Medeleine Albright në garë për PTK-në

Dy liderët Medeleine Albright dhe Wesley Clark, të cilët janë interesuar më përpara për pavarësinë e Kosovës, kësaj here janë interesuar për diçka tjetër në Kosovë.

Ata siç raporton KTV-ja, kanë shfaqur interesim për të bërë biznes në Kosovë.Kompania e drejtuar nga ish sekretarja e shtetit Medeleine Albright, po garon për të blerë PTK-në ndërsa ish gjenerali i NATO-s, Wesley Clark po interesohet për investime në prodhimin e naftës sintetike nga thëngjilli i rajoneve të Dukagjinit.

Futja e këtyre po shihet me sy të mirë nga përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë, te cilët kanë thënë se kjo do tr3ë ndryshonte rrjedhjen e investimeve të jashtme në Kosovë./koha/kohaislame

Artikulli paraprakTAP – ITALIA, GREQIA DHE SHQIPËRIA, MARRËVESHJA DETARE BRENDA TRI MUAJVE
Artikulli tjetërTuristët publikojnë direkt ndotjet mjedisore