Përgatiti:
Enis Rama
Allahu i Madhëruar e krijoi njeriun nga një përzierje e bashkëdyzuar e cila në vete pëmban virtyte dhe vese. Arsyeja e kësaj është të sprovohet njeriu, se cila nga këto dy fuqi do të ngadhënjejë te ai. Me përfilljen e mësimeve Hyjnore dhe arsyes së shëndoshë, ai do të jetë i aftë që t’i mposhtë tendecat e liga, vesin, të shëmturën dhe të kotën, ndërsa nëse tregohet neglizhent ndaj këtyre mësimeve, ai nuk do të jetë i gatshëm që të përballet me to dhe nga kjo arenë do të si i mposhtur.
Disa prej këtyre veseve arrijnë të shfaqen dhe të bëhen pjesë e sjelljeve dhe kulturës së njeriut, e disa të tjera të cilat mbesin të mposhtura dhe nuk dalin në sipërfaqe. Por, ndodh që njeriu të mishërohet me këto vese deri në atë masë sa që nuk e vëren se ato i dirigjojnë qëndrimet dhe sjelljet e tij. Prandaj, lind nevoja për një mënyrë të përkryer dhe të sigurtë që t’i ndihmojë njeriut për të mundur veset e tij.
Rruga për eliminimin e këtyre veseve padyshim se nuk është e shkurtër dhe pa sakrifica. Mirëpo, qdo rrugë e gjatë fillon me një hap, e pastaj me insistimin e vazhdueshëm për të arritur në cakun e dëshiruar ajo mbaron.
Hapi i parë dhe vendimtar në këtë rrugë është që njeriu të pranoj betejë me veten e tij dhe pastaj të zhytet në thellësitë e saj, për të zbuluar dobësitë dhe gjithë atë që e shqetëson shpirtin e tij. Dijetarët e mirëfilltë e bënin një gjë të tillë me veten e tyre, në mënyrë që ato të shërbenin si modele dhe ecuri për të tjerët.
Lexuesve të nderuar të kësaj fleteje po ua paraqesim një përvojë të kombinuar të atyre që me një guxim ttë madh u zhytën në thellësitë e shpirtit dhe njëherë e përgjithmonë ngadhënjyen ndaj të keqës dhe të ligës.
Prandaj le të shërbejë përvoja e tyre si një pasqyrë para së cilës do t’i vëjmë vetet tona, ashtu që të shohim atë që kishin zbuluar ata, e më pas le t’i ndjekim gjurmët e tyre për të ngadhënjyer në këtë luftë.
Le të shohim pra se cilat janë rezultatet e këtyre zbulimeve?!
– Shpirti e do rehatinë dhe pushimin, ndërsa urren punët e mundimshme edhe nëse janë për hir të Zotit dhe në rrugën e Tij.
– Ai posedon mjeshtri të rrallë në paraqitjen e arsyetimeve të ndryshme që kanë për qëllim largimin e përgjegjësisë në punë dhe kontribut.
– Gjithashtu, ai ka kureshtje të tepruar dhe shfaq interesim të madh përkitazi me punët që nuk i takojnë dhe nuk janë pëgjegjësi e tij.
– Ata gjetën se te uni i njeriut vazhdimisht shfaqet dëshira për t’i shërbyer atij e asnjëherë që ai t’i shërbej ndokujt.
– Vërejtën se qoftë edhe një fjalë më e rëndomtë ka mundësi ta shpërthejë hidhërimin në të, e më pas vazhdimisht të këmbëngul në hakmarrje ndaj atij që e ka lënduar.
– Unit aspak nuk i pëlqejnë fjalët “nuk e di” dhe nëse ndodh që ta pyet ndokush që e konsideron atë të dijshëm, atëherë mundohet që me qdo mjet ta arsyetoj këtë bindje qoftë dhe me padituri.
– Në polemika mundohet me qdo kusht të fitoj dhe gëzohet shumë nëse e arrin këtë, ndërsa nëse ndodh që kundërshtari t’ia qëllojë të vërtetës, atëherë kjo gjë e dëshpëron pamasë.
– Nëse ndodh që të ketë ngatërresa ose mospajtim me ndokë, atëherë i gëzohet qdo fatkeqësie që i ndodh atij, qoftë edhe devijimi nga feja.
– Kur gabon, insiston me të gjitha mjetet e mundshme ta arsyetojë gabimin duke pretenduar se qdokujt i ngjan një gjë e tillë. E nëse ndodh që tjetri ta bëjë të njejtin gabim, atëher asnjë prej arsyetimeve për vete nuk i shpreh për atë.
– Kur prezanton në ndonjë tubim, ai do që të dëgjohet zëri i tij dhe të respektohet mendimi i tij, pavarësisht se a është i drejtë a jo, kurse ajo që më së tepërmi preferon në këto tubime është biseda për aftësitë dhe sukseset e tij.
– Shumë begati të cilat ia dhuroi Allahu dhe ia kanë lakmi të tjerët, mundohet që t’i arsyetojë se janë nga vet mundi dhe kontributi i tij, e assesi ose shumë rrallë e përmend se kjo është thjeshtë dhuratë e Zotit për të, e mbase shumë lehtë dikush tjetër ka mundur të jetë në vendin e tij.
– Nëse i bënë mirë ndokujt, atëher kërkon që ky t’i mbetet atij borxhli i përjetshëm, përndryshe pason ankimi publik dhe pëbuzja e vazhdueshme.
– I bëhet qejfi shumë kur gabon ndokush në shoqëri, e ky të nxitojë ta përmirsojë atë.
– Ai frikësohet shumë nga varfria dhe jeta e rëndë, e kjo mund ta shpie edhe në punë dhe aktivitete të ndaluara në mënyrë që ta sigurojë ekzistencën, pavarësisht dëmeve që i sjell ku fitim për fenë e tij.
– Nëse kërkohet prej tij të jap lëmoshë apo të kontriboj për ndonjë projekt të dobishëm, atëherë arsyetohet se i duhen atij dhe familjes së tij.
– I pëlqen bartja e fjalëve dhe shumë lehtë i beson thashethemeve, në veqanti atyre që i shkojnë përshtati.
– Emocionet shpeshherë ndodh të jenë aleat i fuqishëm kundër logjikës së shëndoshë, e që në bazë të kësaj të dështuar, ai ndërton qëndrime dhe mer vendime.
– Nuk e prish rehatinë dhe komoditetin edhe nëse një gjë të tillë e kërkon kryerja e ndonjë obligimi apo largimi nga ndonjë e keqe.
– Mllefoset për gjërat e thjeshta të kësaj bote dhe nuk e përmban mllefin që po shpërtheu merr me vete shumë viktima.
– Prej të ligave të shpirtit është se begatitë e dhuruara atij nga Allahu nuk i qmon, por gjithnjë lakmon të huajat.
– E nëse ndodh t’i qmojë ato, atëher nuk e falënderon Allahun ose së paku e bën këtë vetëm me gjuhë duke mos qarë kokën për format e tjera të falënderimit.
– Nëse e godet ndonjë gjë e pakëndshme ose nuk i realizohet ajo që synon, atëherë hidhërohet në caktimin e Zotit. Nëse e përmban veten nga fjalët, ai nuk përmbahet dot nga mendimi se po të ndodhte ndryshe, do të ishte më mirë për të dhe më e dobishme.
– Nuk i pëlqen aspak vetëkritika, ashtu që për qdo akuzë, qëndrim negativ ose kur të hasë në tretman të papërshtatshëm nga të tjerët, në vend se ta korrigjojë sjelljen dhe moralin e tij, ai i akuzon të tjerët se ia bëjnë këtë ngase është musliman/e dhe se ata e urrejnë Islamin.
– Dëgjon ligjërata dhe prezanton në shumë tubime të dobishme, mirëpo të gjitha ato që i përfiton përfundojnë me fjalët “do ta bëjë e do t’ia filloj”.
– Më herët ka pasur një të kaluar të bujshme dhe ka qenë vazhdimisht i privilegjuar dhe tani kur është bërë pjesëtar i ri i shoqërisë islame nuk i intereson fakti se në atë shoqëri ka shumë të atillë si ai, por kërkon nga të tjerët që kjo shoqëri e gjerë ta trajtoj ashtu si e kishte trajtuar dikur shoqëria e tij e ngushtë, dhe nëse ndodh e kundërta atëherë i akuzon të tjerët se nuk e kanë kuptuar si duhet vëllazërinë islame.
– Pasi që tani vet është udhëzuar dhe i ka hapur sytë në rrugën e Zotit, të tjerët i shikon nga lartë dhe me përbuzje, si të mjerë e të devijuar, e nuk i shikon me syrin e mëshirës dhe të kaluarës së tij se edhe ai dikur kishte qenë si ata dhe se Zoti e përfshiu me mëshirën e Tij.
Këto janë disa nga pikat që ia vlen të përmenden, e që nuk do të thotë se janë të vetmet apo të gjitha të pranishme te një individ. Prandaj nuk bën të kuptohet se janë përfshirë të gjithë me këto vërejtje, mirëpo ajo që kërkohet të kuptohet nga e tërë kjo janë dy gjëra:
– të njihemi me hapat e parë drejt fisnikërimit të shpirtit dhe
– të kemi një pasqyrë për të parë veten tonë dhe një model për tu krahasuar me të.
Prandaj, këshilloj të gjithë ta ndërmarrin këtë hap të guximshëm dhe t’ia lexojmë vetes së tyre këto të meta para se ato të lexohen në Ditën e Gjykimit.