- 11. Kush punon me zell e vjel të mirën, kush kërkon gjen, kush mbjell korr dhe kush tregohet guximtar e tejkalon sfidën.
- 12. Milingona e përsërit tatëpjetën një mijë herë, bleta me gumëzhimat e saj kalon nga lulja në lule, po kështu dhe ujku lë anash bredhjet argëtuese për të zënë gjahun e tij.
- 13. Shpata të pret kur lëviz. Vetëtima ndriçon kur shkrepëtin. Kush shfaq modestinë lartësohet. Uji që rrjedh është i pijshëm.
- 14. Përtacët janë të pavlerë. Endacaku është i hutuar. Përtaci nuk të siguron ndonjë gjë të dobishme. Njeriu i shpresave të rrejshme është i falimentuar.
- 15. Ai që nuk digjet në fillimet e tij, nuk do të shndërrisë në fundin e tij; kush përpiqet në rininë e tij, triumfon në pleqëri.
- 16. Vëndoja veshin vëlla se në Kuranin famëlartë janë këto porosi: “garoni…”, “shpejtoni…, “përpiquni…”, “duroni dhe bëhuni të vendosur!”
- 17. Në retorikën profetike i gjejmë këto perla: “Kujdesu për atë gjë që të sjell dobi!”, “Ndërmerrni iniciativa!”, “Dy begati janë të humbura tek shumica e njerëzve: ‘shëndeti dhe koha e lirë’ “.
- 18. Ebu Bekri (r.a.) ishte shoqëruesi i profetit a.s. Ai shpenzoi tërë pasurinë në rrugën e Islamit. Falë besimit të tij, ai ishte rezistues i vendosur para të gjithëve. Ja pse ftesa për në parajsë i’u bë nga të tetë portat e saj.
- 19. Nga Omeri (r.a.) iknin demonët dhe më shumë se një herë fjalët dhe veprimet e tij i miratoi Shpallja Qiellore.
- 20. Othman ibn Affani u përlesh me një ushtri të vështirë, zgjidhi krizën e ujit në Medine. Ishte lexues i zjarrtë i Kuranit dhe ashik i tij.
- 21. Aliu (r.a.) u spikat në betejën e Bedrit. Në luftën e Hajberit ai shkuli i vetëm portën kryesore të kështjellës. Goditi për vdekje heroin e famshëm të arabëve Murhibanë dhe e mbyti Omer ibn Vedunë'( kalorës i shquar në mesin e arabëve të etapës së i jorancës) në ditën e Hendekut.
- 22. Halid ibn Velidi marshoi në qindra beteja. Ndërsa vetëm në luftën e Jermukut me dorën e tij shpartalloi shumë armiq. Aq sa në dyluftime theu nëntë shpata.
- 23. Zūbejr ibn Avâmi u plagos në çdo pjesë të trupit të tij ndërkohë vazhdonte shpatën ta mbante në mbrojtje të të Dërguarit, gjersa në parajsën e bukur u bë shoqërues i tij.
- 24.Talha ibn Zubejr u godit rëndë dhe i’u paralizua dora.
- 25. Handheleja ra martir duke qenë në gjendje xhunublleku dhe trupin e tij e pastruan engjëjt.
- 26. Arshi madhështor i Allahut të Pafundëm u dridh për shkak të vdekjes së Se’ad ibn Mu’âdhit (r.a.)
- 27. Ubej ibn Ke’abie përmbledhi Kuranin dhe këndimin e tij e bënte me një gjuhë të kulluar; atë e përmendi Allahu në Transedencën e Tij të lartësuar dhe e urdhëroi të Dërguarin e Tij që t’ia lexonte kaptinën el-Beijineh.
- 28. Ibn Aüfi dha lëmoshë për të varfërit njëmijë deve të cilat qenë me barrë, ndërsa Ebu Talha (r.a.) e fali gjithë arën e tij për hir të Zotit të Gjithmëshirshëm.
- 29. Ebü Hurejreja, sahabiu i shkëlqyer i të Dërguarit a.s., e memorizoi pjesën më të madhe të dijes profetike; ai e ndante natën në tri pjesë për tri aktivitete: namaz, shtjellim të diturisë dhe gjumë.
- 30. Ahmed ibn Hanbeli eci në këmbë plot njëmijë milje në kërkim të dijes profetike. Memorizoi mijëra trashegimi profetike ndërsa “Musnedin” e tij të përmendur e la plot me katërdhjetë mijë hadīthe.
- 31. Xhâbir ibn Abdullahu për një hadith të vetëm udhëtoi një muaj gjer në Egjipt.
- 32. Ibn Musejibij për hir të një çështjeje shkencore/islame bëri tri ditë udhë në këmbë.
- 33. Ibn Hibânie përcolli hadīthin nga një mijë dijetarë kolosal. E koleksionoi “Sahihun” aq sa u bë vetë mrekullia, u thellua nëpër arte gjersa u bë figurë unike e kohës së vet.
- 34. Muzniu e përsëriti veprën e famshme të imam Shafiut pesëqind herë, kurse eruditi i Andalusisë e përsëriti “Buhariun” shtatëqind herë.
- 35, Ebu Is’hak Esh-Shiraziue përsëriste leksionin e tij njëqind herë, kurse çdo analogjie i rikthehej deri në njëmijë herë dhe kështu arriti të përpilonte gjithsej njëqind vëllime.
- 36. Ibn Akili i koleksionoi artet në tetëqind vëllime, hante susamin e bukës për me qenë në disponim para leximit të pesëdhjetë ajeteve kuranore.
- 37. Ibn Tejmija për një ditë shkruante katër fletore, kurse me një të ulur shkruante një libër. Ja, dhe për të u shkrua nga më shumë se njëmijë biografë.
- 38. Ibn Xheriri shkruante njëqindmijë faqe në ditë.
- 39. Ibn Xheuzīu sistemoi një mijë koleksione shkencash.
- 40. Ibn Enbàrīju pllakosi në kujtesë katërqind tefsire (interpretime kuranore).
- 41. ‘Ata ibn ebi Rebâha qëndroi në Xhaminë e Shenjtë tridhjetë vite në kërkim të diturisë së bekueshme qiellore.
- 42. E’amâshiut nuk i iku tekbiri i ihrâmit për gjashtëdhjetë vite me radhë.
- 43. Ibn Idrīsi e bëri hatme Kuranin në shtëpinë e tij gjithsej katërmijë herë, Shâfiu gjatë muajit të Ramazanit e bënte hatme Kuranin gjashtëdhjetë herë, Buhâriu tridhjetë here, kurse Imâm Ahmedi në një ditë të vetme i falte treqind rekate.
- 44. Ebū Hurejreja bënte dymbëdhjetë mijë tesbihe (madhërim i Zotit) në ditë, ndërsa Halid ibn Mervâni bënte njëqindmijë tesbihe në ditë.
- 45. Në kohën tonë pati të tillë që lexuan kaptinën “Ihlâs njëmijë herë në ditë, po edhe të tillë që e bënin çdo ditë Kuranin hatme; pati edhe të tjerë që bënin pesëmbëdhjetëmijë tesbihe – dhikër në ditë.
- 46. Sibevejhi ishte vetëm tridhjetë vjeç kur shkroi librin e njohur të gramatikës arabe, kurse imam Neveviu vdiq në moshën katërdhjetë vjeçare duke lënë pas vetes një trashëgimi gjigante të diturive të bujshme islame.
- 47. Tarfete ibn el-Abd njëri nga krijuesit e lirikës poetike “el-Mualikat” kur u vra ishte 16 vjeçar, ndërsa Muhamed ibn Kasim udhëhiqte ushtrinë në moshën 17 vjeçare.
- 48. Hassani – nipi i profetit a.s. transmetoi hadithe nga gjyshi i tij (bekimet qofshin mbi të) që në moshën 5 vjeçare.
- 49. Ibn Abasi memorizonte hadīthet e profetit Muhamed a.s. që në moshën tetë vjeçare.
- 50. Ibn Tejmija përgjigjej për çështje islame që në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare.
- 51. Ibn Haxher Askalaniu e shkroi librin e tij të famshëm “Fet’hul bari’ë” në moshën tridhjetë e dy vjeçare.
- 52. Ebi Abid el-Kâsim shkroi librin “el-Garib” në moshën 40 vjeçare, ndërkaq Esfahaniu librin e titulluar “el-Aganij” e shkroi në moshën pesëdhjetë vjeçare.
- 53. Kur Mesruku kryente haxhin nuk bënte gjumë veçse kur binte në sexhde.
- 54. Esved ibn Jezīdi agjëronte derisa trupi i merrte ngjyrë të gjelbërt.
- 55. Jezīd ibn Hârüni nga mallëngjimi i thellë për Zotin qante derisa i treteshin sytë.
- 56. Ebu Musa el-Eshariut i plasnin këmbët nga të ecurit e shumtë në kërkim të diturisë.
- 57. Imam Buhariu ka thënë: “Nuk nxora nga goja asnjë gënjeshtër që prej kur kam ëndërruar”.
- 58. Imam Shâfiu thoshte: “S’u betova në Allahun kurrë; as në të vërtetë e as në rrenë’’.
- 59. Nuk shkëlqen ai që s’luan dot nga vendi, poashtu nuk dështon ai që reziston. Kush piqet në rininë e tij e fiton pushtetin ndaj impotencës energjike në pleqëri.
- 60. Uji i ndenjur prishet, bilbili i burgosur ngordh, luani kur prangoset i nxihet faqja nga turpi!
- 61. Ushqimi më i lezetshëm është pas urisë, uji më i shijshëm është pas etjes, gjumi më i lezetshëm është pas lodhjes dhe suksesi më i bukur është pas flijimit.
- 62. Librat t’i sjellin ndërmend urtësitë, por ato nuk diplomojnë të urtët; po kështu edhe shpata e tregon veten veçse kur bie në pëllëmbën e trimit!
- 63. Noti nuk mësohet në fletore por në ujë, sporti nuk skalitet nëpërmjet ekranit por në fushë.
- 64. Dynjaja kapet përmes ndërmarrjeve, pazari i lavdisë për klientët ofron çmime të shtrenjta, jeta është plot dyndje dhe medalja fitohet mbas luftës sypatrembur.
- 65. Ai i cili ka ambicie të flaktë, Un të paepur, aktivitet të dendur, durim te vazhdueshëm, në të vërtetë është njeri unik.
- 66. Ebu Muslim Horosaniti thanë “Çke kështu o i urtë që nuk po bën gjumë”? U përgjigj: “Për shkak të ambicies së trazuar, vendosmërisë së vrulltë dhe Unit që nuk ankohet”.
- 67. Kuajt më të shpejtë i kalërojnë mbretërit. Gomerëve të ngathët e pasivë i’u grahin skllevërit. Luani përpirës me guximin e tij e zotëron xhunglën.
- 68. Nuk të fut tmerrin shpata pa vizëlluar në shpejtësi, e as nuk të trishton bubullima pa lëshuar ushtimën e saj; nuk ik askush nga korenti derisa t’i kërcasin dhëmbët!
- 69. Thomas Edisoni thuhet, se bëri dhjetë mijë eksperimente dhe me të gjitha i’a huqi por vazhdoi derisa në fund i’a qëlloi dhe tregoi sukses si novator e gjenial.
- 70. Albert Ainshtajni e ofroi tërë jetën e tij në shërbim të Teorisë së Relativitetit.
- 71. Ibn Xheuzīut i’a dogjën të gjitha lapsat për të ngrohur ujin me të cilin do ta lanin kufomën e tij.
- 72. Nga pluhuri i çallmës së Salahüdin Ejubit u bë një tullë e vogël të cilën e vënduan nën kokën e tij brenda në var.
- 73. Bartja e thasëve dhe torbave të rënda me ushqim natën për skamnorët la gjurmë dhe damkë në trupin e Alij ibn Huseinit.
- 74. Në Kuran janë këto citate: “Nuk ka për njeriun fitim tjetër, vetëm për atë çfarë është orvatur. Pa dyshim se orvatja e tij ka per t’u parë, pastaj do të shpërblehet me shpërblim të vërtetë” (Nexhm: 39/41)
- 75. Tingujt më të ëmbël i bëjnë këmbanat e veprimtarëve. Kokat më të bekuara janë kokat e thinjura. Kotja më shembullore është kotja e punëtorëve dhe gjaku më i pastër është gjaku i martirëve!
- 76. Ai i cili e sundon egon e vet është më i madh se ai që e çliron një qytet. Ai i cili u bën ballë tundimeve është më i pastër se ai i cili lufton me një ushtri.
- 77. I suksesshëm është ai që punon vazhdimisht, dobia e së cilës e ndjek edhe pas vdekjes, kurse dështaku ndjek pasionin e vet dhe vazhdon të ketë shpresë nga Allahu për t’i dhënë siguri.
- 78. Ebü Talha el-Ensârīu katërdhjet vite bëri agjërim pandërprerë.
- 79. Ibn Musejibi kreu haxhin për gjashtëdhjetë herë.
- 80. Imâm Ahmed ibn Hanbeli dha përgjigje me argumente për gjashtëdhjetë mijë çështje fetare!
- 81. Ibn Batūta i ra qark botës në moshën tridhjetë
vjeçare. Në udhëtimet e tij grumbulloi çudira dhe urtësi aq sa u bë temë diskutimi i zamanit të tij! - 82. Ibn Halduni u izolua në kështjellën e tij dhe aty shkroi historinë e jetës, e ngjyrosi dhe e shenjëzoi atë duke u bërë argument për vizitorët pasionantë.
- 83. Ibn Asâkir el-Hâfidh e shkroi historinë e Damaskut në moshën gjashtëdhjetë vjeçare. Nuk la dijetar, letrar, poet, urtar e rrëfimtar të Damaskut pa e shënuar në punimin e vet.
- 84. Kur Ibn Tejmijes i vështirësohej një çështje bënte istigfar njëmijë herë. Ndërsa nxënësit e Hatib el-Bagdadit duke qenë në udhëtim i thanë- “Na fol diç!” I’u tha: -“Le të fillojmë me Kuranin”; e lexoi atë nga fillimi deri në fund dhe më pas i’u mbajti fjalim.
- 85. Fisnikët e tu të përjetshëm janë librat. Ulu me to, bisedo me to, konsultohu me to, dialogo me to. Zemra jote do të shkriftohet, forca jote do të lartësohet dhe dita jote do të përmirësohet.
- 86. Ebi Tahir Es-Selefiuti thanë: “Prej nga e ke të gjithë këtë dituri?”- Ai tha: “Duke ndenjur me libra në shtëpinë time plot shtatë dhjetë vjet”.
- 87. Nata është koha e të dashuruarve. Përkujto: Zoti ditën apo natën e ngjiti të dashurin e Tij, Muhamed, afër Vetes?
- 88. Vëllai im, përmbaju ecjes në këmbë, sportit, pastërtisë, elegancës, miskut, dukjes së bukur. Sepse të suksesshmit janë të fuqishëm dhe të shëndetshëm në trup dhe të ndriçuem në pamje.
- 89. Shtëpia pa bibliotekë, si një shkretëtirë shterpë.
- 90. “E bekoftë Allahu umetin tim në mëngjesin e tij” – thotë hadithi profetik. Po deshe punë, zgjohu herët në mëngjes sepse ato janë çastet më të lumtura dhe më të bekuara!
- 91. Mos ndalo, se engjëjt shkruajnë, jeta është e kurdisur, ajo bën tik-tak, vdekja po vjen, e çdo shpirt që del nga kjo botë, nuk rikthehet më në të!
- 92. Kush në jetën e tij mbjell fjalën “pastaj”, tek ai do të mbijë psherëtima “ah sikur. Të gjitha këto do të kenë shijen e pendimit dhe keqardhjes!
- 93. I këshilloj miqtë e mi që të lexojnë biografitë e njerëzve të mëdhenj dhe kokave gjeniale, derisa të influencohen prej tyre fuqishëm! Pasi biografitë dhe historitë e tyre janë “ushtri nga ushtria e Zotit të madhërishëm.”
- 94. Bashkëvepro me njerëzit me anë të kësaj kulture: Kush të bëri mirë – falënderoje; Kujt i hyre në hak shprehi keqardhje; Kush të shau – thuaji paqë e selam.
- 95. Kur të gdhish, mos e prit mbrëmjen, por kape mundësinë! Bëj kujdes nga e papritura, ruaju hamendësimi te prolongimit dhe kur të marrësh vendimin, mbështetu në të Gjithëdijshmin!
- 96. Dituria rritet me kërkim, mendja me përvojë, feja me adhurim, pasuria me mesatari, shoku me edukatë, armiku me kryelartësi, sëmundjet me ushqim të pamatur, zemrës i shtohet forca me dhembje, përmendja jote për të mirë derdhet me përmirësimin e të brendshmes sate.
- 97. Po të mos iu kishte thënë Jakubi a.s. bijëve të tij: “Jo se kam frikë për Jusufin të mos e hajë ujku!” ata nuk do të trillonin që e ka ngrënë ujku. Por Jakubi a.s. ua kujtoi atyre e ata e kuptuan se çka e plagos më shumë babain e tyre. Si shpërblim për atë se ai nuk i puth ata aq sa e puth Jusufin.
- 98. Novacioni shpërthen atëherë kur takon ekspertizmin tënd, kur puthitet dhuntia jote me punën që bën: “secili grup e dinte tashmë vendin ku të pinte ujë”. (Bekareh: 68) “Secili (popull) ka një anë të cilës ai i kthehet” (Bekareh: 148)
- 99. Të suksesshmit nuk dëmtohen nga fjalët e të rrëzuarve që kukurrisin nga poshtë, ngaqë ata rrinë lartë në maje të thepisura, siç ka thënë poeti gjenial Mutenebbiu: “Kur Allahu do që ta shpërndajë një virtyt,
Ndaj tij e disponon llafosjen e ziliqarit. “ - 100. Kritika e të padrejtit është forca e suksesit, reklamë falas dhe vlerësim për të suksesshmin. Ide kreative për të bërë bujë shkëlqesia e tij. Mutenebbiu poashtu vargëzon:
“Kur rrebesh më vijnë kritikat nga gjysmaku,
Ajo është dëshmi se unë jam i plotësuar.” - 101. I suksesshmi prezanton projekte para të cilave dorëzohet edhe imagjinata, mbeten me sy hapur njerëzit e mëdhenj. Nga madhështia e tyre shpirti dehet i mahnitur.
- 102. I suksesshmi nuk jeton për ngjarje shterpë, të thata dhe pa jetë; nuk është zero i pavlerë, e as një numër tepër mbi koren e tokës!
- 103. Kur të të kryqëzojnë problemet, kujtoje Zotin. Thuaj gjithmonë: “falënderuar qoftë Zoti”. Anijen e Titanikut e ndërtuan njëqind njerëz, kurse anijen e Nuhut a.s. vetëm një njeri. E para fundosi plot, kurse e dyta shpëtoi plot.
Ne nuk jemi autoktonë në këtë nënqiell. Shpresoj më parajsën, atje në fillesë ku babai ynë jetoi. Ai është vendi ynë. - 104. Jeta është e bukur, por më e bukur se ajo, je ti me besimin tënd. Largohu nga thashethemet ngase ti ke vepra sa kodrat për të bërë. Luftoje egon tënde për përudhje ndaj të Vërtetit, ngase ajo është e predispozuar të anojë nga e keqja. Bleje me ca denarë lutjen e të varfërve dhe të gjorëve.
- 105. Kush vardiset pas dëshirave dhe dalldive shpejt rrëzohet, i zbulohet gënjeshtra, i shfaqet e meta dhe turpësia.
- 106. Në Xhaminë e Shenjtë takova një plak i cili i kishte kapërcyer tëtetëdhjetat, e kishte memorizuar komplet Kuranin si kaptinën Fatiha. E lexonte atë ulur dhe shtrirë. Gjatë bisedës tha: “Miqësimi me këtë libër, më ka bërë të harroj këtë botë dhe çka në të.”
- 107. Kush i shërben të drejtës, atij do t’i shërbejë foltorja, kush lidhet pas librave dhe leximit, të mëdhenjtë do ta dekorojnë dhe homazhe nderi do t’i bëjnë.
- 108. Xhamia është tregu i ahiretit, libri shoku i jetës, vepra jote shoqërues në varr, morali i bukur kurorë nderi dhe dinjiteti rroba më e bukur.
- 109. Merre asketizmin stil të jetës dhe do të gjesh rehati nga lodhja e mundimet që ndërlidhen me këtë botë!
- 110. Nëse je burrë do ta kesh një grua, nëse je mashkull do ta kesh një femër, nëse je mbret do ta kesh një mbretëresha, nëse je princ do ta kesh një princeshë, nëse je asgjë do të kesh vetëm asgjë.
- 111. Gjysma e bukurisë së njeriut është gjuha. Andaj, flisni ëmbël!
- 112. Morali i të suksesshmit përbëhet nga optimizmi dhe entuziazmi, aftësia për t’i shlyer gabimet dhe për të dalë nga vështirësitë dhe dhuntia për t’i kthyer humbjet në fitore.
- 113. Pikël pas pikle bëhet lumi, dinar pas dinari ngrihet kapitali, fletë pas flete bëhet libri, nga ora në orë përbëhet jeta!
- 114. Ti nuk je i vetëm në bibliotekën tënde, me ty janë mijëra dijetarë, poetë dhe urtarë. Çke që rri me barbarët, ndërkohë i shpërfill dijetarët, poetët dhe urtarët?
- 115. E djeshmja iku, e sotshmja është në udhëtim, e ardhmja akoma nuk ka lindur, ti i dashuri im, shfrytëzoje çastin tënd që ke në dorë sepse ajo është ajka e begatisë!
- 116. Poetët më të mëdhenj botëror janë pesë:
a. Muhamed Ikbâl
b. Mevlâna Xhelâludin Rūmi
c. Se’ad Shirazi
d. William Shakespeare
e. Rabindranath Tagore - 117. Besimtari nuk është pa mendje që analizon, pa shikim që vrojton, pa një gjuhë që Zotin e kujton, pa një zemër që gjithnjë është mirënjohese. Ai kur e gjen punën me durim e përfundon!
- 118. Në një minutë të vetme mund të bësh njëqind tesbihe, mund të lexosh një faqe nga Kurani, mund t’i lexosh tre faqe mesatare nga një libër, mund t’i shkruash një letër të ngrohtë mikut dhe mund ta lexosh kaptinën Ihlas tre herë.
- 119. Në çdo kohë dhe vend ke për të gjetur re errësire që do zbresin mbi jetën tënde. Nuk të mbetet tjetër gjë për të bërë veç ta ndezësh llampën që ke në zemër.
- 120. Njeriu analfabet është si i çmenduri që logjikën e ka humbur apo si foshnja që nga mitra e nënës posa ka dal dhe s’di asgjë.
- 121. Më ka mësuar jeta se ai i cili kujdeset për shenjtërinë e fjalës së Zotit, Zoti do të kujdeset për mbrojtjen e tij. Ai i cili kujdeset për të jashtmen e tij trupore dhe të brendshmen e tij shpirtërore, Zoti do të kujdeset për mbrojtjen e tij. Ai i cili e ruan ndershmërinë e asaj që ka në mes këmbëve dhe asaj që ka në mes dy buzëve, Zoti do të kujdeset për mbrojtjen e tij. Ai i cili e kujton Zotin në kohëra të vështira, Ai do ta kujtojë atë (siç i takon Atij) në kohëra të mira. Ai i cili e respekton pafundësinë e Zotit në rininë etij, Zoti do të kujdeset për të në pleqërinë e tij. “Në të vërtetë Allahu është Ruajtësi më i mirë” (Jüsuf, 64)
- 122. Ndërtimi është shumë i vështirë, kurse rrënimi është shumë i lehtë. Qytetet, fshatrat, rrugët, kështjellat, godinat, vilat e shtëpitë luksoze që janë ndërtuar ndër qindra vite mund të rrënohen për disa çaste. Morali, vlerat, edukata, qytetërimi dhe ideali që janë ndërtuar ndër shekuj mund të rrënohen për disa ditë dhe net. Ç’mendim keni ju të dashurit e mi: Nëse janë njëmijë ndërtues dhe mbrapa tyre rri një rrënues a do të ngritet godina? Assesi nuk mund të ngritet! Por çka nëse është një ndërtues dhe mbrapa tij rrinë njëmijë rrënues?! Shih: mjetet e informimit në të shumtën e rasteve rrënojnë, shoqëria dhe shkollat poashtu, ndërkohë që ndërtuesit janë të paktë, nëse krahasohen me rrënuesit. Por ja: e vërteta lartësohet dhe gënjeshtra përtoket.
- 123. Nisaburi e përsëriti së lexuari “Sahihun e Muslimit” njëqind herë, Ibn Sina librin e Farábiut e këqyri katërdhjetë herë kurse të tjerë e lexuan “el-Mugniun”me dhjetëra herë.
- 124. Ibn Hazmiut i’a dogjën të gjitha librat, ai filloi ti rishkruante ato nga kujtesa e vet! Katadeja memorizonte duke qëndruar mbi deve, ndërsa Sh’abiu thoshte: “Nuk kam shkruar diçka të zezë mbi të bardhë, që të mos e kem shënuar në kujtesë”.
- 125. Sufjan Theurīu falej gjithë natën derisa dilte agimi, Ibn Mubâreku duke ndenjur në këmbë e studionte hadithin profetik deri në mëngjes, Emin Shenkīti vetëm për një çështje akademike kalonte një ditë dhe një natë duke e shqyrtuar deri në hollësi.
- 126. Jahja ibn Muini shkruante fjalët e të Dërguarit të Zotit me mijëra herë, mbase e shkruante një hadith profetik pesëdhjetë herë me radhë, ndërsa Sh’abiu kolosal thoshte: “Më e pakta që kam regjistruar në kujtesën time janë poezitë që i kam memorizuar, po deshët u’a recitoj vargas për një muaj të plotë!”
- 127. Të suksesshmin e nderojnë edhe fëmijët e qytetit të tij, kurse me dështakun tallet çdonjëri edhe nëse i kërkojnë rishtazi njëmijë herë ndjesë atij!
- 128. Kush për hir të dijes zgjohet herët siç zgjohet korbi, duron me durimin e gomarit, insiston me ngulmin e luanit dhe i vërsulet gjahut me shpejtësinë e ujkut, ai ka për të tubuar dije me bollëk.
- 129. Përtaci është i privuar nga mirësitë, i papuni është i penduar, me punë e lëvizje zbret bekimi.
- 130. Rruga e suksesit është e vështirë. Në atë rrugë qau Nuhu a.s., u therr Jahja a.s., u ekzekutua Omeri r.a., kulloi në gjak Othmani r.a., u vra Aliu r.a. dhe u torturuan shumë dijetarë.
- 131. Imami i ndriçuar el-Buhariu e përpunoi disa herë “Sahihun” e tij, për çdo hadith merrte abdes dhe falte dy rekate namaz vullnetar. Këtë e bënte për frymëzim dhe pastrim të mendjes.
- 132. Ti ke për të jetuar mbi dheun e kësaj toke vetëm një herë. Prandaj kur të gabosh kërko ndjesë, kur të përmallohesh fol, kur të biesh në dashuri shprehe atë. Mos rri i heshtur! Bëje që kush të të sheh të urojë me qenë si ti. Kush të njeh të lutet për të mirën tënde. Kush dëgjon për ty të dëshirojë të të takojë. Kush parfumoset me moralin e tij nuk do të ndalojë aroma e tij edhe kur te jetë shtrirë nën tokë.
- 133. Ahmed ibn Hanbeli ishte i vendosur për hir të diturisë, Ebu Hanifja shiti gjësende të shtëpisë së tij për përfitim të diturisë; Sufjan Theuriu u përball me urinë tre ditë duke kërkuar dijeninë e bekueme muhamedane.
- 134. Imam Neveviu lexonte dhe përpilonte, memorizonte, falej dhe Zotin e madhëronte; kur kotej, merrte një sy gjumë duke qenë ulur. Sheukaniu predikonte dymbëdhjetë mësime akademike në ditë. Ibn Sīnâ për një ditë të vetme shkruante njëzet e pesë faqe që buronin nga intelekti i tij i ndriçuar.
- 135. Profeti Idris a.s ka qenë rrobaqepës, Davudi a.s farkëtar, Musai a.s bari; Ibn Musejibi shiste vaj, Ebū Hanifja shiste basa (lloj teshash).
- 136. Iniciativë, iniciativë, o ju të gjallë; përpara se të kalojë jeta dhe të paloset fletorja që shënon gjurmët, sepse ditët dhe netët nuk e sigurojnë përjetësinë. Ato ikin dhe s’vijnë më përsëri.
- 137. Na ruajt Zoti nga shterja e ambicies, nga ngushëllimi në iluzione, nga të krenuarit me qëllime të kota, nga mendje trashësia dhe nga pakujdesia!
- 138. Aliu r.a. kërkonte shehidllëkun në Bedr por nuk e gjeti. I thanë “Eja në Uhud!” U tha: “Mbase mund të jetë në Hendek”, vajti atje, nuk e gjeti. I thanë: “Lype në Haiber”, kur vajti i thanë: “Vonë!”. Në fund tha: “Sa i bukur që është shehidllëku në xhami!”
- 139. Dituria ruhet duke punuar me të, duke u’a mësuar të tjerëve dhe duke e shkruar atë. Kush e memorizon, e përsërit, e përkujton, e mëson dhe e shpërndan atë, ajo i ngulitet në gjoks atij përgjithmonë!
- 140. I suksesshmi patjetër duhet të jetë vigjilent, gjithnjë në kërkim, ta ruajë dhe vlerësojë kohën, të jetë i varur nga të soditurit e vazhdueshëm dhe aspirues i majave më të larta.
- 141. Ibn Abasi tha: “U shkriva duke kërkuar, u krenova duke u kërkuar”.
- 142. Muxhahidi ka thënë: “Nuk i ngjiten dijes nga mbrapa dy lloj njerëz: i ndrojturi dhe mendjemadhi”.
- 143. I suksesshmi nuk e duron dot mburrjen egoiste. Në kohën e lumturisë ai është i rrëmbyer nga puna, ndërsa në kohën e punës është i rrëmbyer nga lumturia.
- 144. Zbrazëtia është shkatërruese, gjërat e shtrenjta janë të zaptuara ndërkohë shumica e njerëzve ecin zvarrë. Shih një djalosh të ri por të trembur si një veturë para përplasjes.
- 145. Halil ibn Ahmed shtatëdhjetë vite ka jetuar me bukë e vaj, po aq vite kaloi edhe Sufjan Theuriu duke u ushqyer vetëm me bukë të elbit. Këtë e bënë për shkak të vëmendjes së tyre të rafinuar ndaj botës akademike e shpirtërore.
- 146. Me njeriun e suksesshëm është i kënaqur Zoti i tij për shkak të besimit që ka në zemër, familja e tij për shkak të afërsisë dhe dashurisë që buron nga ai, njerëzit përreth për shkak të moralit të bukur të tij. Ndërsa shoqëria shkaku i dobisë që kanë prej tij.
- 147. Ebu Bekr Besniku, ngriti dhe udhëheqi dy vite hilafetin dhe shembi të pafetë zullumqarë. Po aq vite udhëhoqi Omer ibn Abdulazīzi dhe në kohën e tij lulëzoi drejtësia, u shkul padrejtësia dhe u ringjall retorika islame.
Ibn ebi Xhe’adiu i’u rrekë për dy vite diturisë dhe u bë referencë në qytetin e tij. - 148. Ibn Tejmije u burgos dhe doli nga burgu me
fetvatë e tij tridhjetë vëllimshe. Ibn Ethirij u paralizua dhe e shkroi “Xhâmi’ael-Usül”, punim ky që përbëhet poashtu prej tridhjetë vëllimeve akademike. Imâm Serhâsīuu burgos nga sulltani i zemëruar dhe gjatë asaj kohe ai shkroi librin e fik’hut (jurispudencës islame) “el-Mebsüt” i përbëre nga tridhjetë vëllime. - 149. Çdo mendim që i shkrepte në mendje Ibn Xheuziut, ai e shkruante menjëherë; ndërsa librin e Fet’h ibn Hakânit e mbante në xhep gjithnjë dhe e lexonte në çdo kohë. Hatīb el-Bagdâdi lexonte edhe atëherë kur ecte.
- 150. Omer ibn Abdulazīzi tha: “Unë kam një shpirt ambicioz, uroja të bëhesha princ i Medines dhe u bëra, më pas desha të martohesha me vajzën e Velid ibn Abdul Melikut dhe u martova, më vonë uroja të merrja postin e halifes dhe këtë e arrita”.
Dr. Aid el Karni | Çelësi i Suksesit
10 arsye pse duhet të mbështesni bizneset në pronësi të muslimanëve
Një gjë që fillimisht më tronditi rreth botës së biznesit është konkurrenca shkatërruese pavarësisht se është mjaft e madhe për të gjithë që të prosperojnë në të. Të gjithë duan të jenë në krye, të fitojnë më shumë para dhe të bëjnë gjithçka që të jetë e mundur që të kontrollojnë gjithcka. Ajo që është më ngushëlluese është që bizneset në pronësi të muslimanëve nuk duket se janë të tilla.
Ne nuk ishim të motivuar duke fituar më shumë para; ne ishim të motivuar duke u marrë me drejtësi, duke dhënë çmimin më të mirë, dhe duke shitur produkte me cilësi të lartë, thjesht sepse ne po ndiqnim shembullin e Profetit Muhamed (paqja dhe mëshirë e Allahut qoftë mbi të) që prodhoj praktikat më të mira të biznesit. Ajo që vazhdon të më befasojë, megjithatë, është aq sa komunitetet tona duan të ndërtojnë institucione, ne po e lëmë pas dore një gjë që mund të financojë më lehtë ato institucione: bizneset në pronësi të muslimanëve. Ne duket se kemi shumë të vështirë të blejmë nga bizneset tona.
Ne blejmë rroba nga Forever 21, por jo nga motra me tezgë të veshjeve në xhami. Ne blejmë shalle nga Ross, por jo nga biznesi musliman që i shet ato me të njëjtin çmim në një pjesë tjetër të qytetit. Ne shkojmë dhe hamë burgera në një restorant luksoz duke kaluar përskaj vendit të burgerave hallall gjatë rrugës për atje.
Ka kaq shumë arsye për të mbështetur bizneset në pronësi të muslimanëve, si anëtarë të një komuniteti musliman, këto janë disa.
- Ju prodhoni pasuri të komunitetit duke blerë nga njëri-tjetri dhe duke mbështetur anëtarët e komunitetit tuaj që duan të jenë sipërmarrës të suksesshëm.
- Shumica e muslimanëve bëjnë produkte të përshtatshme posaçërisht për muslimanët e tjerë, kështu që ne mund të blejmë sende që janë krijuar me neve në mendje (p.sh. kasapët hallall, veshje modeste, art me kaligrafi).
- Në vend që të blini nga kompani ku nuk e dini se ku po shkojnë paratë tuaja, ju mund të mbështetni bizneset e vogla muslimane, në të cilat jeni i sigurt se blerja juaj do të ndihmojë një familje të vendosë ushqim në tryezë.
- Duke blerë produkte nga bizneset e vogla, të cilat shesin në mënyrë hallall, etike, ne mund të ndryshojmë mënyrën e zhvillimit të biznesit dhe të promovojmë praktika të shëndetshme, etike, të bërjes së parave.
- Kur tregojmë se mbështesim tonën, inkurajojmë ngritjen e valës tjetër të sipërmarrësve të rinj muslimanë të cilët mund të ndryshojnë hapësirën e biznesit.
- Kur blini nga bizneset që ishin shpikësit origjinal të gjërave si hixhabi sportiv, ju po u tregoni atyre se idetë e tyre kanë rëndësi, dhe ata do të jenë të motivuar të vijnë me mënyra të shkëlqyera për të përmbushur nevojat e reja.
- Dëshironi për vëllain / motrën tuaj atë që dëshironi për veten tuaj. Nëse ju vetë jeni një pronar musliman i biznesit të vogël, atëherë ju i dini vështirësitë. Ndani njohuritë tuaja, pasurinë tuaj (investimin) ose kohën tuaj për të ngritur bizneset e tjera me ju. Ju nuk humbni asgjë duke mbështetur bizneset e tjera muslimane.
- Zanati dhe tregtia janë një aspekt historik i bashkësisë muslimane. Për momentin, ne si komunitet nuk e kemi as gjysmën e këtij lloji të ndikimit siç kemi bërë historikisht, por gjithashtu nuk kemi qenë kurrë më të lidhur me muslimanët e tjerë përmes teknologjisë. Ne duhet të vazhdojmë atë trashëgimi të tregtisë si brenda ashtu edhe jashtë komuniteteve tona duke mbështetur bizneset tona lokale në pronësi të muslimanëve.
- Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ishte një biznesmen, siç ishte edhe gruaja e tij Hatixhja (Allahu qoftë i kënaqur me të). Të dy praktikuan sjellje të ndershme në biznes, dhe çdo pronar i afarizmit musliman që ndjek sunetin(rrugën e profetit) do të jetë po aq i nderuar. Ti e di që nuk do të mashtrohesh nga një musliman për një produkt.
- Të gjithë në komunitet përfitojnë duke mbështetur një biznes në pronësi të muslimanëve. Konsumatori është i lumtur të pranoj një produkt të prodhuar mirë, me burim etik, me çmim të duhur dhe i shitur me nder. Pronari i biznesit është në gjendje të ushqejë familjen e tij ose të saj dhe të shfrytëzojë ato para në ndërtimin e institucioneve në komunitet siq janë xhamitë, shkollat islamike, apo edhe të investojë në një biznes tjetër musliman. Për shkak të kësaj, komuniteti është në gjendje të lulëzojë, rritet dhe zgjerohet./muslimgirl/
Gënjeshtar pesë yjesh
Tema e mëposhtme është intervistë e zhvilluar nga Prof. Xhasim El-Mutava me Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir, studiues në fushën e psikologjisë, eskpert në artin e suksesit dhe i liçensuar nga instituti amerikan për gjurmët (shenjat) natyrale dhe personale.
Tema trajtohet në kuadër të serisë “Derisa lumturia të jetë tradita jonë”.
Temën e sotme e kemi titulluar “Gënjeshtar pesë yjesh”, temë e cila në pamje të parë duket si qesharake. Kjo, edhe pse gënjeshtra është gënjeshtër dhe nuk ka gënjeshtar pesë yjesh apo qoftë dhe me një yll.
Unë me vete kam një studim, i cili tregon mbi rëndësinë e kësaj teme. Sipas këtij studimi, 40 % e gënjeshtarëve dhe rrenacakëve preferojnë pagjumësinë deri në orët e vona të natës, 82 % prej tyre shoqërohen me miq dhe shokë të këqinj, 84 % prej tyre kopjojnë në provime, 85 % prej tyre shajnë dhe ofendojnë, 87 % prej tyre ngacmojnë femrat në telefon, 88 % ngacmojnë dhe u bien në qafë femrave në ambjente publike. Këto të dhëna, tregojnë lidhjet mes gënjeshtrës dhe devijimeve në sjellje.
I ftuari ynë në këtë emision, është doktori Musa Muhamed El-Xhuvejsir. Ne i urojmë mirëseardhjen dhe fillimisht e pyesim mbi mendimin e tij mbi temën e sotme”.
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Titulli i temës është tregues i rëndësisë së saj, edhe pse gënjeshtra është gënjeshtër, siç e thatë dhe ju”.
Cilësitë e natyrshme të një fëmijë të mbarë
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Duke qenë se jeni ekspert në artin dhe psikologjinë e suksesit dhe njëkohësisht studiues i psikologjisë humane, ne shohim që burri gënjen gruan dhe gruaja burrin. Nëse ne do të ktheheshim në fëmijërinë e burrit dhe të gruas dhe të pyesim: Përse vallë gënjen një fëmijë dhe cilat janë cilësitë e një fëmije të mirë dhe të mbarë”?
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Së pari, sjelljet e mbara dhe të natyrshme të një njeriu e kanë zanafillën që në fëmijërinë e tij. Një fëmijë normal, përsa i përket marrjes së informacionit, ndahet në dy lloje:
a) Fëmijë që e merr informacionin me ndjesi. Një fëmijë i tillë preferon gjërat
materiale. Nëse luan me një lodër, ai luan sipas mënyrës, me të cilën është dizenjuar. Ai i parapëlqen gjërat ashtu siç janë dhe nuk e pranon fantazinë dhe imagjinatën. Nëse i jep një libër, ai e lexon avash.
b) Fëmijë që e merr informacionin me anë të intuitës të zhvilluar. Një fëmijë i tillë e ka tejet të zhvilluar imagjinatën dhe fantazinë. Nëse luan me një lodër, ai bisedon dhe dialogon me të. Pendën mund t’a konsiderojë – gjatë lojës – si avion apo raketë. Ai mund të krijojë një ndodhi nga a-ja deri tek z-ja, edhe pse kjo ndodhi nuk ka asgjë të vërtetë realisht. Ai lexon shumë shpejt, por nuk i mëson përmendësh.
Edhe pse të dy llojet e fëmijëve konsiderohen normalë, tek lloji i dytë hasim disa probleme, të cilat nuk i hasim tek fëmija i parë. Problemi konsiston në aftësitë e tij në krijimin e një historie dhe ndodhie nga a-ja tek z-ja.
Fëmija që fantazon dhe fëmija që gënjen
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Si mund t’a dallojmë fantazinë dhe gënjeshtrën tek një fëmijë? Nëse vjen djali im i vogël dhe më rrëfen një ndodhi, si mund t’i dalloj shtesat që janë pjellë e fantazisë së tij nga gënjeshtrat”?
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Nuk gjendet ndonjë instrument, me të cilin mund t’a dallojmë këtë, pasi bëhet fjalë për një fëmijë dhe fëmija ndryshon nga një fazë dhe etapë në tjetrën. Në origjinë fëmija është i sinqertë dhe flet të drejtën, por ai ndikohet dhe ndryshon në varësi të ambjentit. Nëse ai rritet në një ambjent dhe klimë të mbarë dhe të moralshme, sinqeriteti dhe e mira do të vazhdojë dhe në etapat e tjera, në të kundërtën ai fillon të ambientohet me kushtet dhe rrethanat që e rrethojnë. Gjatë gjithë kohës fëmija akumulon dhe mbledh informacion dhe përvoja të reja. Kur im bir flet dhe bisedon me mua, unë nga ana ime duhet t’a njoh natyrën e tij, nëse është ndjesor apo me intuitë të zhvilluar. Nëse ai është nga lloji i parë (ndjesor) dhe fillon të krijojë histori dhe ndodhi të paqena, këtu unë e zbuloj se ai po gënjen. Nëse bën pjesë tek grupi i dytë, atëherë e kuptojmë që është nga fantazia e tij.
Megjithatë, dua të theksoj se diçka e tillë nuk duhet të merret si e mirëqenë. Unë si prind duhet të debatoj dhe diskutoj me fëmijën tim mbi ndodhinë që ai rrëfen, me qëllim që t’a zbuloj, nëse ai pasqyron një të vërtetë apo flet mbi fantazinë e tij.”
Përse bashkëshortët gënjejnë njëri-tjetrin?!
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Tashmë fëmijët për të cilët folëm janë rritur dhe martuar. Atëherë cili është shkaku, që e shtyn burrin të gënjejë gruan dhe anasjelltas”?
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Dua t’a theksoj dhe njëherë që natyra e pastër me të cilën e krijoi dhe pajisi Zoti fëmijën, është sinqeriteti. Gjithashtu, thamë se një fëmijë normal mund të jetë ose ndjesor ose me intuitë dhe fantazi të theksuar. Këto cilësi zhvillohen me rritjen e fëmijës. Më vonë vjen roli i ambjentit, prindërve, familjes, shokëve dhe shoqërisë. Të gjithë këto faktorë lënë gjurmët e tyre në psikologjinë e fëmijës. Ai rritet, zhvillohet dhe formohet nën trysninë e këtyre faktorëve duke formuar personalitetin e tij.
Për këtë, kur drejtojmë pyetjen “Përse e gënjen burri gruan dhe ansjelltas” ne nuk flasim rreth natyrës së pastër të fëmijës dhe as për faktorët rrethues, por për themelin e sjelljes (shkakun përse sillet në atë mënyrë).
Përgjigja e kësaj pyetjeje konsiston në faktin, që sjelljet e njerëzve varen nga dy burime kryesore: Ose përfitimin e një interesi ose shmangien e një dëmi. Kur ushqehem, këtë e bëj me qëllim që të ngopem (ky është interes) dhe njëkohësisht që të largoj urinë (kjo është shmangie e një dëmi).
E njëjta gjë ndodh, kur burri gënjen gruan ose anasjelltas. Ai e bën ose për të përfituar ose për të mos u dëmtuar.
Nëse një njeri ndjek një rrugë të tillë, ai padyshim që ndodhet në telash dhe për të shpëtuar, ai nuk ka alternativë tjetër përveç gënjeshtrës. Madje ai e ka të vështirë që edhe të mendojë mbi një zgjedhje tjetër, pasi në këtë formë është edukuar nga shoqëria ku jeton”.
A është e mundur që një i moshuar të fantazojë?
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Sipas mendimit tuaj, a e ka të mundur një pesëdhjetë e pesë vjeçar që të fantazojë? Nëse një i moshuar po i rrëfen gruas së tij një ndodhi të ndodhur, a është e mundur që ai të shtojë pjesë nga fantazia e tij?
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Kjo është diçka që mund të ndodhë, pasi siç e cekëm dhe më lart, disa njerëz posedojnë dhunti dhe aftësi të shumta. Nëse dikush është shquar për fantazi dhe e ka ushqyer diçka të tillë, ajo do vazhdojë t’a ndjekë gjatë gjithë jetës.
Përse burri nuk tregohet i sinqertë me gruan?
Një teleshikues nga Arabia Saudite: Përse shumë njerëz e kanë të vështirë ballafaqimin me problemet dhe situatat?
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Mendoj se shkaqet janë të shumta, ku shkaku më i rëndësishëm është frika. Por a është e mundur që t’a konsiderojmë gënjeshtrën një nga format më të përhapura për t’iu shmangur realitetit me të gjithë elementët e tij socialë, kulturorë dhe familjarë, sidomos në familjen arabe?
Shpeshherë njeriu gënjen, me qëllim që t’u ngjasojë shokëve të tij. Disa të tjerë gënjejnë, me qëllim që të paraqiten dhe prezantohen sa më mirë. Shumë familje i gënjejnë familjet e tjera për të njëjtin shkak. Kjo bën që gënjeshtra të përhapet dhe mes dy bashkëshortëve. Për shembull, burri e gënjen gruan mbi marrëdhëniet intime që ka me një grua tjetër. Në këtë rast, ai mendon se po të tregohej i sinqertë dhe t’i hapej gruas, kjo do ia thyente asaj zemrën dhe mund të shkatërronte dhe jetën e tyre bashkëshortore. Natyrisht, një gënjeshtër e tillë nuk mund të krahasohet me gënjeshtrën, e cila ka pasoja të rënda tek njerëzit e tjerë”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Kjo që përmendët ju është me të vërtetë me vlerë. Ndonjëherë, bashkëshorti nuk tregohet i çiltër me gruan e tij, ngaqë u frikësohet pasojave. Ai e shikon gënjeshtrën si mënyrën më të mirë për të shpëtuar. Përse vallë frikësohet bashkëshorti dhe nga se druhet”?
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Dy janë shkaqet, që bëjnë që bashkëshorti të mos tregohet i çiltër:
Së pari: Formimi i personit. Në çështjen e vendim marrjes ose fajësimit të të tjerëve, njerëzit ndahen në dy kategori:
Në kategorinë e parë hyjnë ata njerëz, që janë emocionalë dhe të ndjeshëm. Nëse një njeri i tillë dëshiron të marrë një vendim të caktuar, ai i vlerëson ndjenjat e personave që mund të preken. Ai i bën llogaritë mirë, para se të japë informacionin, me qëllim që ky informacion të mos fyejë dhe prekë ndjenjat e të tjerëve. Një person i tillë është normal dhe kur e jep informacionin, e jep në atë formë që të mos fyejë dhe vërë në siklet askënd. Diçka e tillë, edhe pse në pamje të parë duket si gënjeshtër, ajo nuk bazohet në gënjeshtër. Këtu hyn dhe shembulli, që solli doktori Abdullah Bahshun përsa i përket martesës së fshehtë me një grua të dytë.
Në kategorinë e dytë hyjnë ata njerëz, të cilët i mendojnë dhe i thonë gjërat ashtu siç janë dhe me çiltërsi, pa pyetur për personin që ndodhet para tij.
Të dy këto kategori njerëzish konsiderohen si normalë, por secili ka strategjinë dhe mënyrën e vet”.
Së dyti: Përvoja e tij. Një njeri i tillë është pa përvojën, arsimin dhe praktikën e duhur. Si mund të reagojë ndryshe një njeri i tillë në raste të tilla”?
Këshilla për të mos gënjyer
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Një njeri që është mësuar me gënjeshtra thotë, se që gruaja t’a besojë gënjeshtrën e parë, duhet t’a gënjesh për së dyti dhe kështu me radhë. Pyetja që lind është: ”Si mund t’a dallojmë gënjeshtrën që ndodh rrallë nga ajo që ndodh përherë? Disa njerëz thonë se vetëm një ose dy herë e kanë gënjyer gruan gjatë gjithë jetës. Ndërkohë që të tjerë pohojnë se e gënjejnë çdo ditë”.
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Pikësëpari, duhet të pranojmë se gënjeshtra nuk është një fjalë që thuhet, por ajo është ves dhe mënyrë e të sjellurit. Gënjeshtra nuk shtrihet vetëm në kufinjtë e gjuhës dhe të gojës, por ajo shtrihet dhe në sjellje dhe vepra.
Së dyti, ne nuk duhet t’a harrojmë intuitën dhe ndjenjat, me të cilat na ka pajisur Zoti i Madhëruar. Unë e ndjej atë që thotë të vërtetën, pasi natyra e pastër me të cilën e pajisi Zoti njeriun, është çiltërisia dhe thënia e të vërtetës siç është.
Së treti, duhet të dimë që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Nëse gënjeshtra zbulohet, padyshim që marrëdhëniet bashkëshortore do të lëkunden, pasi këto marrëdhënie janë ndërtuar në bazë të besimit reciprok.
Së katërti, i them atij që thotë: ”Gënjej nga pak”! Cilën gënjeshtër ke si qëllim me këtë fjalë? Atë me të cilën kërkon të mos prekësh ndjenjat e të tjerëve dhe të mos is vësh në siklet, apo gënjeshtrën e cila fsheh të vërtetën?
Së pesti: Ndonjëherë e themi të vërtetën, por jo të plotë siç është. Për shembull, nëse unë dhe gruaja ime hyjmë në një restorant dhe nuk na pëlqen asgjë, them: ”Ikim se nuk më pëlqen”! Në këtë rast, unë nuk thashë se çfarë nuk më pëlqeu, dekori, ushqimi, shërbimi etj… Megjithatë, kjo nuk konsiderohet si gënjeshtër”.
Feja dhe gënjeshtra mes bashkëshortëve
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Disa njerëz, e justifikojnë gënjeshtrën me një hadith të Profetit a.s, i cili e ka lejuar gënjeshtrën në tre raste: Në pajtimin mes njerëzve, në çështje lufte dhe mes bashkëshortëve. Këta njerëz, e marrin këtë hadith si pretekst për të gënjyer dhe gënjejnë sa herë t’ju jepet rasti. Veç kësaj, cili është mendimi juaj rreth dikujt që i thotë gruas: ”Ti je gruaja më e bukur në botë”!
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Ky është një keqkuptim dhe shtrembërim i hadithi të Profetit a.s. Marrëdhëniet bashkëshortore janë të ndërtuara në bazë të çiltërsisë dhe sinqeritetit. Thëniet e Profetit a.s nuk duhet t’i komentojmë sipas qejfit dhe interesave tona. Thëniet profetike duhet të komentohen ashtu siç ka urdhëruar Zoti dhe i dërguari i Tij dhe nga dijetarë kompetentë. Këta të fundit i caktojnë kriteret e një gënjeshtre, kur mund të ndodhë dhe cilët janë limitet e saj.
Përsa i përket pjesës së fundit të pyetjes, duhet të theksoj se bukuria është diçka relative. Diçka që ty të duket e bukur, nuk i duket dikujt tjetër e tillë. Unë mund t’i them gruas: ”Ti je e bukur.” Por nuk mund t’i them që je më e bukur se filanja, ose që je gruaja më e bukur në botë.
Veç kësaj, gënjeshtër zakonisht konsiderohet ajo që ka efekte negative, në të kundërt ndryshon puna. Në Sheriatin islam, shumë gjëra konsiderohen të dëmshme dhe duhet t’i mënjanojmë, p.sh prerja e gishtave të dorës. Por nëse gishtat preken nga gangrena, mua më duhet t’i pres dhe askush nuk mund të më thotë se është e dëmshme.
Prandaj, edhe gënjeshtra ndonjëherë mund të japë rezultate pozitive. E ngjashme me këtë, është dhe ndodhia kur një burrë vajti tek Umer ibnul Hattabi dhe kërkoi që t’a divorcojë nga e shoqja. Kur Umeri e pyeti mbi shkakun, ai i tha: ”Sepse ajo nuk më do”.
Umeri e thirri veças të shoqen e këti burri dhe e pyeti: ”A e do burrin tënd”?
Ajo i tha: ”Jo. Nuk e dua.”
Umeri i tha: ”Përse nuk i the që e do”?
Ajo e pyeti: ”A të gënjej”?!
Umeri i tha: ”Po. Jo të gjithë familjet ndërtohen në bazë të dashurisë reciproke”.
Trajtimi i gënjeshtrës tek njëri nga bashkëshortët
Një teleshikuese nga Siria: ”Ndodh që kur gruaja e konsideron të shoqin model dhe shembull për sinqeritet dhe çiltërsi, befasohet dhe mbetet e zhgënjyer nga gënjeshtrat që zbulon më vonë. Si mund të vazhdojë t’i besojë ajo një burri të tillë? A nuk shkakton diçka e tillë rrënimin e marrëdhënieve bashkëshortore? A nuk përbën diçka e tillë një goditje të rëndë për gruan? Kurse pyetjen e fundit e kam për fëmijën: Si e fiton gënjeshtrën një fëmijë”?
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Dua t’a përsëris dhe theksoj sërish, se gënjeshtra është një ves që fitohet dhe se marrëdhëniet bashkëshortore duhet të jenë të ndërtuara në bazë të besimit reciprok dhe çiltërsisë. Sidomos në marrëdhëniet bashkëshortore, nuk kemi përse të hamendësojmë dhe supozojmë mbi palën tjetër. Kur të bindemi që pala tjetër gënjen, atëherë duhet të kemi parasysh tre pika të rëndësishme:
1 – Qetësinë dhe gjakftohtësinë. Këtë dua ta përsëris, qetësinë, qetësinë.
2 – Urtësinë, urtësinë, urtësinë.
3 – Para se të nxitojmë dhe të marrim çfarëdo lloj vendimi, duhet të përpiqemi t’a kuptojmë shkakun, përse ndodhi diçka e tillë. Marrëdhëniet bashkëshortore, janë shumë herë më të rëndësishme, se çfarëdo lloj vendimi të nxituar që mund të marrim në kësi rastesh.
Unë mund t’i them gruas, që po shkoj tek shoku im filani. Ajo merr në numrin e shtëpisë dhe nuk më gjen tek ai. A është e llogjikshme që me t’u takuar me gruan të më thotë: ”Ti më gënjeve! Ti nuk ishe tek filani dhe kjo nuk është hera e parë që më gënjen”!!!
Gjëja më e mirë që mund të bëjë gruaja në të tilla raste, është të informohet mbi shkakun e vërtetë që burri i saj nuk ka vajtur tek miku i tij. Shumë mirë atij mund t’i jetë prishur makina, ose të jetë bllokuar në trafik si pasojë e një aksidenti. Ne jemi dëshmitarë, që shumë probleme dhe konflikte ndodhin për shkak të rrëmbimit dhe nxitimit”.
Si e fiton fëmija gënjeshtrën?
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Pyetja e dytë e teleshikueses kishte të bëjë me gënjeshtrën tek fëmijët. A është gënjeshtra në karakter apo është diçka e fituar? Nëse është e fituar, si merret dhe fitohet”?
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Ne edhe më lart e cekëm që fëmija lind me natyrë të pastër dhe të sinqertë. Atëherë nga e fiton ai gënjeshtrën”?
a) Mund të jetë nga përvoja, ku sa herë gënjen, e arrin atë që dëshiron.
b) Babai dhe nëna. Duke i parë të gënjejnë gjithmonë, edhe i imiton.
c) Ambjenti që e rrethon, familja, shokët, lagja…
d) Gënjeu për herë të parë dhe askush nga prindërit nuk e qortoi.
Gënjeshtra tek perëndimorët
Një teleshikues nga Algjeria: ”Ne shohim që në perëndim kanë një ditë të caktuar ku gënjejnë, një prillin. A ndodh kjo, për shkak se ata nuk gënjejnë gjatë gjithë vitit”?!
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Nuk ekziston gënjeshtër arabe, europiane, e bardhë apo e zezë. Gënjeshtra është gënjeshtër, kudo qoftë dhe nga kushdo qoftë. Të mendosh dhe të besosh se në perëndim nuk gënjejnë është në pretendim i kotë. Për t’a vërtetuar këtë, mjafton të vizitosh spitalet dhe klinikat e psikoterapisë. Gënjeshtra është një ves dhe nuk ka të bëjë me të qënit arabë apo jo arabë”.
Martesa me një grua tjetër!
Një teleshikuese nga Kuvajti: ”Unë dyshoj në sinqeritetin e ndjenjave të bashkëshortit tim. Ai më akuzon se jam shumë e ndjeshme, delikate dhe skeptike. Dyshimet e mia u shtuan më shumë, kur ai shprehu dëshirën për t’u martuar me një tjetër. Kjo ndodh, edhe pse gjithmonë më merr me të mirë dhe më thotë fjalë të bukura. Unë jam në një situatë që nuk di si t’a shpjegoj! Mos ndoshta më gënjen? Mos diçka e tillë është njëfarë shmangieje? Apo është thjesht për të më prekur emocionalisht”?
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Duhet t’a dimë që kur një burrë kërkon të martohet me një të dytë, ai jep disa sinjale dhe mesazhe. Kjo tregon, që lidhjet mes teje dhe burrit tënd kanë pësuar një defekt. Një njeri normal ndjen, që personi më i rëndësishëm në jetën e tij është gruaja. Në një rast të tillë, ai nuk i hap sytë dhe as nuk mendon për dikë tjetër veç saj. Nëse i shërbem me diçka, ai gëzohet dhe nëse gruaja e tij e vlerëson, i tregon që ndihet e lumtur dhe e gëzuar dhe e falenderon. Në të kundërt, marrëdhëniet fillojnë të ftohen, derisa burri fillon të mendojë për një grua të dytë. Me këtë, ai sikur i thotë:”Nuk e gjeta tek ti atë që shpresoja të gjej”.
Ku është çiltërsia e burrit?
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Në një rast të tillë, përse burri nuk tregohet i çiltër me të shoqen? Përse e ngacmon emocionalisht kur i thotë se dua të martohem me një tjetër? Përse nuk i thotë sinqersisht dhe çiltërsisht, se i ka humbur lidhjet e dikurshme”?
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Ajo që thua ti është është e saktë dhe e drejtë. Por sa prej nesh e njohin një mënyrë të tillë të çiltër? Sa prej nesh e zbatojnë atë? Unë kam frikë se të rinjtë tanë janë ndikuar nga disa mendësi të vjetra, të cilat kanë shkaktuar komplekse në natyrën dhe karakterin e tyre”.
Dy këshilla të arta drejtuar gruas:
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Dua t’i kthehem çështjes së ftohjes mes burrit dhe gruas, ku kjo e fundit duhet të veprojë dy gjëra:
a) Nëse burri të jep diçka ose të bën një shërbim, thuaji: ”Të falenderoj për këtë dhe ndihem e lumtur që je bashkëshorti im”.
b) Nëse ai gabon ndonjëherë, thuaji: ”Nuk prish punë. Ky nuk është gabimi dhe faji yt. Zoti t’i shtoftë të mirat”!
Nëse ti o bashkëshorte do i praktikosh këto dy këshilla të thjeshta, jam i bindur se 50 % e problemeve do të zgjidhen”.
Dy këshilla të arta drejtuar burrave:
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Po për burrat, a ke ndonjë këshillë të artë”?
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Burrave dua t’ju them fjalëkalimin e lidhjeve të suksesshme me gratë e tyre:
1- Bashkëshortja jote të dëshiron gjithmonë me vete. Nëse të thotë diçka, nuk është e rëndësishme t’a kuptosh, por është e rëndësishme që të ndash me të ndjenjat dhe emocionet, t’a përkëdhelësh, t’a përqafosh, t’i pranosh ndjenjat e saj dhe t’ia shkarkosh atë ngarkesë emocionesh.
2- Veç kësaj, ti duhet t’a bësh t’a ndjejë, që ajo është gruaja më e mirë për ty në këtë botë, pasi ti dhe jo fëmijët dhe shtëpia, je vetë jeta e saj. Shkurt ti je shëmbëlltyra e saj”.
Pse gënjen bashkëshorti?
Një teleshikuese nga Algjeria: ”Për disa kohë kam qenë gruaja më e lumtur në botë. Kjo vazhdoi, derisa zbulova se burri im kishte lidhje me një vajzë. Nga kjo ngjarje e humba plotësisht besimin tek burri dhe nuk e besoj për asgjë, sidomos pasi m`u betua rrejshëm një herë. Çfarë duhet të bëj?”
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Ju keni të drejtë në këtë rast dhe fajtori është burri juaj. Ai shkaktoi një të çarë të thellë në marrëdhëniet tuaja bashkëshortore. Gjithmonë gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, sido që të përpiqesh t’a fshehësh.
Në raste të tilla unë zakonisht u kërkoj bashkëshorteve, të jenë të qeta, të mos nervozohen dhe të përpiqen për një diskutim dhe dialog konstruktiv. Kjo është mënyra efektive në të tilla raste. Kurrë mos prano, që këtë çështje t’a ruash në zemër, por ulu me burrin dhe diskutoni me qetësi dhe me qëllim të mirë. Me këtë ti duhet të kesh si synim pastrimin e zemrave dhe jo të bëhesh kritike dhe acarimin e situatës. Unë dua të të pyes ty si bashkëshorte:”Përse të gënjeu bashkëshorti që në fillim?”
Nëse do të mund t’i përgjigjesh kësaj pyetje, ne do të mund të arrinim në një zgjidhje të shpejtë të problemit. Në të kundërt ky problem do të përsëritet edhe herë të tjera”.
Sinqeriteti dhe çiltërsia konsiderohen si vetëshkatërrim.
Një teleshikuese nga Kuvajti: ”Shumë nga problemet familjare e kanë zanafillën tek gënjeshtra. Gruaja mund të gënjejë për t’u vetëmbrojtur, po kështu burri mund të gënjejë për t’u vetëmbrojtur. Problemi qëndron, se gënjeshtra ka filluar të konsiderohet si anija e shpëtimit në marrëdhëniet bashkëshortore nga rrënimi dhe shpërbërja. Kurse çiltërsia dhe sinqeriteti konsiderohet si rruga më e shkurtër, që të çon drejt prishjes së familjes dhe marrëdhënieve bashkëshortore”.
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”E përsërisim përsëri, që marrëdhëniet bashkëshortore duhet të ndërtohen mbi bazë besimi dhe sinqeriteti. Nëse humbet besimi reciprok mes dy bashkëshortëve, atëherë jetesa e tyre do të kthehet në një ferr të vërtetë.
Pika e dytë: Shpesh herë burri përdor gënjeshtrën, pasi atë ka si alternativë të vetme. Vetë përvoja e fituar nga shoqëria dhe miqtë e tij, e shtyn drejt diçkaje të tillë. Të gjithë ne duhet t’a kuptojmë, se një sjellje e tillë është gabim dhe e dëmshme. Edhe nëse do të përfitonim ndonjë privilegj nga gënjeshtra, kjo do të jetë diçka e përkohshme dhe e rrallë. Nëse dikush pretendon se ndihet i lumtur edhe pse gënjen, unë i them që kjo nuk është e vërtetë. Studimet e shumta i kanë vërtetuar dëmet që gënjeshtra shkakton në marrëdhëniet bashkëshortore. Për t’a vërtetuar këtë, mjafton të shohim rastet e divorcit”.
Si të sillem me gruan gënjeshtare?
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Kameramani ynë doli në rrugë dhe pyeti shumë burra, nëse gratë e tyre i gënjenin dhe si i trajtonin në raste të tilla. Përgjigjet ishin të shumta dhe të ndryshme. Disa prej tyre pohonin, që do të ndiqnin një politikë të studiuar mirë. Disa të tjerë shpreheshin për një divorc të shpejtë. Të tjerë mendonin se duke u hapur dhe biseduar me të çiltërsisht, ajo do e pranonte gabimin dhe do të pendohej. Disa të tjerë shihnin ndëshkimin dhe keqtrajtimin si zgjidhje etj… Cili është mendimi juaj rreth këtyre përgjigjeve doktor i nderuar?”
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Përgjigjet pozitive i shoh të pakta në këtë anketim, gjë e cila më bën të mendoj, se gënjeshtra është veçse një sjellje dhe ves.
Veç kësaj, përse duhet të themi “Gruaja gënjeshtare!” ndërkohë që edhe burri mund të gënjejë, po aq sa gruaja?!
A ka të bëjë grupi i gjakut me gënjeshtrën?
Një teleshikues nga Libia: ”Roli që luajnë prindërit si model i mirë në shmangien e gënjeshtrës është shumë i madh. Nga përvoja ime kam gjetur, se personat që kanë grupet e gjakut A + dhe O + gënjejnë më shumë se personat me grupet e tjerë.
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Nuk di nëse ekzistojnë studime rreth lidhjeve të gënjeshtrës me grupin e gjakut dhe devijimet morale.
Përsa i përket rolit që luajnë prindërit, jam shumë dakort me teleshikuesin, pasi fëmijët ndikohen shumë nga personat, me të cilët jetojnë. Ekspertët e edukimit kanë një teori, që thotë se janë fëmijët ata që edukojnë prindërit. Këtë e kanë nxjerrë nga vetë përvoja, pasi nëse prindi dëshiron t’i mësojë diçka fëmijës, përpiqet me të gjithë format dhe mënyrat që t’ia përçojë siç duhet. Përveç kësaj, ai do t’a bëjë pjesë të jetës së tij mesazhin, që kërkon të përcjellë tek fëmija, derisa ai t’a përthithë dhe fitojë. Në këtë rast është fëmija ai, që ndikon në mënyrën e të sjellurit të prindërit”.
Njeriu nuk është i përsosur.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Një teleshikues nga Palestina ka dërguar një faks, ku thotë se kurrë nuk e dallon gënjeshtrën nga e vërteta. Cili është mendimi juaj?”
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Besoj se ky është një defekt në mënyrën e të menduarit të teleshikuesit. Teoria ose zero ose njëqind përqind është një teori e gabuar. Ose i sinqertë njëqind për qind ose gënjeshtar njëqind për qind është në kundërshtim me thënien e Profetit a.s, i cili thotë: ”Çdo njeri është gabimtar dhe gabimtarët më të mirë janë ata që pendohen”.
Hadithi i mësipërm tregon, se njeriu nuk është i përsosur, por gjithmonë mund të bjerë pre e shkarjeve dhe gjynaheve. Vetë Zoti në Kuran na urdhëron dhe mëson, që boshllëqet dhe mangësitë tona t’i plotësojmë me adhurim dhe besim të fortë, me qëllim që të arrijmë grada dhe nivele sa më të larta.
Unë dua t’a pyes teleshikuesin: ”Mirë që nuk e dallon dot gënjeshtrën, po ty a të ka ndodhur ndonjëherë të gënjesh?
Unë dua që njerëzit të nxiten dhe të stimulohen drejt pozitives dhe të mirës, larg të keqes, fryrjes dhe ekzagjerimit të saj”.
Çiltërsia, morali më i mirë.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Shkoi një njeri tek i dërguari i Zotit dhe i tha:”Kam katër veti, vjedhjen, gënjeshtrën, imoralitetin dhe pirjen e alkoolit. Tashmë dua të pranoj Islamin, por mund të braktis vetëm njërën nga këto veti!”
Profeti a.s i tha: ”Largohu nga gënjeshtra dhe me të tjerat bëj ç’të duash!”
Kështu ai pranoi Islamin. Kur vajti të pijë alkool, tha me vete: ”Nëse do të pi alkool, do të më pyesë i dërguari i Zotit. Nuk mund t’a gënjej dhe t’i them që nuk kam pirë, sepse i dhashë besën Zotit që do të tregohem i sinqertë. Nëse do i tregoj të vërtetën, Profeti a.s do të zbatojë ligjin”. Kështu e la përgjithmonë pirjen e alkoolit.
Një ditë tjetër vajti të vjedhë, por mendoi me vete: ”Nëse do të më pyesë i dërguari i Zotit dhe do e mohoj, kam shkelur besën. Nëse do i tregoj të vërtetën, ai do të zbatojë ligjin”. Kështu hoqi dorë dhe nga vjedhja dhe nga të gjithë vetitë e tjera negative”.
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Kjo tregon, se çiltërsia dhe sinqeriteti është morali më i mirë dhe se gënjeshtra është diçka e importuar në natyrën e pastër njerëzore”.
Dyshimet nuk mund t’a mposhtin sigurinë.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Çfarë roli luajnë dyshimet në jetën bashkëshortore? A mund të çojnë ato deri në divorc? A nuk janë shkaqe të forta për të kërkuar divorcin, si një numër telefoni i një gruaje në celular, disa flokë të gjatë në xhaketë apo faqe dhe buzë të skuqura me të kuq buzësh?”
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Dyshimet nuk mund të largohen ndryshe, veçse me bindje, siguri dhe besim. Ky është një rregull i konsiderueshëm si në praktikë ashtu dhe në sheriatin islam. Nëse hasim diçka të dyshimtë, ne duhet të pyesim dhe të interesohemi mbi të vërtetën. Problemi ynë më i madh është në hamendjet e nxituara dhe të rrëmbyera. Nëse gruaja gjen një qime floku të gjatë në xhaketën e burrit, menjëherë e akuzon atë për tradhëti bashkëshortore. A nuk është e mundur që ai të ketë shpëtuar një grua në rrugë?
Me këto ne nuk duam të justifikojmë gjithçka, por duam të themi, që të mos nxitojmë dhe të hamendësojmë menjëherë për keq. Dyshimet dhe hetimet e shpeshta nga ana e gruas, e shtyjnë shpesh herë burrin që të gënjejë dhe të mos jetë i sinqertë. Në raste të tilla problemi qëndron tek vetë gruaja, e cila mendon se ka të meta. Përndryshe, përse i shoqi duhet të shkonte me një grua tjetër?!
Si t’a trajtojmë gënjeshtrën tek fëmijët?
Një teleshikuese nga Bahrejni: ”Djali ynë na gënjen shumë, sidomos rreth rezultateve të tij në shkollë. Edhe pse e kemi ndëshkuar disa herë, ai përsëri vazhdon në të tijën”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Para se t’i përgjigjeni pyetjes së teleshikueses, dua t’ju them, që kameramani ynë doli në rrugë dhe u drejtoi disa nënave këtë pyetje:”Si e trajton fëmijën tënd që gënjen?”
Disa prej tyre përgjigjeshin:”E marr me të mirë dhe përpiqem që të kuptoj shkakun e gënjeshtrës, duke ditur që shpeshherë fëmijët gënjejnë nga frika”.
Disa të tjera thonin: ”E rrah që t’a kuptojë se gënjeshtra është një gabim i madh”.
Cili është mendimi juaj rreth këtyre përgjigjeve dhe çfarë përgjigje do i japësh teleshikueses nga Bahrejni?”
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Dua t’ju përsëris ato pika, që i kam përmendur më lart: Para se të marrësh çdo vendim o motër, të këshilloj të qetësohesh, të sillesh me urtësi dhe të përpiqesh të kuptosh shkakun. Së dyti, të këshilloj se zgjidhja më e mirë është dialogu i qetë. Të rrahurat, të bërtiturat dhe kërcënimet nuk do të zgjidhin asgjë.
Vec kësaj unë dua të bëj dy pyetje:
E para: Përse zemërohemi kur fëmijët gënjejnë?
Dikush mund të thotë: ”Sepse gënjeshtra është gjynah”.
Dikush tjetër mund të thotë: ”Sepse ndihem ngushtë para të tjerëve”.
Ndërsa dikush tjetër mund të thotë: ”Si të më gënjejë, kur unë jam prindi i tij dhe jam i madh?!”
Kështu, duke njohur shkakun, se përse na zemëron dhe nevrikos gënjeshtra e fëmijës, ne ndikojmë në zgjidhjen e këtij problemi më shpejt.
E dyta: “A duam që t’a stimulojmë drejt çiltërsisë, apo thjesht ta rrahim për gënjeshtrën?”
Natyrisht përgjigja e duhur duhet të jetë e para. Nëse unë e pyes djalin tim mbi diçka dhe ai tregohet i çiltër dhe i sinqertë, unë patjetër që duhet t’a shpërblej për këtë. Por edhe nëse më gënjen, nuk duhet të përdor ndëshkimin dhe dackat. Kjo nuk do të thotë, t’i neglizhojmë gënjeshtrat e tij, por të përpiqemi me fjalë të buta dhe dialog të qetë. Ne duhet t’i tregojmë përse gënjeshtra është një rrugë e gabuar dhe cilat janë pasojat e saj në të ardhmen”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Tani dua t’ju bëj një pyetje pak a shumë të sikletshme. A të kanë gënjyer ndonjëherë fëmijët e tu? Si ke reaguar?”
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Unë kam katër fëmijë (Muhamedin, Abdul Azizin, Umerin dhe Merjemen). Abdul Azizi gjithmonë zihet madje dhe kacafytet me motrën e tij Merjemen, gjë e cila është normale në familje. Kur unë e pyes Abdul Azizin, ai më thotë: ”Ajo më bëri këtë e atë…” Kur pyes Merjemen, ajo thotë:”Ai më bërë këtë e atë…”
Unë i dëgjoj të dy dhe bëj krahasime. Më pas i them djalit tim Abdul Azizit: ”Thuaj të vërtetën dhe mos gënje! Unë të dua shumë, por sjellja jote nuk më pëlqen!”
“Unë të dua shumë, por sjellja jote nuk më pëlqen” është diçka shumë e rëndësishme në marrëdhëniet e tua me fëmijët dhe në reagimin ndaj sjelljeve të pahijshme, pasi njeriu është diçka, kurse sjelljet e tij janë diçka tjetër. Për këtë, Profeti a.s ka thënë në një hadith: ” Kur një njeri kryen tradhëti bashkëshortore, nuk e bën këtë duke qenë besimtar”.
Kjo do të thotë, që kur e braktis këtë vepër, ai është besimtar.
Duke komunikuar në këtë formë me djalin tim, unë i krijoj atij hapësirën e nevojshme dhe i kërkoj të jetë i sinqertë herët e tjera. Kur ai të kalojë nga faza e insistimit në gabim, në atë të justifikimit të gabimit, unë i flas mbi dëmet e një gabimi të caktuar dhe si mund t’a korrigjojmë atë.
Në këtë mënyrë veprojmë, derisa të arrijmë në sinqeritetin e duhur. Një mënyrë e tillë, ka qenë shumë e dobishme si për mua ashtu dhe për fëmijët e mi”.
Si mund të vendosim një ekuilibër mes fantazisë dhe çiltërsisë?
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Sipas një studimi të bërë, u pa se 68 % e gënjeshtrave, kishin si shkak frikën nga ndëshkimi, 20 % për shkak se fëmija pëlqente hilet dhe dredhitë, 12 % ngaqë fëmijët kishin një fantazi të theksuar dhe 7 % për shkak të përvojës së dobët dhe aftësive të kufizuara të fëmijës.
Pyetja ime është: ”Si mund t’a ekuilibroj stimulimin e sinqeritetit tek fëmijët dhe njëkohësisht të zhvilloj tek ta fantazinë dhe imagjinatën?”
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Së pari duhet të dimë, që fantazia ndryshon nga gënjeshtra. Fantazia është diçka që e motivojmë, madje ofrojmë ambjentin dhe mjetet e duhura, që t’a zhvillojmë atë tek fëmija. Nëse fëmija ka prirje letrare dhe shkruan bukur, unë përpiqem që t’i ofroj kushtet më të mundshme, që ai të mund t’a shkarkojë këtë ngarkesë emocionesh. Në të njëjtën kohë, unë e nxis dhe stimuloj, që në bisedat tona ai të tregohet i sinqertë dhe i çiltër. Nëse ndodh të gabojë, unë ia bëj të qartë gabimin dhe e orientoj drejt rrugës së duhur. Nëse sillet mirë, duhet t’a shpërblej dhe t’i jem mirënjohës.
Përsa i përket studimit që përmendët më lart, unë e lus Zotin që t’i shpërblejë me të mira ata, që janë marrë me këtë studim. Ne sot kemi shumë nevojë të marrim informacion, të kuptojmë psikologjinë, sjelljet dhe veset e fëmijës. Ne kemi modelin më të mirë në trajtimin dhe komunikimin me fëmijët, profetin Muhamed a.s. Komunikimi i tij me Enes ibnu Malik, shërbërorin e tij, është diçka që nuk ka nevojë për koment dhe analizë”.
Një fjalë e fundit drejtuar burrave.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Në fund të këtij emisioni, me çfarë do i këshilloje burrat?”
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Doja t’ju them që sinqeriteti dhe çiltërsia janë shpëtim”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Po për bashkëshortet?”
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Nga përvoja ime njëmbëdhjetë vjeçare me njerëzit dhe problemet e tyre, kam parë se në jetën e një burri nuk mund të ketë grua tjetër përveç bashkëshortes së tij. Asnjë grua tjetër nuk mund të jetë rivalja jote, veçse nëse nuk ndërgjegjësohesh për nevojat fiziologjike të burrit tënd”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Po fëmijëve cfarë do u thoje?”
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Miqtë e mi të vegjël! Të dashurit e mi! Dua që gjithmonë të thoni të vërtetën. Gënjeshtra është diçka e gabuar. Ne u duam shumë, sidomos nëse thoni të vërtetën dhe zemërohemi shumë, nëse thoni të kundërtën”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Ne të falenderojmë nga zemra doktor Musa për informacionin dhe këshillat gjatë këtij emisioni. Në fund, derisa lumturia të bëhet tradita jonë, u përshëndesim:
Paqja e Zotit qoftë mbi ju!”
Praktikum mbi leximin e shpejtë. Leximi i një flete në vetëm 3 sekonda?
Dikush troket dhe Selma i drejtohet derës që ta hapë. Kur ja, postieri qëndron në derë dhe kërkon Selma Ashrauin. Selma i thotë atij, se gjendet pikërisht para personit të kërkuar. Postieri i kërkon asaj të firmosë për marrjen e letrës. Selma e hap dhe e lexon tërë letrën në vetëm 3 sekonda… Ky është një shembull në dukje imagjinar…
Në vegjëlinë time më ka çoroditur shumë historia e leximit dhe nxënies së një flete të tërë në vetëm 3 sekonda. Mendja ime e mendonte një gjë të tillë thjesht si diçka të pakonceptueshme.
A është i mundur leximi dhe nxënia e një flete të tërë në vetëm 3 sekonda?!
Le të udhëtojmë së bashku në këtë shqyrtim të detajuar mbi leximin e shpejtë dhe të mësojmë mbi metodën, që e bëri Selmën që vërtetë ta lexojë letrën e saj në vetëm 3 sekonda.
Lexues i nderuar! E lus Allahun të më jap sukses në këtë trajtim, i cili synon paraqitjen e një materiali thelbësor mbi leximin e shpejtë, duke shpresuar të gjejmë edhe mirëkuptimin dhe përkushtimin tuaj.
Fillojmë me,
Bismilahi Rahmani Rahim-Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit:
Më qëllim që fillimisht të arrijmë të mësojmë shpejtësinë e leximit tënd të zakonshëm, duhet të përpiqesh që tekstin në vijim ta lexosh ashtu siç lexon normalisht, as më shpejt dhe as më avash. Vendose orën në kronometër, me qëllim që të matësh minutazhin që të merr leximi i tekstit në fjalë. Preferohet që tekstin të mos e lexosh nga kompjuteri, por nëse mundesh, printoje dhe pastaj lexoje.
Tani ulu qetësisht dhe pasi të kesh kërkuar ndihmën e Allahut, lexo pa ndërprerje tekstin e dhënë deri në fund, duke mos harruar që sapo të mbarosh, ta ndalosh kronometrin dhe të shënosh minutat.
Sa për përftim, të gjitha të dhënat e gjendura në tekst janë të sakta, mund të mbështetesh në to dhe të përfitosh prej tyre.
[Fillimi i tekstit]
Qumështi i nënës
Hulumtimet dhe studimet kanë treguar, se qumështi natyral, me të cilin mëkohet foshnja nga gjiri i nënës, është më i miri në përmbajtje nga të gjitha alternativat e tregut dhe farmacive. Fëmijët që janë ushqyer me mëkim natyral, gëzojnë një shëndet dhe imunitet të admirueshëm kundrejt sëmundjeve. Ata qëndrojnë shumë më lart në këtë aspekt, sesa foshnjat që janë trajtuar me mëkim jo natyral (artificial).
Studimi i bërë nga Universiteti Amerikan i Harfordit, thekson se qumështi i nënës përmban 900 kilokalori. Prej këtyre 230 kilokalori kanë ardhur dhuratë nga trupi i nënës dhe 760 kilokalori kanë ardhur si vlerë ushqimore.
Qumështi i nënës gëzon atribute të shkëlqyera, të cilat nuk gjenden në të gjithë burimet e tjera ushqimore të foshnjës, prandaj Allahu i Lartësuar e ka përshtatur këtë porcion mëkimi, me të cilin ushqehet fëmija, në një forme tepër të mahnitshme me gjithë mbarëvajtjen e gjymtyrëve dhe organeve të trupit të fëmijës, formimi i të cilave është i pakompletuar në këtë periudhë të moshës së fëmijës.
Kështu, qumështi i nënës, në tre javët e para përmban një përqindje të madhe të IgA (Imunoglobulinë A-një klasë e antikorpeve (trupave) që sekretohet në lëngjet e trupit si pështyma dhe që mbron sipërfaqet mukoze të organizmit nga infeksionet), që është një lëndë e cila i jep imunitet trupit të njeriut dhe vjen ekskluzivisht vetëm nga nëna e jo nga diku tjetër.
Përqindja e vitaminave në qumështin e nënës është shumë e pakët në raport me qumështin e lopës, që përdoret për përftimin alternativ të qumështit të foshnjave, prej ku disa e mendojnë qumështin alternativ të lopës si më të mirë, por në realitet përqindja e vogël e vitaminave është më e mirë për foshnjën, pasi veshka dhe mëlçia e foshnjës ende nuk janë zhvilluar dhe çdo shtesë proteinore mund të shpjerë në akumulimin e proteinave të tepërta në veshkë dhe të shkaktojë komplikacione në veshka.
Po kështu, përqindja e lartë e yndyrave në qumështin e nënës, shpie në balancimin e prodhimit të kolesterolit (yndyrës së gjakut) në trupin e fëmijës dhe bën një si praktikum (ushtrim) të sistemit të prodhimit të kolesterolit në trup, si dhe e ndihmon kolesterolin në ndërtimin e qelizave nervore dhe fshikëzën e tëmthit, gjë e cila ndihmon në procesin e tretjes së yndyrave.
Qumështi i nënës përmban një përqindje të lartë hekuri, që absorbohet lehtësisht, në një masë prej 50 %, përqindje kjo që qëndron shumë lart në krahasim me qumështin e lopës, që absorbohet në masën prej vetëm 10 %. Qumështi i nënës përmban gjithashtu vitaminën C dhe lëndë të tjera, që ndihmojnë për luftimin e baktereve dhe pengojnë sëmurjen e foshnjës.
Për shkaqet e përmendura dhe shumë të tjera, që për arsye të natyrës përmbledhëse të artikullit nuk mund t’i përmendim, dalim në përfundimin se qumështi i nënës është ushqimi ideal për foshnjën, sipas citimit të Ibrahim Khatibit.
Por të pranishme janë edhe rastet, kur nëna nuk mund ta ushqejë foshnjën e saj me qumështin e gjirit të saj, si për shembull kur nëna merr ilaçe, të cilat përmes qumështit të nënës mund të kapërcejnë tek fëmija dhe ta dëmtojnë atë. Në këto raste nëna mëkuese duhet të konsultohet me mjekun, lidhur me të gjitha ilaçet që konsumon. Prej lëndëve të tjera që e dëmtojnë fëmijën, përmendim edhe kutërbimet e solucioneve të ndryshme, që përdoren për eliminimin e insekteve të dëmshme, prandaj edhe ato duhet të evitohen nga ambientet e jetesës së gruas shtatzënë.
Prej problemeve që kanë të bëjnë me fëmijën, janë edhe disa raste gjenetike (të trashëguara), si rasti i sëmundjes PKU (Fenikketonuria-çrregullim gjenetik i një enzime të mëlçisë që ndërpret funksionet normale të organizmit), rast në të cilin foshnja humbet një enzimë të caktuar, që i nevojitet për tretjen e proteinave dhe si pasojë e mungesës së ksaj enzime, proteina akumulohet në trupin e foshnjës, gjë e cila mund të shpjerë në çrregullimin mendor të tij. Kjo sëmundje është e trashëguar dhe në rastin e konstatimit të saj, Allahu na ruajttë prej saj, menjëherë duhet të ndalohet mëkimi i foshnjës me qumështin e nënës dhe të ushqehet me lëndë ushqimore alternative të pranishme në farmaci, të cilat përmbajnë përqindje fare të vogël proteinash.
Një tjetër sëmundje që mund t’i prekë foshnjat është Galaktozhemi (çrregullim i trashëguar ku foshnja nuk është në gjendje të metabolizojë galaktozën-sheqerin e qumështit), që vjen po kështu si pasojë e humbjes së enzimës përgjegjëse për tretjen e galaktozës, e cila është një lëndë e pranishme tek qumështi i nënës. Në këtë rast sërish në alternim të qumështit të nënës duhen sjellë komponentë ushqimor tërësisht të zhveshur nga kjo lëndë, përndryshe komplikacioni mund të shkaktojë frenimin e zhvillimit të fëmijës dhe çrregullimin mendor të tij.
Ushqimi i gruas shtatzënë.
Sa i përket aspektit të funksionalitetit të gruas, shtatzënia është një proces jo i natyrshëm dhe si e tillë ajo i nënshtrohet një sërë çështjesh, që duhet të kihen parasysh. Kësisoj, shëndeti i gruas shtatzënë është shumë i lidhur me shëndetin e foshnjës në bark dhe çdo gjë që e dëmton nënën, mund ta dëmtojë edhe foshnjën e saj.
Zakonet e këqija të nënës, sikurse pirja e duhanit apo alkoolit, lëvizja e pakët, etj, ndikojnë negativisht tek foshnja në bark. Sa i përket pirjes së duhanit, ajo ndikon në inteligjencën dhe peshën e foshnjës. E njëjta gjë vlen edhe për alkoolin. Ndërsa lëvizja e pakët mund të shkaktojë akumulimin e lëngjeve tek gruaja shtatzënë dhe për pasojë kemi rritje të tensionit të gjakut.
Duke u bazuar mbi sa thamë m lart, themi se shtatzëna të largohet menjëherë prej çdo zakoni të keq, po qe se dëshirojmë një fëmijë sa më të mirë dhe të shëndetshëm.
Ushqimi është një tjetër faktor ndikues tek shtatzëna, prandaj pesha e saj gjatë shtatzënisë duhet të jetë jo më shumë se 14 kilogram dhe jo më pak se 11 kilogram. Nuk duhet të teprohet me shtimin në peshë, i cili kryesisht ndodh si pasojë e faktit së guraja shtatzënë e lëshon frerin dhe fillon që gjatë shtatzënisë të hajë sipas qejfit, gjë që përbën pikërisht sekretin e mbipeshës së madhe të disa nënave gjatë shtatzënisë, të cilat sipas këndvështrimit të doktor Ismail Ebu Bekrit, shndërrohen në një fuçi.
Sa i përket elementëve të tjerë thelbësor për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të foshnjës, sikurse hekuri, zinku dhe vitaminat, ato duhet të gjenden të depozituara tek nëna shtatzënë në sasi të mjaftueshme, sepse mangësitë e këtyre mund të shkaktojnë pasoja negative edhe tek nëna edhe tek foshnja që ajo mban në barkun e saj, pasi fëmija është si një ndërtesë, e cila konstruktohet përmes lëndëve bazë të pranishme tek nëna e tij.
Allahu i shpërbleftë nënat tona, të cilat kanë kontribuar për ne që në zanafillën e jetës sonë!”
[Mbarimi i tekstit]
Këtu ndaloje kronometrin e orës tënde!
Koha që arrite është ________ minuta.
Shpejtësia jote në lexim është = numrin e fjalëve të tekstit / (pjesëtuar) me kohën e arritur ____________ = ____________ fjalë / minutë.
Vërejtje: Nuk ke nevojë t’i numërosh fjalët e tekstit, pasi unë po ta jap shifrën e tyre, ato janë thuajse 1100 fjalë.
Nxënia:
Qarkoje përgjigjen e saktë, por duke mos e shkelur kushtin e domosdoshëm që të “mos shikosh kurrsesi në tekst”!
Pyetja 1 – Qumështi i nënës përmban:
a. 230 kilokalori.
b. 760 kilokalori.
c. 900 kilokalori.
d. 400 kilokalori.
Pyetja 2 – Në tre javët e para, qumështi i nënës përmban një përqindje të madhe të lëndës:
a. Imunoglobulinë C
b. Imunoglobulinë D
c. Imunoglobulinë F
d. Imunoglobulinë A
Pyetja 3 – Pesha e disa grave pas shtatzënisë shtohet si pasojë e zakoneve të tyre të këqija dhe gratë bëhen si fuçi, sipas këndvështrimit të doktor:
a. Ismail Ebu Bekrit
b. Ibrahim Khatibit
c. Muhamed Ismailit
d. Hadi Mustafa
Pyetja 4 – Qumështi i nënës përmban sasi të mëdha yndyrash.
a. Po.
b. Jo.
Pyetja 5 – Përqindja e absorbimit të hekurit të gjendur tek qumështi i lopës është:
a. 50 %.
b. 10 %.
c. 40 %.
d. 30 %.
Pyetja 6 – Pesha e shtatzënës, kundrejt peshës normale të saj, duhet të:
a. Mos jetë mbi 12 kilogram dhe nën 11 kilogram.
b. Mos jetë mbi 13 kilogram dhe nën 11 kilogram.
c. Mos jetë mbi 14 kilogram dhe nën 11 kilogram.
d. Asnjërën.
Pyetja 7 – Lëvizja e pakët shkakton:
a. Shtim në peshë.
b. Shtimin e tensionit të gjakut.
c. Shtimin e peshës së fëmijës në bark.
d. Rënien e shtatzënës nga pesha.
Pyetja 8 – Sëmundja PKU (Fenikketonuria) shkakton:
a. Mangësi në zhvillimin e fëmijës dhe çrregullim mendor të tij.
b. Vetëm çrregullim mendor të fëmijës.
c. Vetëm mangësi në zhvillimin e fëmijës.
d. Asnjërën.
Pyetja 9 – Në rastin e prekjes nga sëmundja e galaktozhemit:
a. Duhet të përdorim një përbërës, që nuk përmban fare galaktozë.
b. Duhet të përdorim një përbërës, që përmban përqindje të vogël galaktoze.
c. Duhet të përdorim qumështin natyral të nënës.
d. Duhet të largohemi tërësisht nga të gjitha llojet e qumështit.
Pyetja 10 – Akumulimi i proteinave në trupin e fëmijës çon në:
a. Shtimin e zhvillimit muskulor të fëmijës.
b. Probleme shëndetësore në veshkën e fëmijës.
c. Probleme shëndetësore në mëlçinë e fëmijës.
d. Probleme shëndetësore në mëlçinë dhe veshkën e fëmijës.
– Pasi të kesh llogaritur pikët e nxënies tënde, referoju tekstit dhe nxirr prej tij përgjigjet e sakta, nga ku duhet të llogarisësh nxënien tënde faktike. Mesatarja e nxënies tënde në përqindje, përftohet duke i shumëzuar përgjigjet e tua të sakta me njëqind dhe pjesëtuar me dhjetë.
Kësisoj nxënia jote është: _________________ .
Pra pikë së pari të duhet që pa humbur kohë të përcaktosh gjendjen tënde, e paskëtaj mund të nisemi së bashku në rrugët të cilat do të ndihmojnë që ta rrisësh shpejtësinë e leximit tënd.
Regjistroje shpejtësinë tënde fillestare të leximit dhe mos e harro atë, me qëllim që të vëresh përparimin tënd dhe ta referosh atë tek koeficientët e mëposhtëm:
Lexuesi: Fjalë/Minutë: Nxënia:
I dobët 10-100 30-50 %
Mesatar 200-240 50-70 %
Intelektual 400 70-80 %
Më i miri në 100 persona 800-1000 + 80 %
Më i miri në 1000 persona + 1000 + 80 %
Kurse tani, pasi u njohe me gjendjen tënde, dua të të pyes një pyetje të rëndësishme: Cili është përkufizimi yt për leximin e saktë?
Unë jam i sigurt, se përgjigjet ndryshojnë nga një person tek tjetri… Gjithsesi përkufizimi i saktë për leximin është se: “Leximi është njohuria dhe nxënia e mirë, kompletimi i jashtëm dhe i brendshëm, si dhe kujtesa e afirmuar për të thirrur dhe lidhur informacionet ”.
Unë e di se ky përkufizim është disi i komplikuar, ndaj dhe ne do ta marrim çdo komponent të tij dhe do ta shqyrtojmë më vete:
Njohja: Presupozon njohjen e gjuhës së shkruar dhe kuptimin e kualifikuar të domethënieve të saj. Fakti se tek kuptimi i kualifikuar i njohjes së domethënieve dhe nocioneve të gjuhës mund të arrihet vetëm përmes një njohjeje sa më të mirë të saj, del në pah në rastin kur unë të jap një libër në anglisht, duke supozuar se ti nuk i di as edhe shkronjat e alfabetit të anglishtes. Sigurisht edhe mundësia e një leximi sa më produktiv vjen në përpjesëtim të drejtë me njohjen tënde të gjuhës, vjen.
Nxënia e mirë: Pra kuptimi nga ana e lexuesit, i idesë apo synimit të shkruesit, ku arrihet përmes rrugës së mendjes.
Kompletimi i brendshëm: Presupozon lidhjen midis segmenteve të lexuara.
Kompletimi i jashtëm: Analizimi dhe kritika e idesë së tekstit, vlerësimi i saj dhe përqafimi ose refuzimi i saj.
Kujtesa-aftësia për të rigrumbulluar informacionin: Pa koment.
Thirrja e informacionit: Kujtimi i informacioneve kur është e nevojshme.
Lidhja: Si t`i fusësh dhe lidhësh informacionet në mendjen tënde.
Segmentet e lartpërmendura që i përkasin përkufizimit të leximit, nuk janë radhitur sipas rëndësisë, por çdokush nga ne është i lirë t’i radhisë ato si të dojë.
Referohu në këto që përmendëm më lart, për të diktuar pikat e tua të forta dhe të dobëta dhe për t’i përmirësuar ato.
Tani, pasi mësuam se cili është leximi korrekt dhe pasi mësove nivelin tënd të leximit, kalojmë tek metodat ndihmuese për rritjen efikase të shpejtësisë së leximit.
Së pari dhe para së gjithash, na duhet të mësojmë mënyrën e përgatitjes së vendit të leximit dhe se cilat janë rrethanat e ambientit ndihmues për të lexuar. Disa e kanë për zakon të lexojnë në vende të zhurmshme, të sikletshme, zbavitëse apo në praninë e fëmijëve ose personave të tjerë dhe pastaj vjen e thotë se nuk arrijnë të lexojnë më tepër se tre faqe. Disa të tjerë e kanë për zakon të lexojnë në vende, ku rrëmuja sundon në të katër anët, rrobat janë të hedhura andej-këtej, ushqimi i sapo-ngrënë gjendet mbi tryezë, shishja e koka- kolës është ngritur në mes të dhomës, ambient ky që me zë të lartë deklaron “Rroftë rrëmuja!”.
Vendin ku lexon, duhet ta bësh një vend të përshtatshëm, me qëllim që të të qetësohen nervat, të relaksohesh dhe ta shijosh leximin.
Kushtet që duhet të plotësojë vendi i leximit:
1. Ndriçimi: duhet të jetë i mirë dhe preferohet që vendi i leximit të jetë tek dritarja, kurse nëse përdor ndriçimin e tryezës, atëherë përpiqu që ai të ndriçojë mbi shpatullat e tua dhe të lëshojë dritë mbi dorën me të cilën shkruan, me qëllim që ta shmangësh hijen. Kur të lexosh, mos ia drejto dritën syve, por drejtoja atë lëndës që lexon.
2. Relaksimi trupor dhe qëndrimi korrekt: disa studiojnë pas darke, shtrirë dhe me dritë të dobët, teksa libri që studiojnë është i mbushur me informacione të rëndësishme, që duhen studiuar në detaj. Në fund dihet rezultati, gërhitja që shtron rrugën e hyrjes në një gjumë të thellë.
Bëj kujdes që që shpina jote të jetë e drejtuar mirë. Më e mira është që të ulesh në karrige dhe këmbët e tua ta prekin tokën, me qëllim që të jesh në një pozicion të qëndrueshëm dhe të mos lodhesh me kalimin e kohës.
3. Sigurimi i lëndës që duhet lexuar dhe i mjeteve të duhura: dikush prej nxënësve apo lexuesve është ulur, duke qenë i vendosur të lexojë pa ndërprerë për tre orë të tërë, ta mbarojë tërë librin, por vetëm pesë minuta pasi ulet, kujtohet se ka harruar të marrë syzet. Rrugës për t’i sjellë syzet, hyn në kuzhinë dhe nis të hajë një mollë. E kullufit shpejt e shpejt atë dhe pastaj i kthehet sërish studimit e pa kaluar pesë minuta kujtohet se nuk ka sjellë lapsin e plumbit për të shkruar vërejtjet, por teksa shkon ta marrë atë, kujtohet se nuk disponon asnjë të tillë, ndaj shkon t’ia huazojë lapsin e plumbit motrës së vet. Situata tensionohet, sepse ai ia ka marrë asaj edhe më parë një të tillë, por nuk ia ka kthyer… Ky është skenari i përditshëm, që na humbet një kohë të tërë.
Kësisoj, bëj kujdes të grumbullosh të gjitha gjëraat që të duhen para leximit, me qëllim që të garantosh një qëndrim të pandërprerë, pa u ngritur dhe të arrish të realizosh atë që dëshiron.
4. Lartësia e karriges me tavolinën: Tavolina lypset të jetë e ngritur nga karrigia aq sa të të përshtatet ty. Nëse distanca midis karriges dhe tryezës është e papërshtatshme për ty, studimi do të jetë shumë i lodhshëm dhe sfilitës, ndërkohë që ne s’ia dëshirojmë vetes një gjë të tillë.
Për njerëzit normalë, preferohet që lartësia e tryezës të jetë 73-81 cm dhe karrigia të jetë 20 cm. Çështja bën përjashtim për ata që janë me këmbë shumë të gjata ose shumë të shkurtra.
– Pasi të kemi mbaruar me ambientin e jashtëm, kalojmë tek ambienti i brendshëm, i cili është quajtur kështu, pasi të gjithë personat e familjes mund të përfshihen në të:
1. Konfuzioni “koha e përshtatshme”: Nëse do banoje me ne në shtëpi, do e kuptoje këtë fjalë pa ta shpjeguar fare. Zëri i televizorit është ngritur në kulm, babai im bërtet sa herë që ekipi i tij i zemrës i avitet golit… Im vëlla grindet me vëllezërit e tjerë… Nëna ime si gjithmonë kërkon prej meje të shkoj të blej disa sende që duhen blerë… Djali i komshiut që e mendon veten artist, këndon në kanatet e dritares së tij… Kjo është jeta, ndaj përpiqu që t’i krijosh vetes një kohë të përshtatshme për të lexuar. Një e kohë e tillë që unë ta rekomandoj, është koha kur të gjithë flenë, ndërsa çështjen tënde të gjumit mund ta rregullosh, duke fjetur kur ata janë zgjuar. Përndryshe shko porosit tek kovaçi një derë hekuri anti-zhurmë… E rëndësishme është të gjesh një zgjidhje për veten… Një zgjidhje e tillë është të shkosh të lexosh në ambientin e bibliotekës së xhamisë dhe të kthehesh vetëm pas namazit të jacisë-darkës… Në të gjitha këto zgjedhje ti ke dorë të lirë…
2. Shpërqendruesit e mendjes: shmangi më maksimum shkëputësit, sidomos telefonin dhe nëse pret një telefonatë, lëre telefonin në dridhje… Për disa persona, konsiderohen si shpërqendrues edhe aromat e ushqimit, tringëllima e lugëve dhe enëve metalike, etj. Nëse je një prej njerëzve të tillë, shmangi këto gjëra dhe qëndro në ambientin më të largët prej këtyre shpërqendruesve.
3. Problemet shëndetësore: kërkohet kurimi nga çdo sëmundje, sepse sëmundja e dobëson efikasitetin tënd dhe ta sfilit trupin. Gjenden një sërë sëmundjesh, të cilat e nxjerrin jashtë loje të lexuarin dhe studimin, ndaj ato duhen kuruar plotësisht, në mënyrë që të arrish një lexim dhe studim produktiv. Prej këtyre sëmundjeve është për shembull diarreja, që padyshim e hallakat personin dhe është faktor i destabilizimit të brendshëm dhe të jashtëm të njeriut.
Pas kësaj kemi arritur tek gatishmëria për të lexuar dhe nxënë, pasi i dhamë fund bastionit të shpërqendruesve dhe penguesve të leximit.
Sapo kemi mbërritur në preludin e “fokusimit të syrit”.
Dy sytë e tu të mrekullueshëm:
Vërejtje: Syri përmban 130 receptorë drite, me një kapacitet prej pesë fotonesh (njësi drite) në sekondë.
Nuk duam të flasim ekskluzivisht mbi syrin dhe komponentët e tij, por shkenca ka vërtetuar, se syri është i aftë që ta kapë një imazh në një kohë rekord prej një të pesëqindtën e sekondës. Problemi më i rëndë lidhur me leximin e dobët qëndron në përdorimin e keq të syrit. Mëso se në Japoni gjendet një akademi, e cila që në fillore u mëson fëmijëve kapjen e imazheve në një mënyrë tepër të shpejtë, në më pak se një sekondë. Mbi këtë do të të tregoj pak pas.
Problemi me ne qëndron se ne gjatë leximit, e ngulim gjatë syrin tonë, në përpjekje për të kuptuar mirë atë që lexojmë, gjë që përbën pikërisht shkakun e ngathtësisë sonë në të lexuar. Kësisoj, nëse ti qëndron një sekondë të tërë në një fjalë, atëherë i bie që një faqe e plotë normale e përbërë nga 18 rreshta, të të marrë rreth 1 minutë e 20 sekonda, pra nëse faqet e librit janë 300, atëherë ti ke për të humbur 1 min e 20 sek x 300 = 400 minuta = 6.5 orë për të lexuar një libër!!!! Shpresoj të jetë qartësuar kjo pikë…
Por cila është zgjidhja?
Hulumtimet kanë treguar, se në 80 % të rasteve, në të cilat lexuesit nuk i lejohet t’i kthehet leximit të çastit, thënë ndryshe nuk i lejohet të luhatet, duke u kthyer tek fjala e mëparshme për ta lexuar sërish atë, syri në këtë rast e kap realisht informacionin dhe e nxë atë, pasi të jenë lexuar disa shprehje vijuese të tekstit.
Kjo është krejt siç vepronte imam Shafi’iu [Allahu e mëshiroftë], i cili ishte aq i fuqishëm në leximin dhe nxënien e tij, saqë i vendoste dy duart e veta mbi faqen përbri dhe e mbulonte atë, me qëllim që të mos i shkonte syri tek ajo dhe t’i shpërqendrohej nxënia.
Përfitimi që nxjerrim është, se syri përbën në vetvete një skanues të mrekullueshëm, i cili i kap shprehjet dhe përmbajtjet tekstuale me përpikëri, për t’ia kaluar më pas për analizë mendjes, teksa dihet se, që mendja ta memorizojë dhe nxërë informacionin, ai duhet që të futet në të i sistemuar.
Por si mund të bëhet e mundur një gjë e tillë?
Po të përmend një metodë, e cila ka për të të ndihmuar që t’i shtosh kapacitetet e tua përthithëse. Kjo metodë është metoda e shkrimit të numrave në një formë kolone të përbërë nga dy numra, sipas formës në vijim:
25
29
43
Preferohet që këto numra t’i shkruajë dikush tjetër për ty, por ato mund t’i shkruash edhe vetë. Në të djathtë të numrave lër vend bosh, nëse shkruan me të djathtën, ose në të majtë të numrave, nëse shkruan me të majtën. Përpiqu ta përthithësh numrin në kohën më të shkurtër të mundshme. Sakaq, vendos një karton mbi numër dhe shkruaje atë në vendin bosh. Pastaj kalo shpejt tek numri që vjen më pas e kështu me radhë. Besomë se ke për t’u kënaqur.
Pas le të themi 14 numrash, shtoji shifrat e numrit në tre, si në shembullin në vijim:
254
567
793
Vijo kështu, derisa të arrish të ushtrohesh me numra shtatë shifror ose edhe më shumë, duke gabuar sa më pak të mundesh dhe në një kohë sa më të shkurtër të mundshme.
Ushtrimi në fjalë do të të dhurojë një kënaqësi të veçantë dhe do të bëjë që t’i mësosh të gjithë numrat e telefonit tënd dhe të gjitha targat e makinave të lagjes. Unë vetë, para se të mësoja leximin e shpejtë, e mendoja të tillë gjë të pamundur, kurse tanimë pasi jam afirmuar në të, arrij t’i përthith shumë mirë shifrat në fjalë.
Pas këtij ushtrimi mësove, se nga sekretet e leximit të shpejtë është, që syri yt të lëvizë si një makinë shkrimi, në një formë të përcaktuar dhe të sistemuar, drejt përpara dhe pa u kthyer fare pas, duke mos pasur frikë prej nxënies së dobët. Kësisoj përmirësimi yt progresiv, me lejen e Allahut të Lartësuar, është i sigurt dhe mendja jote gradualisht do të mësohet me leximin e shpejtë.
Lexuesi i mirë arrin të lexojë katër fjalë në një hedhje të vetme vështrimi dhe të ecë vetëm para; ndërsa lexuesi i avashtë në një hedhje vështrimi arrin të kap një fjalë të vetme dhe shpesh gjatë leximit luhatet dhe kthehet pas, nga frika se nxënia e tij është e pakët, gjë kjo që ia çon atij dëm kohën gjatë leximit.
Besoj se ideja tanimë lavdi Zotit është kthjelluar.
Të këshilloj të ushtrohesh në kuptomin sa më të mirë të fjalëve dy herë në jave, duke lexuar një subjekt të vlefshëm, duke e regjistruar përmirësimin dhe nxënien tënde në lexim. Vlerësimin e nxënies mund ta bësh duke i shkruar pyetjet para leximit, ose duke e vënë dikë që të të testojë në subjektin e lexuar. Të këshilloj të përmirësohesh në vazhdimësi, përndryshe të lutem të mos i lexosh këto fjalë, që po shkruaj, sepse ato nuk qenkan për ty…
Këtu kemi arritur në mesin e rrugës së leximit të shpejtë…
– Dijeni se baza e çdo gjëje është ushtrimi. Kështu, nëse ti i lexon të gjitha literaturat që flasin mbi leximin e shpejtë, por nuk i ushtron gjërat që mëson, është e sigurt se nuk ke për të përfituar denjësisht.
Normal që ti je i lirë të hulumtosh edhe literatura të tjera veç këtij subjekti që po të paraqes, por më beso, nuk ke për të gjetur asgjë më tepër sesa disa detaje shtesë.
Unë ta tregova rrugën dhe ty të mbetet ta kompletosh atë.
Në vijim do të flasim mbi përdorimin e orientuesve pamorë dhe mënyrën e përdorimit të tyre, si dhe do fokusohemi tek problemet, që shkaktojnë një përqendrim dhe nxënie të vogël.
Orientuesi pamor:
Besoj se ende i kujton fillimet e leximit tënd, sesi ti përdorje gishtin tënd në lexim, me qëllim që të përqendroheshe më tepër. A të ka penguar babai apo nëna jote nga diçka e tillë, a të kanë thënë se ky është një zakon i keq që e ngadalëson leximin?
Më lejo të të pyes, nëse ti ende sot përdor të njëjtën metodë për të gjetur një numër të caktuar në numëratorin telefonik ose kur kërkon për kuptimin e një fjale në fjalor? A e përdor ende këtë metodë për të regjistruar një numër të pranishëm të listuar? A e përdor ende këtë zakon kur lexon?
Shumica e njerëzve do të përgjigjen me “po” në të gjitha pyetjet e dhëna, përveç asaj të fundit. Të pakët do të jenë ata persona, që do të përgjigjen me “po”për pyetjen e fundit, por përse? Sepse ne që në fillim ne jemi mësuar me qëndrimin shpeshherë kritik të prindërve dhe mësuesve tanë karshi kësaj cilësie. Mbaj mend që kur kam qenë në fillore, kemi pasur një mësues trupmadh, që e quanim “shuplaka e vdekjes”, pasi dora e tij shumë e madhe ishte e frikshme, kur qëllonte dikë prej nesh. Ai ishte realisht i frikshëm dhe ta nxinte faqen, nëse nuk lexoje me gishtin në tekst, gjë që ndikonte shumë në përqendrimin tonë dhe arritjen e rezultateve pozitive në lëndën e tij, por cili ishte shkaku për këtë? Po të jap një shembull që ta mësosh këtë shkak: Nëse unë të kërkoj që të bësh një rreth imagjinar me syrin tënd dhe unë do qëndroj para teje, kam për ta parë syrin tënd të anohet, por të mbetet paralel dhe pingul, ndërsa nëse unë sjell një lapës, qëndroj para teje duke lëvizur lapsin në formë rrethi, pasi të të kem kërkuar që ta shoqërosh lëvizjen rrethore të lapsit me syrin tënd, atëherë kam për të parë se syri yt realisht ka për të bërë një rreth. Është pikërisht komforti i syrit me orientuesin pamor, ai që e bën orientimin pamor të përshtatshëm për lexim. Shpresoj ta kem kthjelluar idenë.
Kësisoj, orientuesi pamor ka dobi të mëdha: ai e ul mundimin, e shton përqendrimin e mendjes, jep shpejtësi të qëndrueshme në leximin e shpejtë dhe shton edhe vlerën e nxënies.
Por cilët janë kushtet për një orientues pamor të sukseshëm në lexim?
Orientuesi pamor duhet të jetë i gjatë dhe i ngritur, fakt ku qëndron dhe problemi i gishtave të cilët janë të trashë, të shkurtër dhe mbulojnë shumicën e faqes, ndaj dhe nuk preferohet të përdoren. Si orientues pamor mund të përdorësh një lapës plumbi, një rezervë stilolapsi ose një purtekë të hollë dhe të gjatë.
Por si ta përdorim orientuesin apo udhëzuesin pamor?
Vendose atë nën rreshtin që lexon, lëvize lehtësisht në drejtim të leximit dhe mos u përpiq të sajosh bartjen e tij midis pauzave; përpiqu ta lëvizësh orientuesin përpara sipas aftësisë tënde dhe tento ta shtosh shpejtësinë avash-avash, me qëllim që të mësohesh.
Lexuesi i shpejtë e vendos orientuesin në mes të rreshtit, ashtu që dy sytë e tij e lexojnë tërë rreshtin, pasi syri mund të shikojë lehtësisht 5-6 fjalë njëherazi, njëlloj si skaneri.
– Pas këtyre udhëzimeve, provo ta lexosh subjektin e mëparshëm dhe përpiqu të praktikosh metodën e orientuesit pamor. Kur të shohësh se je përmirësuar, përpiqu që orientuesin pamor ta vendosësh udhëzues për dy rreshta njëkohësisht dhe mos harro të regjistrosh kohën tënde.
Që leximi yt të jetë efikas, përpiqu gjithashtu që:
1. Distanca midis dy syve të tu dhe materialit që dëshiron të lexosh, të jetë një distancë e përshtatshme, e cila t’i qetëson sytë dhe kap një sasi të madhe fjalësh në një fokusim të vetëm.
2. Përdor sistemin e ritmit të lavjerrësit: duke u përpjekur që avash-avash ta shtosh shpejtësinë e leximit sot 150 fjalë në minutë, nesër 160 fjalë në minutë dhe kështu me radhë, periudhë pas periudhe, derisa ta arrish objektivin tënd dhe e mos harro se praktika dhe ushtrimi janë baza e çdo gjëje.
Ekzaminimi i hollësishëm dhe shfletimi i shpejtë:
Ekzaminimi i hollësishëm konsiston në gjetjen e një të dhëne, rreth së cilës hulumton mendja jote “një fjale në fjalor, numër telefoni, një të dhëne të caktuar në një libër, etj”. Njerëzit e përdorin shumë ekzaminimin e hollësishëm, sidomos studentët që mësojnë në gjuhën jo amtare, hulumtuesit dhe të interesuarit në subjekte të caktuara studimore.
Zhvillimin e kësaj teknike mund ta performosh përmes ushtrimit në vijim:
Përpiqu të kërkosh për një fjalë në një fjalor të caktuar, të cilën e njeh por nuk ia di kuptimin e saj të detajuar. Bëje këtë, duke e regjistruar kohën që të duhet për këtë gjë. Ushtroje këtë teknikë për 10 minuta rresht dhe besomë se do të argëtohesh shumë me të, sidomos nëse e kryen në formë sfide midis teje dhe një shokut tënd; duke përfituar në të njëjtën kohë njohurinë e kuptimit të detajuar të kësaj fjale.
Shfletimi i shpejtë është procesi, përmes të cilit sytë e tu mbulojnë kategori të caktuara të parapërzgjedhura nga lënda që lexohet, me qëllimin që të kesh një informacion të përgjithshëm mbi këtë material.
Këtë metodë e zbatojnë njerëzit e zakonshëm qoftë në leximin e gazetës, qoftë në ditët e sotme, kur shfletojnë të dhënat e internetit apo kur zgjedhin një libër për të lexuar.
Konsiderohet humbje kohe, që teksa ti po hulumton për një subjekt fetar rreth le të themi “tejemumit”, për të arritur tek subjekti në fjalë, ta lexosh tërë librin. Për këtë mjafton përvijimi i pasqyrës së lëndës, leximi i titujve dhe kapitujve, prej ku arrihet tek kuptimi i informacionit në kohën më të shkurtër të mundshme. Kjo rrugë të ndihmon gjithashtu në përzgjedhjen e librave të tu të preferuar, hulumtimeve në internet dhe të tjera gjëra të kësaj natyre.
Probleme tek lexuesit:
1. Leximi me zë të ulët: shumica e njerëzve e përdorin këtë metodë, për të kuptuar shprehjet e tekstit të lexuar dhe për të shtuar përqendrimin, por kjo metodë e ngadalëson ndjeshëm leximin. Ky lexim nuk konsiderohet zakon i keq, por gjithsesi ai duhet reduktuar sa më shumë. Reduktimi i leximit me zë të ulët arrihet përmes implementimit të leximit të shpejtë të pjesëve që na interesojnë prej tekstit, deri në shpejtësinë prej 1000 fjalësh në minutë.
2. Përdorimi i gishtave në lexim: në kornizën e të cilit përmendëm metodën e orientuesit pamor.
3. Kthimi pas dhe rileximi: personi ndjen se nuk e ka kuptuar shprehjen e kaluar dhe i kthehet sërish leximit të saj, proces ky që s’është i domosdoshëm, por që vjen për shkak se personi nuk ka besim në kapacitetet e tij mendore personale.
Zgjidhja e problemit në këtë rast qëndron në:
Së pari: Përpjekjen e paepur për të mos lexuar atë gjë, që mendon se e harrove.
Së dyti: Shtimin e shpejtësisë së leximit dhe përkujdesjen për të vijuar leximin me sy, duke qenë optimist, se kjo gjë do ta rrisë me siguri nxënien tënde.
4. Shpërqendrimi dhe aktivizimi sfilitës: disa njerëz nuk mund të qëndrojnë në prehje por ata janë gjithmonë në lëvizje, krejt si djali i fqinjit tim i cili lëviz pareshtur. Kjo gjë, ndryshe nga ç’e mendojnë disa njerëz, s’është sëmundje. Nëse ti ose fëmija yt, jeni të prekur nga lëvizjet e tepruara, lypset që energjinë tënde ta shkarkosh në gjëra të dobishme, prej të cilave padyshim është leximi.
Shkaqet e leximit të dobët:
1. Vështirësia e artikulimeve: që në fillim kemi përmendur, se një nga shtyllat e leximit është të kesh dituri mbi artikulimet e tij, prandaj nëse has në një fjalë, që nuk ia di kuptimin, vendos poshtë saj vizë dhe fillimisht vijo leximin e shpejtë, me qëllim që të mësohesh; por kur të mbarosh, hulumto mbi kuptimin e saj. Pastaj lexoje tekstin sërish dhe ka për ta vënë re diferencën.
2. Vështirësia e perceptimit të mendimeve të përcjella në tekst: kjo është problematika më e madhe që ngjet me studiuesit. Kjo ndodh, pasi nëse unë si lexues nuk e kuptoj atë që lexoj, kam për t’u ndier i molepsur dhe i paaftë, mendimi im mbi tekstin që po lexoj ka për t’u ftohur dhe për pasojë kam për ta humbur përqendrimin. Zgjidhja në këtë lexim me natyrë studimore, është që unë aty për aty të hulumtoj mbi idetë apo mendësitë në fjalë dhe të mos e vonoj kuptimin e tyre, pasi kjo gjë ndikon tek morali i leximit dhe mund të më bëjë të ndihem i paaftë; prandaj vepro kështu që të shpëtosh nga ky problem.
3. Shpejtësia e papërshtatshme e leximit: provo të lexosh një tekst të caktuar germë për germë, shumë avash dhe lajmëromë mbi situatën tënde kuptimore. Nëse libri që ke për të lexuar është voluminoz dhe leximi yt është i avashtë, për shkak të mosafirmimit tënd në teknikën e leximit dhe shfletimit të shpejtë, më thuaj si do ndiheshe në këtë rast?
4. Gjendja jo e përshtatshme psikike: kam folur mjaftueshëm për të dhe po thjesht po të kujtoj përsëri, se përqendrimi i lartë ka nevojë për një mendje të kthjellët.
5. Organizimi i keq: Mosparaqitja e sendeve të duhura, gjë të cilën gjithashtu e përmendëm më parë.
6. Humbja e interesit për lëndën që lexohet: çdo person duhet të lexojë materialin që i pëlqen dhe e tërheq.
7. Dekurajimi: Para studimeve të mia në lëmin e mjekësisë, sa herë që lexoja për një sëmundje të caktuar, imagjinoja sesi i sëmuri kishte ardhur dhe më ankohej për të njëjtën sëmundje. E imagjinoja veten, sikur po e ekzaminoja atë në përputhje me përmbajtjen e lëndës studimore që po lexoja. Vazhdova të veproj kshtu, derisa hyra në spital dhe u ballafaqova me rigorozitetin e specialitetit… Kjo është vetëm një prej mënyrave të shumta të inkurajimit, që e bëjnë interesant leximin. E rëndësishme është, që gjatë kohës që lexon të mos e humbasësh kurajën e leximit.
8. Relaksimi: jepi vetes çlodhje pas çdo ore leximi, me qëllim që intelekti yt të mprihet, përqendrimi yt të shtohet dhe sytë e mendja jote të çlodhen.
– Kësisoj, mbërritëm në fundin e udhëtimit dhe po ta lë ty në dorë ta çash më tej rrugën kah leximi i shpejtë. Ec në të duke shfrytëzuar begatinë e Allahut të Lartësuar, insisto dhe m`i trego arritjet e tua.
Mos harro rolin e fuqishëm të duasë drejtuar Allahut të Lartësuar. Mos më harro edhe mua në duatë e tua.
Deri në një takim të ardhshëm po të lë në garancinë e Allahut të Lartësuar.
Es Selam Alejkum ue Rahmetullahi ue Bereketuhu!
Përzgjodhi: Altin Torba
Inteligjenca emocionale, element suksesi
Çdokush mund të zemërohet – kjo është e lehtë.
Por të hidhëroheni në personin e duhur, në masë të duhur, në kohë të duhur, për arsye të duhur, në mënyrë të duhur – kjo nuk është e lehtë.
Kur themi njeri i suksesshëm, menjëherë na vjen në mendje një njeri i zgjuar dhe me inteligjencë të lartë. Është e vërtetë, një njeri i tillë mund të jetë i suksesshëm por jo vetëm. Suksesi i një individi nuk shënjohet vetëm nga koifiçenti i inteligjencës së tij, një element shumë i rëndësishëm që të bën vërtet njeri të suksesshëm është inteligjenca emocionale për të cilën shumë pak kemi dëgjuar të flitet, pavarësisht se çdo njeri prej nesh mund ta zotërojë. Çfarë është inteligjenca emocionale? Si mund ta rrisim atë? Për çfarë na shërben ajo?
Inteligjenca emocionale është aftësia për të identifikuar, përdorur, kuptuar dhe menaxhuar emocionet pozitivisht në mënyrë që të shmangim stresin, të komunikojmë në mënyrë efektive, të kemi empati për të tjerët, të përballemi me sfidat dhe të shmangim konfliktet. Inteligjenca emocionale ndikon në aspekte të ndryshme të jetës së përditshme siç është sjellja dhe ndërveprimi me të tjerët. Studiuesit e kanë përmbledhur inteligjencën emocionale në katër cilësi kryesore1:
– Vetëndërgjegjësim që ka të bëjë me njohjen e emocioneve dhe mënyrën se si ato ndikojnë në mendimet dhe në sjelljet tona. Ne shpesh e ndjejmë se si një emocion negativ apo pozitiv ndikon tek mendimet tona për një gjë të caktuar apo edhe në sjelljen tonë. Kur jemi të mërzitur e gjithë bota na duket e zymtë dhe pesimizmi zë vendin kryesor në mendimet tona, fillojmë të sillemi ashpër dhe pakuptim ndaj të tjerëve por edhe ndaj vetes. Po ashtu edhe kur ndihemi të lumtur, menjëherë këndvështrimi jonë për botën ndryshon, sjellja jonë bëhet shumë e ëmbël me të tjerët edhe pa një arsye të caktuar. Të jesh i vetëdijshëm gjithashtu do të thotë të dish pikat e tua të forta dhe të dobëta si dhe të kesh besim tek vetja jote.
– Vetëmenaxhim ka të bëjë me aftësinë për të kontrolluar ndjenjat dhe sjelljet impulsive, për të menaxhuar emocionet në mënyrë të shëndetshme apo për tu përshtatur me ndryshimet e mjedisit. Përveçse të jesh i ndërgjegjshëm që ti tashmë po përjeton një emocion negative apo pozitiv, është e rëndësishme të kesh aftësinë për ta kontrolluar këtë emocion dhe për të reaguar në mënyrë të shëndetshme.
– Ndërgjegjësimi social është aftësia për të kuptuar emocionet, shqetësimet dhe nevojat e njerëzve të tjerë. Kur je pjesë e një grupi të caktuar social duhet të kuptosh që grupi karakterizohet nga energji dhe dinamizëm. Që të funksionojmë mirë në një shoqëri duhet që përveç ndërgjegjësimit për emocionet personale të kemi aftësinë të kuptojmë që ashtu si ne edhe të tjerët përjetojnë emocione të caktuara, andaj kur dikush kryen një sjellje të padëshiruar karshi nesh, duhet të jemi të aftë të kuptojmë që ai mund të jetë i mërzitur për një arsye të vetën dhe reagimi ynë në këtë rast duhet të jetë mirëkuptues dhe jo sulmues. Kështu mund të ndihmojmë veten dhe të tjerët të krijojmë një marrëdhënie pozitive dhe të shëndetshme.
– Menaxhimi i marrëdhënieve, nënkupton aftësinë për të krijuar dhe ruajtur një marrëdhënie të mirë me të tjerët. Një marrëdhënie e mirë ndërtohet nëpërmjet një komunikimi të mirë, të qartë dhe korrekt, nëpërmjet ndikimit pozitiv që mund të kesh tek të tjerët si dhe nëpërmjet menaxhimit të konflikteve. Në këtë botë jemi krijuar që të bashkëjetojmë me të tjerët, sado të përpiqemi të qëndrojmë brenda guaskës sonë nuk mund të bëjmë pa të tjerët, andaj është e rëndësishme të përpiqesh që kjo bashkëjetesë të jetë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Këshilla e Sokratit “Njihe veten tënde” është element kryesor i inteligjencës emocionale, njohja e ndjenjave kur ato shfaqen. Në pamje të parë mund të na duket sikur kemi ndjenja të qarta, por kur mendojmë më thellë, kuptojmë se kemi qenë të pavetëdijshëm për një ndjenjë të caktuar dhe vetëm më vonë jemi ndërgjegjësuar rreth asaj ndjenje. Gjej me vend të përmend një tregim të vjetër japonez që flet për një samuraj luftarak i cili shkoi tek një njeri i urtë për ta pyetur rreth ferrit dhe parajsës. I urti i drejtohet samurajit me fjalët: “Ti nuk je asgjë tjetër veçse një budalla i rëndomtë, unë nuk kam kohë të humbas me njerëz të tillë!”. Pasi iu cenua krenaria, samuraji i tërbuar nxjerrë shpatën duke ulëritur dhe i drejtohet të urtit: “Mund të të vras për paturpësinë tënde”. “Ky është ferri”, i përgjigjet me qetësi i urti. I befasuar nga përgjigja samuraji menjëherë e ul shpatën dhe e falënderon të urtin për mësimin e dhënë. “E kjo është parajsa”, i thotë i urti.
Reagimi i menjëhershëm i samurajit me agresivitet tregon reagimet tona të menjëhershme kur provojmë një emocion dhe reagimi i mëvonshëm i tij tregon ndërgjegjësimin tonë dhe njohjen e emocioneve që na përshkojnë.
Empatia si pjesë e inteligjencës emocionale
Shpeshherë shkaktar i prishjes së marrëdhënieve tona me të tjerët është mungesa e empatisë ose ndryshe alexitimia. Empatia është aftësia jonë për të njohur dhe kuptuar emocionet dhe ndjenjat e të tjerëve. Ajo është një formë e vetëvetëdijës; sa më mirë t’i njohim emocionet tona, aq më lehtë do t’i kuptojmë ndjenjat e të tjerëve.
Paaftësia për të deshifruar emocionet e njerëzve të tjerë është tregues i një inteligjence të ulët emocionale. Njerëzit rrallë i shprehin emocionet e tyre verbalisht, më lehtë e kanë t’i shprehin ato në mënyrë joverbale, nëpërmjet gjesteve, mimikës, veprimeve etj. Aftësia për të lexuar pikërisht gjërat e pathëna është dhe çelësi i të kuptuarit të emocioneve të të tjerëve dhe si rrjedhojë çelës i marrëdhënieve të suksesshme.
Empatia është ndjenjë ekzistente tek çdo njëri prej nesh, mjafton të përpiqemi t’i lejojmë hapësirë të veprojë. Qysh në foshnjëri të hershme kur një foshnjë dëgjon një foshnjë tjetër duke qarë menjëherë fillon të reagojë edhe ajo me të qarë, kjo mund të quhet një tregues i hershëm i empatisë edhe pse në mënyrë të pavetëdijshme. Duke u rritur njeriu me të rritet dhe egoja e tij, ndikuar dhe nga faktorët mjedisor apo kultura, njerëzit kanë filluar të bëhen individualist, për ta bota është në rregull për aq kohë sa ata janë mirë. Por në të vërtetë bota nuk funksionon kështu. Gjithçka që duhet të bëjmë për të mos e lënë individualizmin të na zotërojë është të llogarisim edhe tjetrin si pjesë e shqetësimeve tona, si pjesë e lumturisë sonë sepse nesër edhe ne mund të jemi në pozitën e tij.
E kundërta e kësaj, mungesa e empatisë, dashje pa dashje të çon drejt veprimeve të pahijshme, të çon drejt krimit, drejt dhunës. Një njeri i bën keq dikujt pasi është i paaftë të ndjejë dhimbjen e tij, lëndimin e tij. Një kriminel ka një inteligjencë të ulët emocionale, ai nuk përmbush asnjë nga pjesët përbërëse që përmendëm më sipër të inteligjencës emocionale. Ai nuk është i aftë të njohë dhe të kuptojë ndjenjat e tij dhe as të të tjerëve, nuk është iu aftë të kontrollojë emocionet, nuk është i aftë të menaxhojë marrëdhëniet me të tjerët.
Pse është e rëndësishme inteligjenca emocionale?
Siç përmendëm dhe më sipër njerëzit me inteligjencë të lartë nuk janë më të suksesshmit apo më të plotësuarit në jetë. Dimë shumë raste të njerëzve të shkëlqyer intektualisht por që nuk janë të aftë në aspektin shoqëror, janë të pasuksesshëm në punë dhe që nuk kanë marrëdhënie personale të shëndetshme. Inteligjenca intelektuale mund të na ndihmojmë të fitojmë një shkollë të mirë por është inteligjenca emocionale ajo që na ndihmon të menaxhojmë stresin dhe emocionet kur përballemi me një provim të rëndësishëm. Pra, mund të themi se inteligjenca emocionale është edhe më e rëndësishme se inteligjenca akademike.
Një inteligjencë emocionale e lartë na ndihmon të kemi performancë më të mirë në punë, të jemi më të motivuar dhe të mund të motivojmë edhe të tjerët. Ditët e sotme kompanitë e mëdha e shohin inteligjencën emocionale po aq të rëndësishme sa dhe aftësitë profesionale, madje shumë prej tyre kërkojnë dhe bërjen e testit të inteligjencës emocionale (EQ) përpara se të të punësojnë.
Inteligjenca emocionale ndikon në shëndetin fizik dhe atë mendor. Nëse nuk jemi të aftë të menaxhojmë nivelin e stresit mund të kemi probleme serioze me shëndetin tonë fizik. Stresi rrit presionin e gjakut, dobëson sistemin imunitar, rrit riskun e një infarkti, mund të nxisë infertilitet dhe përshpejton proçesin e plakjes. Stresi i pakontrolluar po ashtu mund të ndikojë dhe në shëndetin mendor duke na bërë vulnerabil ndaj ankthit dhe depresionit. Paaftësia jonë për të kuptuar dhe menaxhuar emocionet na bën të kemi gjendje të çrregullt të humorit. Prandaj, të mësosh si të reduktosh stresin është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të inteligjencës emocionale.
Inteligjenca e lartë emocionale na ndihmon të kemi marrëdhënie të shëndetshme më të tjerët. Nëse ne do jemi të aftë të kuptojmë emocionet tona dhe të dimë si ti menaxhojmë ato, rrjedhimisht do jemi të aftë të shprehim se si ndihemi dhe të kuptojmë se si ndihen të tjerët gjithashtu. Kështu mund të komunikojmë në mënyrë efektive dhe të krijojmë marrëdhënie të forta si në punë dhe në aspektin personal.
1. Goleman, D. (1998). Working with emotional intelligence. New York: Bantam Books
Suada Hajredinaj
Negocimi, 10 këshillat që duhet të zbatoni!
Aftësia për të negociuar me sukses në klimën e trazuar të ditëve të sotme të biznesit përbën dallimin midis suksesit dhe dështimit. Për këtë arsye, edhe ndoshta më shumë se kurrë, aftësia juaj për të zgjedhur detyrën tuaj më të rëndësishme në çdo çast, dhe pastaj për të rifilluar me këtë detyrë e për ta kryer sa më shpejt, edhe mirë, do të ketë më shumë ndikim në suksesin tuaj se ndonjë aftësi tjetër që mund të zhvilloni.
Por, cilat janë 10 këshillat për negocim të suksesshëm?
1. Mos kini frikë të kërkoni për atë që ju dëshironi!
Negociatorët e suksesshëm janë të sigurt dhe sfidues. Ata e dinë se çdo gjë është e negociueshme. Madje e quajnë këtë “vetëdije të negociatave”. Vetëdija e Negocimit është ajo që bën dallimin midis negociatorëve dhe shitësve të tjerë. Ju duhet të arrini një marrëveshje pa ankth dhe pa zemërim. Shembull, në vend që të thoni: “Ju nuk duhet t’a bëni këtë…” thoni “Ju nuk do të ndiheni rehat kur të bëni atë…”.
Kujdes, ka një ndryshim midis të qënit të sigurt dhe të qënit agresivë. Ju jeni i/e sigurt, kur ju kujdeseni për interesat tuaja personale duke ruajtur respektin dhe interesat e të tjerëve. Nuk duhet të largoni fokusin nga personat e tretë me të cilët do të arrini një marrëveshje. Të qëndroni të sigurt, është pjesë e ndërgjegjies së negociatave.
Nëse ju u jepni prioritet interesave personale, pa patur në vëmendje interesat e klientëve tuaj, ju do të ktheheni në agresiv. Nëse ju përcillni ndjenjë dëshpërimi, frikë për mosrealizim të shitjes, stres, do humbisni konceptin bazë të negocimit dhe si rrjedhojë do të humbisni klientët tuaj.
2. Tërhiquni dhe dëgjoni!
Kur një person tjetër flet ne zakonisht e dëgjojmë në një nga 4 nivelet – pohon Stephen R. Covey. Ne mund të:
• Injorojmë personin tjetër, duke mos e dëgjuar fare
• Shtiremi sikur jemi duke dëgjuar
• Praktikojmë dëgjimin përzgjedhës duke dëgjuar vetëm pjesë të vecanta të bisedës.Praktikojmë dëgjimin e kujdesshëm, duke treguar vëmendje dhe duke përqëndruar energjinë në fjalët që thuhen.
• Praktikojmë atë që është më i rëndësishëni, nivelin e pestë, formën më të lartë të dëgjimit, dëgjimin empatik.
Kërkoni fillimisht të kuptoni. Shumica e njerëzve nuk dëgjojnë me qëllimin për të kuptuar, ata dëgjojnë me synimin për të replikuar. Ata fillojnë të flasin e flasin pa pushim, duke humbur në shumë raste edhe kontrollin e bisedës dhe e gjithë kjo vetëm për të realizuar shitjen dhe jo për të ruajtur një marrëdhënie të shëndetshme besimi me klientët. Negociatorët, jo rrallë herë cilësohen si detektivë. Ata bëjnë pyetje dhe më pas tërhiqen për të pritur një përgjigje. Gjithashtu, ata ju tregojnë gjithcka që ju duhet të dini. Ju mund të dëgjoni në mënyrë efektive, vetëm duke lënë personin tjetër të flas.
Ndiqni rregullin 70/30 – dëgjoni 70% të kohës dhe flisni vetëm 30%. Fokusohuni në realizmin e pyetjeve të hapura, që të mund të merrni sa më tepër informacion. Evitoni sa më tepër bërjen e pyetjeve që kanë përgjigje të tilla si, “po” ose “jo”.
3. Realizoni “detyrat e shtëpisë”!
Diagnostikoni përpara se të përshkruani recetën. Mblidhni sa më tepër informacion lidhur me çështjen para se të realizoni negociatat tuaja.
• Cilat janë nevojat e klientëve?
• Çfarë presioni ndiejnë ata?
• Çfarë opsionesh kanë?
• Si mund të kenë rezultat?
Bëni detyrat tuaja jetike të shtëpisë për të arritur negociata të suksesshme. Ju nuk mund të merrni vendime pa kuptuar gjendjen e palës tjetër. Sa më shumë informacion të keni në lidhje me njerëzit me të cilët po negocioni, aq më të sigurtë do të ndiheni dhe aq më pozitiv do të jetë rezultati për të dyja palët.
Besoni në diagnozën tuaj. Pa besuar në diagnozë, nuk duhet të keni besim tek receta.
4. Jini gjithmonë të gatshëm për të ecur më tej!
Të kërkosh të kuptosh kërkon vëmendje, të kërkosh të jesh i kuptuar kërkon kurajo. Kërkoni fillimisht të kuptoni, pastaj të jeni të kuptuar. Përcillni besim të sinqertë dhe të vërtetë tek klientët tuaj. Asnjëherë mos shkoni të negocioni pa opsione. Fitoni një rezultat pozitiv gjatë bisedës me klientët tuaj dhe do të kuptoni se ata do t’a kenë të vështirë të thonë ‘jo’. Tregohuni intuitiv dhe jini të vendosur në ofertën tuaj. Vendosmëria juaj do të shtyjë klientin të pranojë apo të bëjë lëshime në favorin tuaj. Gjithmonë jini të gatshëm për të ecur më tutje. Ndiqni zërin e ndërgjegjies. Edukoni mendjen tuaj dhe ruani gjithmonë një përgjigjie rezervë. Rekomandoni, “Unë jam këtu për t’ju këshilluar, duke e menduar si mundësinë më të mirë. Por, nëse për ju nuk është shumë e përshtatshme besojmë se efektive do të jetë edhe…”
Sikurse thotë edhe GOETHE – Asnjëhërë gjërat që kanë më shumë rëndësi, mos i lini në mëshirë të gjëravë që kanë më pak rëndësi.
Suksesi privat paraprin suksesin publik. Nuk mund te mbyllni një negociatë me sukses nëse nuk keni paguar çmimin e suksesit me veten.
5. Mos merrni vendime të nxituara!
Të jesh i duruar thonë se është e vështirë. Përkundrazi unë do të thoja se është shumë e lehtë.
Nëse ju do të nxitoni, do të ketë më shumë gjasa të gaboni dhe të humbisni, para, marrëdhënie, klientë. Kushdo që është fleksibël, ka një avantazh në kohë. Durimi juaj sot, mund të jetë një “armë” e fortë për realizmin e marrëveshjes në takimin tjetër .
6. Qëllimi i lartë sjell rezultat më të mire!
Negociatorët e suksesshëm janë optimistë. Në qoftë se ju prisni më shumë, do të merrni më shumë. Identifikoni se çfarë ju doni para se të hyni në negociata. Negocimi, kur realizohet siç duhet, krijon situata të forta, të favorshme për të dyja palët. Ju do të jeni duke çuar dëm karrierën tuaj, biznesin tuaj, nëse hyni në negociata pa patur ndonjë plan paraprak. Shitësit duhet të japin më tepër për klientët e tyre dhe blerësit duhet të ofrojnë më tepër për konsumatorët.
Kurrë mos bëni një premtim që nuk mund ta mbani. Integriteti i lartë gjeneron besim dhe është themeli i arritjes së çdo marrëveshje.
7. Përqëndroni presionin tek pala tjetër, jo tek vetja!
Përgjithësisht ne kemi një tendencë për të mbajtur presionin në anën tonë, kjo edhe për faktin se kemi nevojë për të bërë një marrëveshje. Nëse ju bini në këtë kurth, ju jeni duke punuar kundër vetes dhe pala tjetër do të jetë më e fuqishme. Mos u përqëndroni në kufizimet tuaj! Krijoni nje ndjenjë të brendshme fuqie!
Fuqia juaj e negociatave rrjedh pjesërisht edhe nga presionet indirekte mbi personin tjetër. Edhe në qoftë se ata duken shpërfillës, në mënyrë të pashmangshme kanë brengat dhe shqetësimet e tyre. Eshtë puna juaj si agjent të hetoni dhe të zbuloni këtë!
8. Tregojini personit tjetër se si do të përmbushen nevojat e tyre!
Negociatorët e suksesshëm gjithmonë shikojnë situatën nga perspektiva e palës tjetër. Gjithkush shikon botën ndryshe, kështu që ju duhet të përpiqeni të kuptoni. Në vend që te fokusoheni vetëm për të fituar negociatën, ju duhet patjetër të kuptoni negociatorin tjetër dhe t’i tregoni atij mënyrat për t’u ndjerë të kënaqur.
Filozofia ime e negocimit, përfshin bindjen e plotë se njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën. Nëse ju ndihmoni të tjerët të ndihen të kënaqur, ata do të jenë më të prirur për t’ju ndihmuar ju, në përmbushjen e nevojave tuaja. Kjo nuk do të thotë aspak se ju duhet të lëshoni të gjithë gurët e “lojës”. Ju duhet të kënaqni interesat themelore të tyre, por jo të plotësoni çdo kërkesë të mundshme. Kërkesa e tyre është ajo që ata thonë se duan, interesi themelor është ajo që ata kanë vërtetë nevojë të marrin.
9. Ata nuk japin asgjë, pa marrë diçka në kthim.
Kurdo që ju jepni diçka synoni për të marrë diçka tjetër në kthim. Gjithmonë fokusohuni në: “Unë do të bëjë këtë në qoftë se ju bëni atë…” përndryshe do të rrezikoni të humbisni. Mos i lini asgjë shansit. Ju e kuptoni se nëse është për të qënë, është në dorën tuaj. Negociatorët e suksesshëm i drejtojnë vazhdimisht pyetje vetes. Përse ekziston kjo situatë? Si ndodhi ajo? Çfarë e shkaktoi atë? Ku dhe kur ndodhi? Kush është i përfshirë në të? Cilat janë mënyrat e ndryshme me të cilat mund të zgjidhim problemin? Cfarë presin palët nga kjo negociatë? Çfarë do të arrij unë pasi të mbyllet marrëveshja? “Marrëdhëniet personale janë burime prej të cilave burojnë të gjitha avantazhet, sukseset dhe arritjet e jetës së vërtetë” – thotë Ben Stein. Ruani një marrëdhënie duke patur fokus besimin dhe rezultatin pozitiv për të dyja palët.
10. Mos i merrni sjelljet e personit tjetër personale!
Shumë shpesh negociatat dështojnë për shkak se një ose të dyja palët i marrin situatat personale dhe nuk arijnë të lidhin një marrëveshje. Negociatorët e suksesshëm përqëndrohen në zgjidhjen e problemit: “Si mund të përfundojnë marrëveshjen që respekton të dyja palët”? Mos u fiksoni me personalitetin e personit tjetër, apo çështje të tjera që nuk lidhen drejtpërdrejtë me ju, pasi rrezikoni të sabotoni marrëveshjen. Nëse një klient është i pasjellshëm apo i vështirë, për të realizuar një bisedë me të përpiquni të kuptoni këtë sjellje dhe mos e merrni për asnjë moment si personale.
Ju mund të shkoni shumë larg me këto ide themelore, të jeni të hapur, të dëgjoni dhe të respektoni njëri – tjetrin.
Eshtë më fisnike për një shpirt njerëzor të lësh njerëzit të gjykojnë vetveten sesa t’i gjykosh – Stephen R. Covey