Njerëzit e biznesit janë të prirë ndaj rreziqeve të zemërngurtësisë dhe shpërfilljes së përkujtimit të Allahut të Lartësuar, sepse ata mbyllen në transaksionet e biznesit dhe e kufizojnë vetveten vetëm në financa dhe kapital. Prandaj, ata kanë nevojë për trajtimin e kësaj dobësie. Ilaçi më i mirë është përshkrimi që përmban një strukturë të lutjeve, të cilat mund të sjellin zgjim në zemrën dhe shpirtin e tyre. Këto lutje do t’ju ndihmojnë atyre që t’i përmbushin nevojat, t’ju shmangen rreziqeve dhe do t’i furnizojnë ata me durim dhe kënaqësi në rast se i godet ndonjë fatkeqësi.
Këtu do t’i shpalosim disa lutje të Pejgam- berit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], të cilat u rekomandohen në veçanti biznesmenëve:
Lutja kur e japim zekatin ose sadakanë
“Zoti ynë! Pranoje këtë nga ne, pasi Ti je Dëgjuesi, i Gjithëdijshmi.”
Lutja kur nisemi për punë
“Në emër të Allahut, vetëm Atij i mbësh- tetem. Nuk ka forcë e as fuqi, përveç asaj të Allahut.”
“O Allah! Kërkoj të më furnizosh me mirësinë e hyrjes dhe daljes sime (nga puna). Me emrin e Allahut hyjmë dhe me emrin e Tij dalim, dhe në Allahun, Zotin tonë besojmë.”
Lutja kur e fillojmë punën
“O Zot! Më ndihmo mua, e mos i ndihmo ata kundër meje. Le të jetë fitorja e imja, e jo e armiqve. Planifiko për mua, e jo kundër meje.”
“O Allah! Kërkoj qëndrueshmëri në çështjet e mia, vendosmëri në të vërtetën, mirënjohje ndaj mirësive Tua dhe devocion ndaj Teje. Kërkoj strehim tek Ti nga e keqja/liga që Ti e di, dhe kërkoj të mirën që Ti e di. Kërkoj të më falësh, o Njohës i të fshehtës.”
“O Allah! Kërkoj strehim tek Ti nga uria, Pasi ajo është mik i tmerrshëm. Dhe kërkoj strehim tek Ti nga tradhtia, pasi ajo vërtet është e shëmtuar.”
“O Allah! Kërkoj nga Ti që ta bësh Kur’anin Famëlartë pranverë të pikëllimit tim dhe shterim të trishtimit dhe mërzisë sime. S’ka forcë e as fuqi përveç asaj të Allahut.”
Lutja kur e mbarojmë punën
“I tërë falënderimi është për Allahun, begatitë e të Cilit i kanë përmbushur të gjitha gjërat e mira.”
“Lavdi qoftë për Zotin e Nderit dhe Pushtetit! Ai është larg nga ato që të tjerët i përshkruajnë! Paqja qoftë mbi të Dërguarit! Dhe falënderimi qoftë për Allahun, Zotin e botëve!”
Lutja kur hipim në ndonjë mjet udhëtimi ose në diçka të ngjashme me të
“Me emrin e Allahut (po hipi në këtë mjet udhëtimi). Falënderimi i takon vetëm Allahut, që na dha mundësi ta përdorim këtë mjet, sepse diçka të tillë e kishim të pamundur. Pa dyshim, të gjithë ne tek Allahu do të rikthehemi. Falënderimi i takon vetëm Allahut, falënderimi i takon vetëm Allahut, falënderimi i takon vetëm Allahut. Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi. I Lartësuar je Ti, o Allah. Unë i kam bërë padrejtësi vetvetes, prandaj më fal, sepse askush përveç Teje nuk mund të m’i falë gjynahet (që kam bërë e bëj).”
Lutja kur nisemi ose kthehemi nga udhëtimi
“Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi. I Lartësuar është vetëm Allahu, i Cili na dha mundësi ta përdorim këtë mjet, sepse diçka të tillë e kishim të pamundur. Pa dyshim, të gjithë ne tek Allahu do të rikthehemi.
O Allah! Të lusim Ty që të na falësh – në këtë udhëtim – bindje, devotshmëri dhe vepra që Ty të pëlqejnë. O Allah, na e bëj këtë udhëtim të lehtë dhe bëje të na duket i shkurtër!
O Allah! Ti je Ruajtësi ynë në këtë udhëtim, Ti je Ruajtësi i familjeve tona.
O Allah! Kërkoj mbështetje nën mbikëqyrjen Tënde nga vështirësitë që mund t’i has gjatë këtij udhëtimi.”
Kur kthehemi nga udhëtimi, themi po të njëjtën fjalë, duke ia shtuar:
“Kthehemi (nga udhëtimi), të penduar tek Allahu i Madhëruar, adhurues e falënderues të Tij.”
Lutja kur hyjmë në ndonjë fshat ose qytet
“O Allah! Ti je Zoti i shtatë qiejve e ç’ka midis tyre, je Zoti i shtatë tokave e ç’ka rreth tyre, je Zoti i shejtanëve dhe i atyre që shejtanët i kanë larguar nga rruga e drejtë, je Zoti i erërave dhe i asaj që sjellin ato.
O Allah! Të lutem vetëm Ty, që të përfitoj nga të mirat e këtij fshati (qyteti), nga të mirat e banorëve të tij dhe ç’ka brenda tij.
O Allah! Të lutem të më mbrosh nga të këqijat e këtij fshati (qyteti), nga të këqijat që mund të më vijnë nga banorët e tij dhe ç’ka brenda tij.”
Lutja kur hyjmë në shitore, fabrikë ose vend pune
“Në emër të Allahut, me vullnetin e Tij; nuk ka forcë e as fuqi, përveç asaj të Allahut.”
“I tërë falënderimi i takon vetëm Allahut, me bekimet e të Cilit të gjitha gjërat e mira janë përmbushur.”
Lutja kur hyjmë në treg
I Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Kushdo që hyn në treg dhe thotë: “Askush tjetër e asgjë tjetër nuk nieriton të adhurohet përveç Allahut, të Vetëni e të Pashoq, Ai është Zotëruesi i gjithçkaje (në qiej e në tokë). Vetëm Atij i përket falënderimi (ynë). Ai i vdes (njerëzit) dhe i ringjall ata (Ditën e Tubimit të Madh). Ai është i Gjallë dhe i Pavdekshëni. Në dorën e Tij janë të mirat që na vijnë. Ai është i Plotfuqishëni nibi gjithçka.” – do t’i fitojë një milion sevape dhe do t’i shlyhen një milion mëkate.”
“O Allah! Kërkoj nga Ti mirësinë e këtij tregu dhe të njerëzve të tij. Kërkoj strehim nga të betuarit e rrejshëm në të ose humbja e shitblerjes.”
Lutja kur kërkojmë përmbushjen e një nevoje
“Nuk ka të adhuruar tjetër pos Allahut, të Urtit, Bujarit. I thur lavde bujarisë së Allahut, Zotit të Fronit Madhështor. Të gjitha falënderimet janë vetëm për Allahun, Zotin e botëve. Kërkoj nga Ti faljen Tënde, si dhe çdo virtyt dhe liri nga çdo shkelje. Mos më lër në ndonjë hall, pa ma lehtësuar atë, nga ndonjë punë që takohet me kënaqësinë Tënde, e që të mos më furnizosh me të, o më i Mëshirshmi, Mëshirues.”
Lutja kur përshkohemi nga ndonjë problem
“Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Bujarit, Madhështorit. I gjithë falënderimi dhe lavdërimi është për Allahun, Zotin e Fronit Madhështor. I tërë falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Mbështetëm vetëm në të Gjallin, i Cili nuk vdes kurrë. Falënderimi i takon Allahut, i Cili nuk ka fëmijë dhe nuk ka ortakë, e as nuk ka nevojë për ndokënd që ta mbrojë nga poshtërimi. Lavdëruar qoftë Ai për Madhështinë dhe Lavdinë e Tij.
O Allah, më mëshiro. Mos më lë të vetëm (të mbështetem në vetveten time) as sa hap e mbyll sytë. Rregulloj të gjitha çështjet e mia. Nuk ka Zot tjetër përveç Teje, o i Gjallë, o i Përjetshëm. Neve lutemi për mëshirën Tënde.”
“O Allah, unë jam rob i Yti, i biri i robit Tënd, i biri i robëreshës Tënde. Më mbaj nën vëzhgimin Tënd. Urdhri Yt është ai që më kon- trollon mua dhe urdhrat Tua për mua janë të drejtë. Të lus me secilin nga emrat e Tu të bukur, ata të cilët Ti i përdor për t’iu referuar Vetes, ose të cilët i ke shpallur në Librin Tënd (Kur’an), ose që ia ke mësuar ndonjërit prej krijesave Tua, ose të cilët ke vendosur t’i mbash të fshehur tek Ti në të Padukshmen, që ta bësh Kur’anin Famëlartë pranverë të zemrës sime, dritë të syve të mi, largim të pikëllimit tim, zhdukje të pikëllimit dhe dhembjes sime. Nuk ka forcë e as fuqi përveç asaj të Allahut.”
Lutja kur përballemi me ndonjë vështirësi
“O Allah, asgjë nuk është e lehtë, përveç asaj që Ti e ke bërë të lehtë; dhe kurdo që Ti dëshiron, çfarëdo vështirësie mund ta bësh të lehtë.”
“O Allah, bëj që më e mira nga ne t’i kontrollojë çështjet tona, e jo më e liga jonë.”
Lutja kur na ndodh diçka kundër dëshirës tonë
“Kështu ka caktuar Allahu.”
Lutja kur kaplohemi nga borxhet
“O Zoti im, më bëj që të më mjaftojë hallalli Yt kundrejt haramit dhe më bëj të pasur me mirësitë e Tua, që të mos kërkoj prej tjetërkujt përveç Teje.”
“O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga mër- zia dhe dëshpërimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, si dhe nga zhytja në borxhe dhe mposhtjet prej njerëzve.”
“Në emër të Allahut, për veten time, pasurinë dhe fenë time. O Allah! Më bëj të lumtur me atë që ma ke caktuar dhe më begato në çfarëdo që ke përcaktuar për mua, ashtu që mos ta dëshiroj as përshpejtimin e asaj që e ke shtyrë, e as shtyrjen e asaj që e ke përshpejtuar.”
“O Allah! Zot i Pushtetit, Ti i jep pushtet atij që do dhe Ti e përul atë që do. Ti e pajis me nder atë që do dhe e nënçmon atë që do. Në Dorën Tënde është e tërë e mira. Vërtet, Ti ke pushtet mbi gjithçka.”
“Mëshirues i kësaj bote dhe Ahiretit. Ti e mëshiron kë të duash dhe nuk e mëshiron atë që do. Më dhuro mëshirë, e cila më mjafton nga mëshira e të tjerëve.”
Lutja në fillim të takimit
“Në emër të Allahut, vetëm Atij i mbështetem. Nuk ka forcë e as fuqi, përveç asaj të Allahut.”
“O Zoti ynë, na mëshiro dhe rregulloji çështjet tona në mënyrën e duhur.”
“O Zoti im! Zgjeroma gjoksin, lehtësoma çështjen (detyrën) time dhe ma largo pengesën nga ligjërimi im, ashtu që ta kuptojnë fjalën time.”
Lutja kur largohemi nga tubimi
“Lavdëruar qofsh, o Allah, i tërë falënderimi të takon Ty. Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë, pos Teje. Kërkoj falje dhe tek Ti pendohem.”
“Lavdëruar qoftë Allahu, Zoti i nderit dhe pushtetit! I pastër është Ai nga ato që ia përshkruajnë të tjerët. Paqja qoftë mbi të Dërguarit dhe falënderimi qoftë mbi Allahun, Zotin e botëve.”
“O Allah! Na ndërgjegjëso që të largohemi nga bërja e gjynaheve. Na dhuro bindje të nevojshme për të fituar Xhenetin Tënd dhe na dhuro besim të patundur për t’i minimizuar vuajtjet e kësaj bote.
O Allah! Na lejo që të kënaqemi me të dëgjuarit, të pamurit dhe fuqinë tonë për aq kohë sa neve jetojmë; dhe bëje atë kënaqësi trashëgimtarin tonë (ashtu që kur ne të mos jemi, ata të cilët kanë përfituar nga ne, të na kujtojnë me lutjet e tyre). Hakmerru ndaj atyre të cilët na kanë bërë zullum dhe na jep fitore ndaj armiqve tanë. Mos na privo nga besimi. Mos e bëj këtë botë brengën tonë kryesore, e as mos u jep fuqi atyre të cilët na shtypin neve dhe nuk frikësohen nga Ti.”