Gazpromi tashmë ka shprehur interesin për përdorimin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), ka thënë John Roberts, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin e Atlantikut
ANKARA (AA) – Ebru Şengül
Gazprom ka shprehur interes për përdorimin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) për të lidhur linjën e dytë të tubacionit të gazit të Rrjedhës Turke për shkak se rruga e TAP-it tashmë është krijuar, tha për Anadolu Agency (AA), John Roberts studiuesi në Qendrën e Energjisë Globale pranë Këshillit Atlantik të mërkurën.
Duke folur ekskluzivisht për AA, Roberts përshkroi tubacionin e Rrjedhës Turke si një projekt që do të përmirësojë sigurinë e energjisë të Turqisë për shkak se ajo lejon fleksibilitet më të madh për transit të gazit në vend.
Tubacioni i Rrjedhës Turke është një tubacion për eksportin e gazit që shtrihet në të gjithë Detin e Zi nga Rusia në Turqi dhe më tej në kufirin e Turqisë me vendet fqinje.
Një linjë pritet të furnizojë tregun turk, ndërsa linja e dytë do të transportojë gaz për Evropën Jugore dhe Juglindore. Çdo linjë do të ketë kapacitet prej 15.75 miliardë metra kub gaz në vit.
Gazprom të martën njoftoi se ndërtimi i seksionit detar të projektit të tubacionit të gazit Rrjedha turke ka filluar në Detin e Zi në afërsi të bregdetit rus.
“Ajo (Rrjedha Turke) nuk do të ndryshojë balancin e gazit që vjen në Turqi. Një nga elementet e mëdha të ndryshimit do të jetë përfundimi i zgjerimit të sistemit Baku-Tbilisi-Erzurum dhe zhvillimi i tubacionit TANAP”, ai tha.
TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë.
Tubacioni rreth 878 kilometra i gjatë TAP do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, i cili do të kalojë përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe nëpërmjet Detit Adriatik, ku do të kalojë në brigjet e Italisë jugore.
Roberts pohoi se BE-ja nuk ka ndonjë rol në ndërtimin e linjës së dytë të projektit Rrjedha Turke, e cila planifikon të arrijë në tregjet e BE-së përmes Turqisë, sepse ndërtimi i saj është jashtë BE-së.
Ai gjithashtu argumentoi se tubacioni TAP, i cili shkon nga Kipoi në të gjithë rrugën e saj nëpër Italinë jugore, është kyç për ofrimin e kapacitetit shtesë.
“Ky tubacion është projektuar që të ketë një kapacitet fillestar prej 10 miliardë metra kub (BCM), i cili tashmë është rezervuar nga Azerbajxhani. Por, kjo do të ketë një kapacitet shtesë prej 10 miliardë metra kub. Që nga 2019-2020, kur TAP do jetë e hapur për biznes, furnizuesi i vetëm që ne mund të shohim në horizont si të aftë për të ofruar 10 miliardë metra kub shtesë është Gazprom nëpërmjet linjës së dytë të Rrjedhës Turke”, tha Roberts.
TAP do të duhet të vë në funksion kompresion shtesë, e cila do të kushtojë miliarda euro për të gjithë të përfshirët, tha Roberts.
“Kjo nuk është një gjë e vogël. Pra, unë mendojë se Gazprom, i cili tashmë ka shprehur interes për përdorimin e TAP-it do të përdorë TAP-in për shkak të rrugës së saj. Nëse kjo nuk ndodhë, dikush do të vijë me 5 apo 6 miliardë dollarë ose euro për të ndërtuar një tubacion krejtësisht të ri”, përfundoi ai.