Morali i keq, i cili është bërë sëmundje (kërpudhore) brenda sferës së biznesit, duhet të çrrënjoset tërësisht, pasi shkakton humbje të mëdha të të drejtave të tjerëve. Betimet e rreme, mosbesnikëria, mashtrimi, shfrytëzimi, lakmia, ngurrimi në përmbushjen e obligimeve dhe kështu me radhë, janë forma të moralit të keq.
Ekzistojnë ajete kur’anore të ndryshme, të cilat i paralajmërojnë muslimanët ndaj moralit të keq. Më poshtë do t’i shohim disa nga ato:
“Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për tafalur namazin dhe ta dhënë zekatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.” (En-Nur: 37)
“O ju që besuat, mos e hani mallin e njëritjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm për ju.” (En-Nisa: 29)
Suneti jep shembuj të tjerë. I Dërguari [sal- lallahu alejhi ve sel-lem] na paralajmëron me thënien e tij:
“Shmanguni betimeve të shumta derisa shisni, pasi kjo ngrit (mallrat) dhe ul (përfitimin) në këtë botë dhe shpërblimin në Botën Tjetër. ”
Sa u përket atyre që janë ngurrues dhe jo të gatshëm në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të tyre, ai [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Kush u merr të tjerëve borxh, duke pasur për qëllim kthimin e tij (borxhit), Allahu do t’i ndihmojë ta kthejë atë; dhe kush u merr të tjerëve borxh, duke pasur për qëllim që mos t’ua kthejë atë, Allahu do ta shkatërrojë atë (person).”
I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel- lem] e ndaloi falsifikimin dhe shkeljen e betimit. Transmetohet nga Abdullah ibn Mesudi [ra- dijallahu anhu] se i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Njeriu i cili e shkelë betimin e tij, tërheq kundër vetes zemërimin dhe dënimin e Allahut.”
Pastaj, ai [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e lexoi ajetin kur’anor:
“Ata që për një vlerë të paktë e shesin besën e dhënë Allahut, ndryshojnë edhe zotimet e tyre, të tillët nuk kanë pjesë (mëshirë) në botën tjetër, dhe në ditën e Kijametit Allahu nuk u flet atyre, nuk i shikon ata dhe nuk i pastron (prej barrës së gabimeve), ata kanë një dënim të dhembshëm.” (Ali Imran: 77)
Pabesia dhe tradhtia janë të ndaluara në Islam. I Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Tre tipare të cilat bashkëjetojnë te një njeri, e bëjnë atë hipokrit, madje edhe në qoftë se ai falet, agjëron dhe pretendon të jetë musliman: kur flet, gënjen; kur premton, e thyen premtimin; dhe kur i besohet diçka, tradhton. ”
Sjelljet e këqija në biznes shkaktojnë luhatje e ngurrim në transaksione dhe brishtësi në besim ndërmjet biznesmenëve dhe konsumatorëve. Rrjedhimisht, si individët ashtu edhe shoqëria do të përjetojnë dëme serioze, si nxitje në mosmarrëveshje, ndalim të begative të Allahut të Lartësuar, të cilat rezultojnë në keqbërje të mëdha. Por, prishja e reputacionit të Islamit është rezultati më i dëmshëm nga të gjitha.