Hoti: Buxheti prej 2 miliardë siguron rritje ekonomike së paku 4 për qind
Kryeministri Isa Mustafa në një konferencë bashkë me ministrinë e Financave, Avdullah Hoti, specifikuan se për herë të parë buxheti i Kosovës ka kaluar në 2 miliardë euro.
Mustafa, tha se përgjatë dy viteve prej marrjes së detyrës në vitin 2014, Qeveria ka rritur buxhetin për 400 milionë euro. Ndërsa, ministri Hoti theksoi se, ky buxhet siguron rritje ekonomike së paku 4 për qind.