LLOGARITJA E NXJERRJES SË ZEKATIT NGA LLOJET E NDRYSHME TË PASURISË

Falënderimet i takojnë Allahut të Madhëruar paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi më të nderuarin profet, Muhamedin(s.a.u.s.), mbi familjen e tij , shokët e tij dhe mbi të ghithë ata që e ndjekin rrugën e tij.

Pasuritë nga të cilat nxirret zekati janë si më poshtë:

1. Ari

2. Argjendi

3. Paratë

4. Devetë

5. Lopët

6. Bagëtia e imët

7. Të mbjellat

8. Frutat ( pa marrë parasysh mendimet e ndryshme të dijetarëve)

9. Malli i tregtisë

10. Thesaret e fshehura dhe Mineralet

11. Letrat me vlerë dhe aksionet.

Llogaritja e zekatit në ar

Sasia e arit që duhet të nxirret prej tij zekat është 20 mithkalë . Një mithkal është llogaritur dhe është e barabartë me 4.25 gr Ar dhe sasia e arit prej të cilit nxirret zekati është 4.25 x 20 = 85 g Ar te pastër.

Ne treg dhe në pasurinë e njerëzve është e mundur që ari mund të pos jetë I kulluar por me përqindje të ndryshme.

Ar I kulluar është ai që cilësohet me 24 karat, dhe llogaritja e nxjerrjes së zekatit bëhet sipas kësaj cilësie ari. Sipas mendimit te shumicës.

Për arin i cili është i përzier do të bëjmë një përllogaritje për mënyrën se si do ta nxjerrim zekatin prej tij.

Nxjerrja e përqindjes së arit 18, dhe 14 karat.

Llogaritja bëhet me anë të kësaj formule.

= 75% ar i kulluar.

= 58.3% ar i kulluar.

85 gr ar i kulluar çdo gram i tij llogaritet me 4.000 lekë

85gr x 4.000 lekë/gr = 340.000 lekë.

Shuma që do të nxirret për zekat në këtë rast është 340.000 x 0.025 = 8.500

Kjo shumë është quajtur nisab që do të thotë masa ose sasia e duhur për të nxjerrë zekatin.

Sipas shkollës juridike Hanefite një mithkal është i barabartë me 5 gramë kështu që: 20 mithkal x 5 gr = 100 gr Ar.

Në këtë mendim nuk merret në shqyrtim karatët e arit por përgjithësohet çështja, dmth jepet njësoj për të gjitha cilësitë e arit nga 24-14 karat.

Llogaritja këtu është më e lehtë: 100gr x 2.000 L/gr =200.000 (çmimi I tregut 2.000l/gr)

Shuma e zekatit që nxirret në këtë rast është =200.000L x 2.5%(0.025) = 5.000L

Llogaritja e zekatit në argjend

Masa që duhet të plotësohet për të dhënë zekat është 200 dirham. Në atë kohë Dirhemi ka qenë monedhe argjendi dhe monedhë ari ka qene Dinari.

1 dirham = 2.975gr argjend sipas shumicës së dijetarëve

200 x 2.975 = 595 gr argjend, kjo është masa e argjendit që duhet të posedojë një musliman për të nxjerrë zekat. Pas kësaj behet llogaritja sipas çmimit të tregut dhe prej asaj shume nxirret 2.5 % zekat.

Dhe sipas shkollës juridike hanefite:

1dirham = 3.125 gr argjend. 200dirham x 3.125gr = 625gr argjend.

Duhet të theksojmë se shumica e dijetarëve kushtëzojnë që argjendi të jetë I pastër, ndërsa në medhhebin nuk kushtëzohet një gjë e tillë.

konvertimi mes arit dhe argjendit ka qenë 20 mithkalë ar = 200 dirham argjend. Ndërsa tani dallimi mes Shumës së nxjerrë nga ari dhe argjendi është si rezultat I dhënies rëndësi më shumë arit se sa argjendit, gjë që a sjellur rritjen e vlerës se tij më shume se sa vlera e argjendit.

Llogaritja e zekatit tek paratë

Origjina e monedhës është ari dhe argjendi, dikur këto kanë qenë monedhat me të cilat bëhej tregtia dhe vlerësimi i mallrave.

Sa i përket arit dhe argjendit ne përmendën masën e arit dhe të argjendit si dhe llogaritëm vlerën e monedhave të atëhershme me gram në ar dhe në argjend.

Sot në vend të arit dhe argjendit siç e dimë të gjithë përdoren para të ndryshme të cilat bazën e vlerësimit e kane përsëri mbi arin dhe argjendin.

Atëherë në llogaritjen e parasë përsëri do të bazohemi tek ari dhe argjendi.

– Tek shumica e dijetarëve.

a- Ari. 85 gr ar është e barabartë me 85gr x 4.000L/gr = 340.000L nëse është ar i kulluar.

b- Argjendi 590 gr është e barabartë me 595gr x 100 L/gr = 59.000L

– Sipas mendimit te shkollës hanefite.

a- Ari 100 gr x 2000L/gr = 20.000 L

b- Argjendi 625 gr x 100L/gr = 62.500L

Ne tregun shqiptar për momentin arin mund ta shesim me çmimin 2000L/gr

Nëse do ta llogarisim atëherë: 85gr x2000L/gr = 170.000L

Masa e parasë me lekë prej të cilës nxirret zekat është 170.000 lekë.

Ne lidhje me monedhat e tjera ekzistuese llogaritja bëhet sipas kursit të këmbimit valuator.

Llogaritja e zekatit tek devetë

Numri i deveve prej të cilës jepet zekat është 5 Deve dhe me poshtë se pesë deve nuk nxirret zekat. Ndërsa për ata që kanë më shumë deve llogaritja është si më poshtë:

Nga 5- 9 deve nxirret një dele

10 – 14 deve – dy dele një vjeçare ose afërsisht

15 – 19 deve – tre dele

20 – 24 deve – katër dele

25 – 35 deve – një deve femër një vjeçe që ka hyrë për dy.

36 – 45 deve – një deve femër dy vjeçare që ka hyrë për tre.

46 – 60 deve – një deve femër tre vjeçare që ka hyrë për katër.

61 – 75 deve – një deve femër katër vjeçare që ka hyrë për pesë.

76 – 90 deve – dy deve femra dy vjeçare që kanë hyrë për tre.

91 – 120 deve – dy deve femra tre vjeçare që kanë hyrë për katër.

121 -124 deve – dy deve femra tre vjeçare që kanë hyrë për katër + një dele.

Llogaritja e zekatit tek lopët

Numri i lopëve nga i cili fillon e jepet zekati është 30 lopë, dhe kjo me kusht që ato të kullosin nëpër livadhe jo me shpenzimet e njeriut si: bar të thatë apo ushqim të përgatitur.

Llogaritja bëhet si më poshtë:

30 – 39 lopë – një lopë f (ose viç )një vjeçe që ka hyrë për dy.

40 – 59 lopë – një lopë f (ose viç) dy vjeçe që ka hytë për tre.

60 – 69 lopë – dy lopë f (ose viç) një vjeçe që ka hyrë për dy.

70 –79 lopë – një lopë f (ose viç) një vjeçe që ka hyrë për dy + një lopë f (ose viç) dy vjeçe që ka hyrë për tre.

80 – 89 lopë – dy lopë f (ose viç) dy vjeçe që ka hyrë për tre.

90 – 99 lopë – tri lopë f (ose viç) një vjeçe që ka hyrë për dy.

Ne çdo dhjetë lopë bëhet ndërrimi i numrit (shtimi) nga një lopë (f) ose (m) nga një vjeçe deri në dy vjeçe.

Llogaritja e zekatit tek bagëtia e imët

Numri i deleve prej të cilave fillon e jepet zekati me kalimin e një viti hënor, është 40 dele ose desh.

Llogaritja bëhet si më poshtë:

40 – 120 dele jepet një dele ose dash një vjeç që ka hyrë për dy. Ose një dhi dy vjeçe që ka hyrë për tre.

121 – 200 dele jepen dy dele ose desh.

201 – 399 dele jepen tri dele ose desh.

400 – 499 dele jepen katër dele ose desh.

Dhe kështu me radhë, për çdo 100 dele shtohet një dele tjetër.

Llogaritja e zekatit tek të mbjellat dhe frutat

Për sa i përket të mbjellave dhe frutave Allahu i madhëruar thotë në Kuran

“يأيه الذين آمنوا أنفقوا من طيبات ما كسبتم و مما أخرجنا لكم من الارض” {Bekare267} ndërsa për frutat thotë:“ كلوا من ثمره إذا أثمر و آتوا حقه يوم حصاده” {El en`am141}.

Llojet e prodhimeve bujqësore nga të cilat është nxjerrë prej tyre zekat ne kohën e Profetit janë: gruri, thekra, hurma arabe, rrushi I thatë, dhe misri (në një transmetim të dobët. Ndërsa nga frutat që prej tyre nxirrej zekat ishin rrushi I thatë dhe hurma e Arabisë.

Pa hyrë në diskutimet dhe mendimet e ndryshme të dijetarëve te mëdhenj në islam, theksojmë se shumica e dijetarëve jane për nxjerrjen e zekatit nga drithërat dhe frutat. Masa që duhet plotësuar për të nxjerrë zekat është pesë “eusuk” që vjen nga fjala ëesek e cila është njësi matëse për peshën.

Një eusuk është e barabartë me 60 saë(një grumbull ne një tepse të vogël). Një saë është e barabartë më katër grushta të mbushur me drithë apo fruta.

Konvertimi i përafërt i një “saë” tek shumica e dijetarëve është:

Një saë = 2.04 kg.

Tek Imam Ebu hanife:

Një saë = 3.25 kg.

Atëherë masa që duhet për nxjerrjen e zekatit tek drithërat dhe frutat është:

Tek shumica e dijetarëve:

5 eusuk x 60saë x 2.04 kg = 612 kg

Tek Ebu hanife

5 eusuk x 60 saë x 3.25kg = 975 kg

Në këtë rast sasia e zekatit që duhet të nxirret është 1/10 ose 1/20.

1/10 nëse ujitja e tyre ka qenë nëpërmjet ujit të shiut.

1/20 nëse ujitja është bërë me mundin e njeriut dhe shpenzimet e tij.

Përkatësisht llogaritja bëhet si mëm poshtë:

612kg/10 = 61.2kg 612kg/20 = 30.6 kg

975kg/10 = 97.5kg 975kg/20 = 48.75kg

Llogaritja e zekatit te mallit për tregëti

Çdo lloj malli që posedon muslimani me qëllim tregtie i takon atij të japë zekat. Nëse mallin që posedon e ka pronësi prej të cilës ai nuk ka për qëllim tregtinë, nuk nxirret prej tij zekat, si për shembull shtëpitë, vilat, makinat ose plaçkë shtëpie.

Çdo mall që është në shërbim të tregtisë për shtim të pasurisë dhe për përfitim prej saj, atëherë nga ky mall nxirret zekat. Një kusht tjetër në nxjerrjen e zekatit të këtij malli është gjithashtu përfitimi i tij me mënyrat e rregullta ligjore që përcakton sheriati Islam.

E gjitha vlera e mallit që posedohet për tregti brenga afatit një vjeçar hënor, konvertohet në vlerë paraje dhe nxirret 2.5% zekat.

Thesaret dhe mineralet

thesaret janë ato pasuri të fshehura që nga koha e injorancës dhe imam Malik thotë: medinasit thesar quanin atë pasuri të fshehur e cila gjehej pa u lodhur.

Kurse mineralet janë gurët e çmuar që Allahu i madhëruar i ka vendosur nën tokë prej të cilit njerëzit kanë dobi.

Sa i përket thesarit, prej tij nxirret 1/5 me hadithin e Profetit (s.a.w.s) transmetuar nga Buhari. “Nga thesari i gjetur jepet 1/5”.

Nga cilat minerale nxirret zekati dhe sa është masa tij

Dijetarët janë të mendimit që çdo mineral I ngurtë që shkrihet dhe përfitohet prej tij qoftë mineral hekuri, ari, argjendi etj, jepet 1/5 dhe nuk pritet afati kohor një vjetor njëlloj sin ë rastin e thesarit që 1/5 jepet menjëherë.

Letrat me vlerë

Edhe në rastin e posedimit të letrave me vlere do të shikohet vlera e tyre në treg pasi shembulli i tyre është si shembulli i parave që në fakt janë letra por me vlerë të bazuar në ar dhe argjend.

Në këtë rast bëhet konvertimi I tyre në lekë ose në paranë e vendit ku jeton dhe nëse arrin “nisabin” masën e caktuar dhe afatin vjetor hënor, nxirret prej tyre zekat 2.5 %.

Aksionet.

Nëse dikush është pjesëtar në një shoqëri aksionare nëse shoqëria aksionare e nxjerr ne total zekatin e shoqërisë kjo është në rregull e nëse nuk e nxjerr duhet që shoqëria ta njoftojë aksionarin për vlerën e aksioneve të tij me qëllim nxjerrje zekati që nga koha që ai ka mbushur “nisabin” masën e duhur, dhe afatin kohor.

Nëse në një tregti të përbashkët malli dhe pasuria janë përzier me njëra-tjetrën dhe bëhet e pamundur dallimi dhe ndarja e saj, atëherë jepet nga firma ose kompania zekat në total 2.5% duke përmbushur kushtet: 1-masën 2-afatin..

Përgatiti: Ervin Qylafku
Marrë nga http://lidhjahoxhallareve.com

Artikulli paraprakSHITBLERJA KUPTIMI DHE GJYKIMI MBI SHITBLERJEN
Artikulli tjetërLlojet e shitblerjes