Mbi 50 milionë euro fituan qytetarët në Kosovë nga minierat e kriptomonedhave thotë raporti

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) përmes një reagimi për media ka theksuar se biznesi me kriptovaluta po dështon në Kosovë në mungesë të ligjeve për të legalizuar dhe mbrojtur këtë sektor financiar virtual, i cili shumë qytetarëve dhe bizneseve u ka sjell përfitime të larta.

Postimi i plotë:

“Biznesi me kriptovaluta drejt dështimit në Kosovë

Biznesi me kriptovaluta po dështon në Kosovë në munges të ligjeve për të legalizu dhe mbrojtë këtë sektor financiar virtual i cili shumë qytetarve dhe bizneseve u ka sjell përfitime të larta.

Qeveria e kosovës mori vendim për të sekuestrue paisjet për prodhimin e kriptovalutes kinse për të kursy energji elektrike,sipas një hulumtimi të AKB qytetaret tonë kanë investu në forma të ndryshme në këtë sektor mbi 10 milion €, por përfitimet nga këto investime kapin vlerën mbi 50 milion € gjë që perfituesit nuk kanë treguar gadishmëri për të paguar tatim në fitim.

Qeveria e Kosovës duhet të përpilon ligje me të qarta për këto investime tash më me trend global dhe tu a mundësoj qytetarve këtë biznis legal.”

Ndërkohë, Komisioni i Ekonomisë ka njoftuar se së shpeti do fillojë shqyrtimin për miratimin e jë ligji që do të rregullojë këtë tre, ndërsa më herët administrata tatimore e Kosovës i ka kërkuar të gjithë shtetasve që bëjnë para nga kriptomonedhat të paguajnë tatimin mbi të ardhurat në arkat e qeverisë.

Artikulli paraprakKuptimi dhe Rendesia e Biznesit
Artikulli tjetërTurqi – Shitjet më të mëdha jashtë vendit u realizuan në Gjermani