Ballina Edukim Murabaha në marrëveshje të paracaktuara

Murabaha në marrëveshje të paracaktuara

Bankat islame që janë aktive në tregjet ndërkombëtare financojnë shumë marrëveshje të paracaktuara duke përdorur murabaha. Kjo bëhet kryesisht në tregjet e mallrave. Ky rregullim mund të realizohet si më poshtë:

Kompania A, është një firmë industriale që blen rregullisht zink nga kompania B, e cila është ose një prodhues i vërtetë, ose një shtëpi tregtare. Një kompani zakonisht merr kredi nga banka për të blerë nga B, një bankë islame mund të ofrojë kreditë përmes murabaha-s, duke blerë nga B në baza kesh dhe duke shitur te A me pagesë të vonuar. Zakonisht, këto marrëveshje mbyllen si pjesë e një marrëveshjeje murabaha. Për çdo transaksion, kompania A do të informojë bankën, përmes teleksit, për dëshirën e saj për të blerë nga B, duke dhënë detaje për sasinë, cilësinë, çmimin dhe datën e dorëzimit. Banka do të caktojë A si agjent, për të blerë në emër të bankës dhe për ta shitur te vetja e saj.

Pagesa do të transferohet nga banka tek kompania B, shitësi, sapo shitja të mbyllet. Kompania A do të vonojë pagesën dhe do të paguajë një fitim për bankën (e cila është shitësi këtu). Dëshmitë e magazinës do të duhet të paraqiten për të treguar ekzistencën reale të mallrave të shitur në momentin e shitjes dhe transferimin e titullit. Duke qenë pjesë e një marrëveshjeje të paracaktuar, ky transaksion zakonisht përfundohet brenda “disa orëve”. Zakonisht një L/C ose një garanci e ngjashme ofrohet nga blerësi (kompania A), i cili e bën këtë një lloj financimi me rrezik të ulët për bankat islame. Kjo është gjithashtu një teknikë që përdoret nga bankat islame për të investuar likuiditetin e tepruar afatshkurtër.

 

Artikulli paraprakLC Murabahah
Artikulli tjetërIxharah – hyrje