Ballina Blog Faqe 2

Zekati i Arit të Bardhë

Pyetja: A ka ndonjë dallim midis arit të bardhë dhe arit të verdhë në rregullat e zekatit?

Paraqitja e çështjes:

Në epokën e sotme është zbuluar një metal i ngjashëm me arin, prej metaleve të qëndrueshme me ngjyrë të bardhë, që quhet “platin”. Gjithashtu, ndonjëherë ari i njohur i verdhë mund të përzihet me këtë substancë (platin). Disa prej këtyre materialeve bëhen të bardha, dhe quhen gjithashtu “ari i bardhë”. Pra, a i merr ky lloj ari të njëjtat dispozita të arit të njohur të verdhë (si për shembull në zekat), apo duhet të trajtohet ndryshe?

Gjykimi për çështjen:

“Ari i bardhë” përdoret për dy gjëra:

Së pari, përdoret për të treguar metalin “platin”, i cili nuk e merr të njëjtin gjykim të arit (të verdhë), qoftë për çështje të zekatit apo për të tjera aspekte që lidhen më të.

Së dyti, përdoret për arin e verdhë të njohur, por që cili vishet ose përzihet me platin, ose përzihet me metale si “paladiumi”, “nikeli” ose të tjerë, gjë që ndryshon ngjyrën në të bardhë ose të ngjashme me të. Ky ar “i bardhë” merr të njëjtin gjykim si ari i verdhë në lidhje me çështjet e zekatit dhe të tjera aspekte. Ky emërtim është i njohur në tregun e arit.

Referencat:

  1. Fikhu Zekatil Hulij, Ibrahīm Ibn Muhammad al-Suhajmi, fq. 244.
  2. Edh-Dheheb el-Ebjedh Hakikatuhu ue Ahkamuhu esh-Sherije, Abdurrahman ibn Fahd al-Dauseri.
  3. Mexhmu Fetaua ue Buhuth të shejh Abdullah ibn el-Meni (1/316).

Burimi: Enciklopedia e Çështjeve Bashkëkohore të Fikhut 1/249.

Ndryshimi fillon nga vetja

Ulvi Fejzullahu

 

Çelësi i përmirësimit të shoqërisë dhe familjes

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Atë e falënderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, dhe se Muhammedi  ﷺ  është rob dhe i Dërguar i Tij.

Allahu i Madhëruar na mëson se ndryshimi i gjendjes së një populli nuk ndodh nga jashtë, por fillon nga vetë individi: “Vërtet  Allahu  nuk  e  ndryshon  gjendjen  e  një  populli derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në vetvete.” (Ra’d: 11)

Kjo do të thotë se pa mëshirë, dashuri e dhembshuri mes tyre, njerëzit nuk mund të mbështesin njëri-tjetrin, as të kryejnë detyra madhore si: thirrja tek Allahu, urdhërimi për të mirë, ndalimi nga e keqja, thellimi në dije fetare, përhapja e së mirës dhe bashkëpunimi. Këto realizohen vetëm kur shoqëria është si një trup i vetëm, një zemër e bashkuar.

Çdo njeri ka rol dhe ndikim në shoqëri, edhe nëse mendon të kundërtën. Allahu thotë: “Dhe  të  gjithë  do  të  vijnë  tek  Ai  Ditën  e  Kiametit  të vetëm.” (Merjem: 95)

Ditën  e  Kiametit  secili  do  të  japë  llogari  individualisht,  pa ndërmjetës mes tij dhe Allahut. Prandaj ndryshimi i shoqërisë dhe i umetit nis nga ndryshimi i individëve, e më pas përmirësohet edhe mjedisi ku ata jetojnë. E njëjta gjë vlen për familjen. Shumë prindër ankohen: “Fëmijët na devijuan, u rebeluan…” Mirëpo, para se të fajësojnë shkollën, rrugën ose të tjerët, duhet të pyesin vetveten:

  • A janë vetë të drejtë dhe të qëndrueshëm?
  • A kanë frikë ndaj Allahut?
  • A japin edukim të drejtë?
  • A janë shembull i mirë për fëmijët e tyre?

Kjo është thelbësore, sepse shpesh rregullimi i fëmijëve lidhet drejtpërdrejt me rregullimin e prindërve. Siç thotë Allahu për jetimët:“…dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë.” (Kehf: 82)

O Allah, na bëj prej atyre që dëgjojnë fjalën dhe ndjekin më të mirën. Mos na bëj prej atyre që e humbin mundin e tyre duke menduar se bëjnë mirë.

O  Allah,  përmirësoje  veten  tonë,  përmirëso familjet tona, përmirëso djemtë dhe vajzat tona, dhe na bëj shembull të mirë për të tjerët.

O Allah, na bëj çelësa të së mirës dhe pengues të së keqes, bashko zemrat tona në bindjen dhe dashurinë Tënde.

O Allah, ndrysho gjendjen tonë në gjendjen më të mirë, na fal neve, prindërit tanë dhe të gjithë muslimanët e muslimanet, të gjallë e të vdekur.

O  Allah,  dërgo  paqen  dhe  bekimet  e  tua  mbi Pejgamberin Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

Gjykimi për punën në bankë si pastruese?

Pyetje: Esselamu alejkum. Hoxhë i nderuar! Lus Allahun të jeni mirë. Unë punoj në bankë si pastruese, a më lejohet mua kjo punë?

Përgjigje: Punësimin në bankat me kamatë mund ta ndajmë në dy lloje:

  • Në punë që ka të bëjë direkt me kontratat e kamatës. Dhe kjo nuk lejohet, sepse Profeti (alejhi salatu ue selam) e mallkoi ngrënësin (përfituesin) e kamatës, dhënësin (paguesin), shkruesin dhe dy dëshmitarët e saj, dhe tha: “Ata janë njësoj (në mëkat).” (Muslimi nr.1598)

2- Në punë ku nuk ka angazhim në transaksionet e ndaluara (haram) bankare, por ku shërbehet si pastrues, rojë, shofer etj.

Dijetarët ndajnë mendime të ndryshme në këtë çështje. Ka prej tyre që e bëjnë haram çdo lloj punësimi në banka; sepse punonjësi ndihmon në mirëmbajtjen e të tilla institucioneve, të cilat përhapin haramin. Allahu i Lartësuar thotë: “Bashkëpunoni me njëri-tjetrin në mirësi dhe devotshmëri, dhe mos bashkëpunoni në mëkat dhe armiqësi! Kini frikë Allahun; vërtet, Allahu është i ashpër në dënim.” (el-Maide: 2) Dhe punësimi në banka nënkupton pranimin e të tilla transaksioneve të ndaluara.

Ka disa dijetarë që e lejojnë punësimin në të tilla pozicione; sepse në to nuk ka ndihmë të drejtpërdrejtë në përhapjen e haramit dhe mëkateve, si dhe nuk ka pranim apo dakordësi për transaksione të ndaluara. Porse punonjësi kryen një detyrë të përcaktuar e cila në vetvete është e lejuar dhe nuk ka lidhje me transaksionet e ndaluara (haram).

Ne mendojmë se, në parim puna në bankë nuk lejohet, sepse puna në të ndihmon dhe i shërben sistemit bankar kamator, që fillim e mbarim mbahet gati në çdo shpenzim të saj nga përfitimet që nxirren nga kreditë kamatore apo transaksione të tjera të ndaluara, që ajo kryen. Edhe pse në rasatin në fjalë, personi nuk mund të përfshihet drejtpërdrejt në mallkimin që përmend hadithi, por përfshihet tek ajeti kuranor i mësipërm ku ndalohet bashkëpunimi në haram.

Por, nëse personi në fjalë, nuk ka asnjë burim tjetër financiar dhe të ardhurat mujore nga rroga që merr i ka jetike për familjen, atëherë duhet të kërkojë një punë tjetër që të mund të shkëputet nga aty. Jetojmë në një kohë kur bankat kanë marrë rol mbizotërues në marrëdhëniet financiare mes njerëzve dhe shmangia e tyre shpesh është gati e pamundur, megjithatë besimtari duhet të ruhet maksimalisht sa të mundet nga përfshirja në këto institucione.

Ne kërkojmë nga biznesmenët myslimanë, që të punojnë në hapjen e institucioneve financiare pa kamat, si një nevojë emergjente e myslimanëve në këtë vend. Këto praktika financiare të lejuara fetarisht, ekzistojnë në vendet myslimane, por edhe në disa vende evropiane, dhe vlejnë si model në përhapjen e financimeve të lejuara (hallall) dhe në pakësimin e kamatës.

Allahu e di më së miri!

Komisioni i Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH / https://lidhjaehoxhallareve.com/

Kujdesuni për vëllezërit tuaj të varfër

Kujdesuni për vëllezërit tuaj të varfër!

Ibn Uthejmini -Allahu e mëshiroftë- ka thënë:
“Dijeni se sadakaja, në ditët e nevojës dhe në ditët e dimrit, ka një rëndësi të madhe.
Sepse sadakaja, sa më e dobishme të jetë për krijesat dhe sa më e sinqertë të jetë për Zotin, aq më e mirë dhe aq më i madh është shpërblimi i saj.
Prandaj, kujdesuni për vëllezërit tuaj të varfër dhe tregohuni bujarë ndaj tyre me atë që Allahu ju ka dhuruar.”

📚【 الضياء اللامع   (٢ / ٢٩١) 】

💢Kjo thënie na kujton se adhurimi nuk është vetëm në fjalë, por edhe në dhembshuri dhe përgjegjësi shoqërore. Në ditët e vështira, në dimër dhe në kohë nevoje, sadakaja ka vlerë edhe më të madhe, sepse ajo prek drejtpërdrejt dhimbjen e tjetrit. Besimtari i sinqertë nuk e shijon mirësinë vetëm për vete, por e ndan atë me vëllain e tij. Kur ne kujdesemi për të varfrit, në të vërtetë po afrohemi më shumë tek Allahu dhe po pastrojmë pasurinë dhe zemrën tonë.

https://telegram.me/Mesofenetende

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që shokët e tij vërenë tek ai forcë dhe gjallëri të jashtëzakonshme dhe thanë: “O i Dërguari i Allahut ﷺ, sikur ky të luftonte në rrugën e Allahut?
I Dërguari ﷺ tha:

  • Nëse njeriu del dhe angazhohet për t’i siguruar furnizim fëmijëve të tij të vegjël, ai llogaritet në rrugën e Allahut.
  • Nëse njeriu del dhe angazhohet për t’i siguruar furnizim prindërve të tij të moshuar, ai llogaritet në rrugën e Allahut.
  • Nëse njeriu del dhe angazhohet për t’a siguruar pavarësinë nga të tjerët, ai llogaritet në rrugën e Allahut.
  • Nëse njeriu del dhe angazhohet për t’u treguar dhe krenuar përballë të tjerëve, ai llogaritet në rrugën e djallit.” (Tabarani, Sahih)

Dobitë e hadithit:

  • Vlera a kujdestarit ndaj familjes së vet.
  • Vlera e kujdestarit ndaj prindërve të moshuar.
  • Vlera e pavarësisë nga të tjerët.
  • Mjerimi për atë që lavdërohet dhe krenohen me pasurinë e fituar.

 

Përgaditi Vedat Skenderi / https://albislam.com/

SQARIM MBI DISA ÇASHTJE TË ZEKATIT – Llokman ef. Hoxha

1. Zekati duhet me u llogaritë simbas kalendarit hënor. Nëse s’ka mundësi, llogaritja me kalendar diellor bahet me normën 2.577%.
2. Vlerësimi i mallit për zekat, pa marrë parasysh a shitet me pakicë a shumicë, bahet me çmimin e tregut në ditën e zekatit, tue llogaritë vlerën e krejt mallit përnjëherë.
3. Zekati për mallnat tregtare, mbasi të ketë arritë nisabin (vlerën e 85g ar 24k), jepet 2.5% për çdo vit, edhe nëse asht dhanë vitin e kalum, njashtu si për kursimet.
4. Kushti i qëndrimit një vit për mallrat tregtare nuk vlen, pasi ato qarkullojnë gjatë vitit, konvertohen në para dhe anasjelltas. E randsishme asht që vlera e pasurisë me qëndru një vit.
5. Lejohet me dhanë zekatin edhe në formën e mallnave tregtare, por vetëm prej atyne kategorive që janë të dobishme për ata që ju takon me marrë zekat, si ushqime, rroba, barna vegla pune, pajisje shtëpiake për të varfrit, material për xhami e të ngjashme.
6. Zekati i të ardhunave periodike (rroga, qera, projekte, etj.), mbasi të plotësohet nisabi, duhet me u dhanë për tanë shumën e posedume në datën e zekatit simbas Imami Azamit. Kjo metodë osht ma e rekomandueme dhe ma e praktikueme në botën islame. Ndërsa, simbas të tjerëve, për çdo të hyrë jepet vetëm pasi t’i kalojë asaj shume një vit i plotë, por kjo asht ma e vështirë për kalkulim dhe jo praktike.
7. Zekati për stolitë jepet vetëm për atë sasi të arit që nuk bartet shpesh dhe ruhet si thesar, qoftë ai monedha ari apo ar i vjetër i thyer.
Ari 14k ose 18k etj. duhet me u konvertu në vlerën e 24k për me ditë nisabin.
Për formulën e konvertimit, shiko artikullin e hoxhës Almedin Ejupi “Përqindja e arit gjatë llogaritjes së zekatit”.
8. Borxhet që na i kanë të tjerët, nëse janë të sigurta dhe të mira, futen në shportën e zekatit, kurse borxhet e këqija e të pasigurta nuk kalkulohen.
9. Borxhet që i kemi ndaj të tjerëve minusohen prej shportës së zekatit, por vetëm ato që do të paguhen brenda vitit zekator, e jo këstet shumvjeçare.
10. Nuk lejohet falja e borxheve (sidomos ato tregtare) në emën të zekatit, simbas shumicës së dijetarëve, ngase zekati asht dhënie, jo falje.

Zekati mbi stolitë e arit dhe të argjendit?!

Pyetje: Një njeri ka vajza të cilave ai u ka blerë stoli (ari e argjend) të ndryshme. Kur stolitë mblidhen, ato arrijnë shumën (nisabin) që është e detyrueshme për të paguar zekatin. Por në rast se ato peshohen veç e veç, ato nuk e arrijnë nisabin. Tani a duhet mbledhur të gjitha stolitë të dhe të paguhet zekati për to?

Përgjigje: Nëse ai u dha atyre këto stoli në formë huazimi ato konsiderohen të jetë pronë e tij të cilat ai i mbledh dhe paguan zekatin nëse ato arrijnë niasbin.

Por nëse ua ka dhuruar ato stoli atyre, atëherë secilës prej vajzave të tij i takon pjesa e saj, prandaj ai nuk duhet t’i mbledhë ato e të paguaj zekatin e tyre. Kjo sepse çdo vajzë posedon pjesën e vet ndaras nga të tjerat. Kështu që ato duhet të paguajnë zekatin për to vetëm nëse secila prej tyre arrin sasinë e nisabit.

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fetaua erkanul-Islam, fq. 429-430
www.perlatmuslimane.com

Begatitë e dimrit në Islam

Shumë njerëz mendojnë se kur vjen dimri vijnë vetëm probleme, rrugët e mbushura me borë, ngricat e rënda, ftohjet dhe netët e mërzitshme të gjata të dimrit. Kështu dimrin e shikon njeriu i zakonshëm i cili nuk është i vetëdijshëm për mirësitë e Allahut që dimri u sjell njerëzve.

Gjithashtu duhet të theksojmë se përfitimet e dimrit nuk pasqyrohen thjesht në skijim apo në shkatërrimin e baktereve të dëmshme në ajër, por këto begati kryesisht reflektohen në imanin dhe në ibadetin tonë. Në dimër, ne shumë lehtë mund të arrijmë te një numër i madh i sevapeve, duke bërë ibadete të caktuara të cilat është shumë më vështirë të praktikohen në ndonjë stinë tjetër.

Për këtë arsye Pejgamberi (savs) dimrin e ka quajtur ‘fitim i lehtë’.

Transmeton Amir ibn Mesudi (r.a.) se Pejgamberi (savs) ka thënë: “Agjërimi gjatë dimrit është fitim i lehtë.” (Tirmidhiu)

Kurse Ebu Hurejre (r.a.) në një rast u ka thënë shokëve të tij. „A doni të ju udhëzoj për një fitim të lehtë? Ata u përgjigjen: “Duam”. Atëherë Ebu Hurejre (r.a.) tha: “Agjërimi gjatë dimrit është fitim i lehtë.“

Pra, shkurtësia e ditës në dimër i ofron besimtarit begati të papërshkrueshme, nëse ditët në dimër i kalon në agjërim. Nëse nuk mund të agjërosh çdo të dytën ditë si agjërimi i Davudit (a.s.), atëherë agjëro të hënën dhe të enjten; në qoftë se edhe kjo është e vështirë, atëherë mund të agjërosh ditët e bardha, a ato janë dita e 13, 14 dhe 15 e çdo muaji (hixhrij); po në qoftë se edhe kjo është e komplikuar, atëherë të agjërohen nga tri ditë në çdo muaj, sepse Pejgamberi (savs) ka thënë: “Kush agjëron nga tri ditë në çdo muaj, është si të ketë agjëruar gjithë vitin.”

Gjithashtu në një hadith hasen thuhet se Pejgamberi (savs) ka thënë: “Dimri është pranverë për besimtarin, netët e gjata shfrytëzohen për namaz, kurse ditët e shkurtra për ajërim.“

Duke komentuar këto fjalë të Pejgamberit (savs), Ibn Rexhebi ka thënë: “Dimri është pranverë për besimtarin, sepse ofron një kopsht me shumë lloje të veprave të mira dhe ibadeteve të cilat është lehtë për tu përmbushur.”

Se sa i janë gëzuar shokët e Pejgamberit (savs) ardhjes së dimrit, më së miri na tregon transmetimi në të cilin thuhet se Ibni Mesudi (r.a.) kur vinte dimri thoshte: “Mirë se na vjen o dimër, në ty ka përfitime të mëdha, netët janë të gjata për namaz dhe ditët janë të shkurtra për agjërim.“

Hasan el-Basriu (r.h.) ka thënë: “Dimri është stina më e mirë e vitit për besimtarin, netët janë të gjata për namaz, kurse ditët të shkurtëra për agjërim.“

Gjithashtu në transmetim thuhet se Ubejd ibn Umejri kur vinte dimri u thoshte njerëzve: “O lexues të Kuranit, nata është zgjatur për lexim të Kuranit, andaj lexoni, kurse dita u është shkurtuar për agjërim, andaj agjeroni.“

Nga transmetimet e mësipërme dhe nga fjalët e brezave të nderuar, vijmë në përfundimin se dimri me vete sjell përfitime të mëdha për besimtarin, i cili përpiqet që çdo moment të jetës së tij ta shfrytëzojë në përulje dhe nënshtrim e bindje sa më të madhe ndaj Allahut të Plotfuqishëm.

Për fat të keq, sot janë të rrallë shembujt e njerëzve të cilët begatitë e dimrit, ditët e shkurtëra dhe netët e gjata i shfrytëzojnë në mënyrën e duhur. Një numër i madh gjatesinë e natës së dimrit e shfrytëzojnë duke luajtur letra dhe për zbavitje të tjera deri në agim, kurse shkurtësinë e ditëve e përdorurin për të fjetur në vend të agjërimit.

I lutemi Allahut të Madhërishëm që të na jepë fuqi dhe ta shfrytëzojmë çdo mundësi të ofruar që na afron tek Krijuesi i Lartësuar. Të jemi prej atyre që do t’i shfrytëzojnë këto begati të dimrit, dhe kështu ta fitojmë dashurinë e Allahut.

Dhe, le t’i kemi në mendje gjithmonë fjalët e Jahja ibn Muadhit, kur thotë: “Nata është e gjatë – andaj mos e shkurto duke fjetur, kurse Islami është i pastër – andaj mos e përlyej me sjelljen tënde!”

Autor: Izet ef. Bibic;

Përkthim: Miftar Ajdini

Në Las Vegas nis CES 2026, shfaqja më e madhe në botë e elektronikës për konsumatorët

 

CES 2026 do të shfaqë teknologjitë më të fundit nga kompanitë globale dhe startup-et inovative për katër ditë

CES 2026, panairi më i madh i elektronikës për konsumatorët në botë, ka hapur dyert e tij në Las Vegas të martën, transmeton Anadolu.

CES 2026 do të shfaqë teknologjitë më të fundit nga kompanitë globale dhe startup-et inovative për katër ditë.

Mijëra pjesëmarrës, përfshirë udhëheqës qeveritarë, drejtues të industrisë, investitorë dhe përfaqësues të medias ndërkombëtare, do të kenë mundësinë të përjetojnë teknologjitë e gjeneratës së ardhshme në Las Vegas.

Panairi, i cili do të paraqesë produkte inovative në fusha të tilla si inteligjenca artificiale, robotika, moda, shëndeti digjital, lëvizshmëria, energjia, aksesueshmëria dhe shumë të tjera, do të hapë gjithashtu rrugën për bashkëpunime globale.

Nga robotët humanoide te pajisjet e veshshme, teknologjitë e drejtimit autonom te pajisjet inteligjente shtëpiake, shumë produkte inovative që do të formësojnë teknologjitë e së ardhmes do të jenë në ekspozitë për vizitorët.

/AA/

Trump: Venezuela do të transferojë deri në 30-50 milionë fuçi naftë në SHBA

“Kjo naftë do të shitet me çmimin e saj të tregut dhe këto para do të kontrollohen nga unë, si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të siguruar që ato të përdoren në dobi të popullit të Venezuelës dhe Shteteve të Bashkuara!”, tha Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se autoritetet e përkohshme në Venezuelë kanë rënë dakord të transferojnë midis 30 dhe 50 milionë fuçi naftë të sanksionuar në SHBA për t’u shitur me çmimin e tregut, transmeton Anadolu.

“Jam i kënaqur të njoftoj se Autoritetet e Përkohshme në Venezuelë do t’i dorëzojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës midis 30 dhe 50 milionë fuçi naftë të sanksionuar me cilësi të lartë”, tha Trump në një deklaratë nëpërmjet kompanisë së tij të mediave sociale Truth Social.

“Kjo naftë do të shitet me çmimin e saj të tregut dhe këto para do të kontrollohen nga unë, si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të siguruar që ato të përdoren në dobi të popullit të Venezuelës dhe Shteteve të Bashkuara!”, shtoi ai.

Presidenti amerikan shtoi se Sekretarit të Energjisë, Chris Wright, i është kërkuar të zbatojë planin “menjëherë”, me naftën që do të transportohej në anije magazinimi direkt në portet e shkarkimit të SHBA-së.

Forcat amerikane nisën sulme ajrore të gjera të shtunën në mëngjes mbi objektiva në Venezuelën veriore, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore dhe infrastrukturën e komunikimit, ndërsa forcat e operacioneve speciale kryen një bastisje në kryeqytetin Caracas për të kapur Presidentin e vendit, Nicolas Maduro dhe gruan e tij, Cilia Flores.

Gjatë seancës së parë dëgjimore në gjyqin e tyre për akuza të lidhura me drogën dhe armët, si Maduro ashtu edhe Flores deklaruan se janë të pafajshëm lidhur me akuzat.

Administrata Trump e ka paraqitur operacionin si pjesë të një zbatimi të ringjallur të Doktrinës Monroe dhe një goditjeje ndaj trafikut të dyshuar të drogës dhe korrupsionit, ndërsa e lidh atë në mënyrë të qartë me sigurimin e ndikimit të SHBA-së mbi rezervat e mëdha të naftës të Venezuelës.

/AA/

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
49 %
4.1kmh
0 %
Fri
21 °
Sat
27 °
Sun
26 °
Mon
28 °
Tue
28 °