Ballina Qendrime Islame Ndalimi i korrupsionit dhe përvetësimit të pasurisë publike në Islam

Ndalimi i korrupsionit dhe përvetësimit të pasurisë publike në Islam

Korrupsioni

​Një prej problemeve më të mëdha të një shteti është që ta vjedhin atë vetë ata që e drejtojnë.

​Kjo në Islam quhet “gulul”, një term që është përdorur nga Allahu i Madhëruar dhe nga Profeti i Tij Muhamedi alejhi selam.

​Gululi bën pjesë në mëkatet e mëdha.

​Allahu i Lartësuar thotë:

​”Nuk i takon asnjë profeti të bëjë gulul (të përvetësojë padrejtësisht nga pasuria publike). E kush bën gulul, do të vijë në Ditën e Kiametit me atë që ka përvetësuar.”

​— Sure Ali Imran: 161

 

​Ndërsa Profeti Muhamed alejhi selam i tha Ebu Mesudit, kur e caktoi për mbledhjen e sadakasë:

​”Shko, o Ebu Mesud, të mbledhësh sadakanë, por mos të të gjej në Ditën e Kiametit duke ardhur me një deve nga devetë e sadakasë mbi shpinë, e cila bërtet, që e ke përvetësuar padrejtësisht.”

​— E transmeton Ebu Daudi dhe e saktëson Shejh Albani.

 

/Hoxhë Dr. ABDULLAH NABOLLI/

Artikulli paraprakSekreti i arritjeve të mëdha – Dr. Abdulkerim Bakkar
Artikulli tjetërAftësi apo servilizëm: Si ndikon përzgjedhja e njerëzve në rënien ose ngritjen e një shteti?