Menaxhimi i mrekullueshëm i zërimit në Qabe

 

…Sistemi i zërit në Mesxhid al Haram Meka është sistemi zanor më i madh dhe më i fuqishëm në planetin tokë. Asgjë nuk i afrohet fare.

…SubhanAllah!

Teknologjia me të cilën Allahu Teala e ka bekuar Umetin në mënyrë që Ezani dhe Namazi të mund të dëgjohen nga miliona… jo vetëm ata që janë të pranishëm në Haramain, por për çdo ezan dhe çdo namaz të kryer në të dyja xhamitë tona të shenjta janë të disponueshme regjistrimet për një miliard plus në të gjithë planetin, si dhe transmetime të drejtpërdrejta televizive…

SubhanAllah!

E tillë është mëshira dhe bujaria e Allahut ndaj krijimit të Tij…/(përkthim i ekonomiaislame)

Përse zërimi nuk dështon asnjëherë në Qabe ?

Sepse :

• Tre sisteme të zërimit janë të instalaura dhe funksionale në Qabe.

• Njëri është primar, dhe dy janë mbështetës/ rezervë.

• Mikrofoni i parë në të djathtë është mikrofoni bazë, ai i mesit është mikrofoni i parë rezervë, dhe ai në të majtë, është mikrofoni rezervë i dytë/ backup.

• Në rast se , sistemi primar i zërimit dështon, atëherë sistemi rezervë/backup i pari aktivizohet në mënyrë automatike, e nëse edhe sistemi i parë rezervë, dështon, atëherë sistemi i dytë rezervë aktivizohet, duke pamundësuar dështimin e zërimit në Qabe.

• Rreth 50 punëtorë janë të angazhuar për kontroll dhe kualitet të zërit.

• Rreth 6,000 zërues, janë të vendosur në tërë Qaben e ndritshme, dhe në rrugët përreth Qabes, duke e bërë një nga sistemet e zërimet më të mëdha në botë.

• Secili Imam dhe Muezin, e kanë të programuar sistemin e zërimit sipas zërit të tyre, duke mundësuar zërim të qartë dhe të balancuar në tërë haremin e Qabes./ (përkthim i Armend I. Haxhiu )

Artikulli paraprakKamata (pj.7) Përshkallëzimi në ndalimin e kamatës
Artikulli tjetërNgritja e hovshme e çmimeve zhvlerëson azhuritetin statistikor të ASK-së