NDALIMI I MASTRAFIT

I dashur lexues!

A e dini se ushqimi i hedhur në plehra për një vit mjafton aq sa të ushqehen hiç më pak se 1/4 e banorëve të tokës?

Ti hedhim një sy mësimeve të mrekullueshme të Islamit!

Sipas OKB-së, për çdo vit hidhen sasi të mëdha të ushqimit, të cilat do të mjaftonin për t’i ushqyer një miliardë njerëz, çështje kjo që ka shtyrë agjencitë e KB-ve të vendosin një program të ri bashkëveprues, në mënyrë që të parandalohet hedhja ushqimit, me të cilin do t’i largohej uria hiç më pak se 800 milionë njerëzve.

Organizata e KB-ve për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) ka nënvizuar se në vit hidhen në mbeturina – plehra 1.3 miliard ton ushqim ose rreth 30% e prodhimit global të ushqimit. Ekspertët këshillojnë që të mos shpenzohet tepër dhe se ushqimi që tepron të mos hedhet në plehra. Ndonëse ende nuk janë qartësuar efektet e kësaj vërejtjeje në zgjidhjen e problemit, megjithatë, besohet se ky është hapi i parë në këtë drejtim. Dana Gunders, eksperte në Institutin e Mbrojtjes së Burimeve Natyrore, i cili në fakt është institut amerikan për mbrojtjen e ambientit e me të cilin menaxhon organizata Thomson Reuters, thotë: “Patjetër na duhet ta mbyllim hendekun ndërmjet perceptimit të njerëzve që kanë për këtë problematikë dhe (ndërmjet) asaj që ata bëjnë kur janë në kuzhinë. Vetëdijesimi është hapi i parë.”
FAO (Organizata e KB-ve për Ushqim dhe Bujqësi) thotë se:
40% e të lashtave dhe të korrave, duke përfshirë këtu pemët dhe perimet,
20% e vajrave vegjetale, dhe
35% e peshqve

…nuk arrijnë në gojët e të uriturve në botë.

Duke shikuar në këto gjëra, ne arrijmë të kuptojmë rëndësinë e asaj se përse islami na ka porosit që të kujdesemi për ushqimin e të varfërve. Thotë Allahu: “Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.“ (El-Insan, 8-9)

Ky ajet kur’anor llogaritet ligj dhe rregull sa i përket menaxhimit me resurset natyrore; ajeti na urdhëron të ushqejmë të gjithë ata që kanë nevojë.

Në ajete tjera kur’anore qëndron: “Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfërit, edhe atij në kurbet, po mos shpenzo tepër e pa rrugë. Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.“ (El-Isra, 26-27)

Kur’ani vlerëson se e tërë ajo që të tepron ty është e drejtë e atij që ka nevojë dhe sikur mastrafi (ekstravaganca) është i lidhur me mos shpenzimin për të varfrit. Për këtë shkak Allahu na urdhëron që t’i japim të varfrit dhe të mos e hedhim në plehra pasurinë tonë.

Ky ajet kur’anor është ilaç efektiv kundër problematikës së hedhjes së ushqimit, për shkak se njeriun që keqpërdor pasuritë natyrore e klasifikon si soj të djallit. Thotë Allahu: “… e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).“ (El-A’rafë, 31)
Edhe ky ajet kur’anor na nxit t’i ikim mastrafit, sepse kështu largohemi nga mëshira e Allahut të Madhëruar.

Përfundimisht, Kur’ani i madhëruar na mëson se si t’i menaxhojmë resurset natyrore në mënyrë që të mos mbetet asnjë i varfër në faqen e dheut. Këto janë mësimet e Kur’anit, të cilin disa e akuzojnë për kinse dekadencë. Ju lutem, a nuk janë këto mësime, në të cilat sot po thërret OKB-ja?!

Abdudaim El-Kehil – Përkthyer nga hoxhë Sedat Islami

Artikulli paraprakASK publikon statistikat, sërish regjistrohet rritje e çmimeve të importit
Artikulli tjetërA E KA VALID HAXHIN NJË NJERI QË KA BORXH?