Ministri turk i bujqësisë paralajmëron për luftë botërore ushqimore

Ministri i Bujqësisë dhe Blegtorisë, Faruk Çelik tha se bota do të përballet me luftëra ushqimore në qoftë se rendimenti në bujqësi nuk rritet me 60% gjatë 30 viteve të ardhshme.

 

Në fjalën që mbajti në një aktivitet organizuar në Erzincan, Faruk Çelik vuri theksin në rëndësinë që ka bujqësia. Duke marrë në konsideratë realitetin botëror në 14 vitet e fundit Turqia i ka rritur të vjelat bujqësore në vlerën e 147 miliardë lirave turke (42,2 miliardë euro).

“Vendet e Bashkimit Evropian (BE) për bujqësinë ndajnë nga buxheti i tyre një pjesë prej 40%. Në vitin 2050 popullsia e botës do të arrijë në 9,5 miliardë, kurse sot përballen me urinë 1 miliardë njerëz”, u shpreh ministri Çelik.

Në një situatë të tillë, -vijoi Çelik,- vendet duhet ta rrisin me 60% rendimentin në bujqësi. “Në qoftë se brenda 30 viteve të ardhshme nuk do ta rrisim rendimentin bujqësor me 60% atëherë njerëzimi i botës do të përballet me luftëra ushqimore. Këtë e them për të theksuar edhe një herë se sa e rëndësishme është bujqësia. Duke u nisur nga ky realitet në 14 vitet e fundit Turqia i ka rritur në vlerën e 42,2 miliardë eurove të vjelat e saj bujqësore.

Në fjalën e tij ministri Çelik u ndal edhe në eksportin e shpendëve. “Në prodhimin e mishit të pulës Turqia renditet e 10-a në botë, kurse në Bashkimin Evropian është në vend të 3-të. Në kuadër të programit të granteve që ka nisur të zbatojë qeveria për zhvillimin e blegtorisë deri tani kanë filluar 181 projekte të ndryshme”, sqaroi Faruk Çelik.

Artikulli paraprakSektori i automobilistikës turke thyen rekord në eksporte
Artikulli tjetërRusia paralajmëron për vështirësi në furnizimin e Evropës me gaz