Përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes në vend, por edhe për tërheqjen e investimeve të huaja nga sektorë te ndryshëm.
Ligji për ndërtime, i miratuar në Kuvendin e Kosovës, në korrik të 2012 pretendon t’u jap fund problemeve të ndërtimit në vend. Përmes sanksioneve që parasheh Kodi Penal, këto probleme do të evitohen brenda 3 vjetësh, thonë zyrtarë.
Lehtësimi i procedurave të marrjes së lejeve të ndërtimit, unifikimi i taksave për leje të ndërtimit, sanksionimi në bazë të Kodit Penal, janë vetëm disa prej elementeve kryesore, që parasheh ligji i ri i ndërtimit, i miratuar në Kuvendin e Kosovës vitin e kaluar dhe i cili është bazuar në rekomandimet e “Programit për përmirësimin e mjedisit afarist”, projekt ky i USAID-it.
Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Arben Çitaku thotë se ky ligj për të treguar efikasitetin e tij, parasheh sanksione, të cilat mund të jenë me burg deri në 6 muaj apo dënim me pagesë deri në 5 mijë euro.
“Personi përgjigjes i cili me rastin e projektimit, mbikëqyrjes apo të kryerjes së ndonjë ndërtimi apo punëve ndërtimore, vepron në shkelje të ligjit apo në kundërshtim me standardet profesionale përgjithësisht të pranuara ose në kundërshtim me kushtet e lejes së ndërtimit dhe me këtë rrezikon jetën apo trupin e njerëzve apo të pasurisë në vlerë deri në pesë mijë euro, dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri ne pesë mijë euro, ky është një sanksion shumë i madh për të gjitha ata që planifikojnë të merren me këtë ndërtim”, tha ai për transmetuesin publik.
Çitaku thotë se problematike mbetet edhe çështja e inspektimeve, për shkak se është shumë e vështirë për tu kontrolluar gjendja e ndërtimeve në teren. Sikur edhe të gjithë stafin që ka komunat t’i kthente në inspektor prapë e ka të pamundur t’i kontrolloj ndërtimet që ndodhin 24 orë, thotë ai.
Por, ky ligj është shumë i vështirë për tu zbatuar nga ana e komunës së Prishtinës. Drejtori i Urbanizmit në komunë, Bexhet Musliu thotë për Radio Kosovën se me këtë ligj nuk janë pajtuar kurrë.
“Fillimisht ne nuk jemi pajtuar kurrë më këtë ligjin e ri që është bërë, për shkak se ligji i ri zbaton ligjet e planifikimit hapësinor. Me u nxjerr një ligj i ndërtimit pa u nxjerr ligji i ri i planifikimit hapësinor është absurd. Ky ligj ja ka nis për së mbrapshti”, theksoi Musliu.
Ndërkaq, ky ligj është pritur me shumë skepticizëm nga ana e ndërtuesve. Gani Mehmeti nga kompania ndërtuese ‘Nartel’ ka vërejtje rreth mbikëqyrjes inspektive të ndërtimeve.
Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Arben Citaku thotë se ky ligj e ka një validitet kohor të përkufizuar me tri vite dhe sipas tij, gjatë kësaj periudhe do të trajtohen të gjitha objektet në gjithë Kosovën.
Tash e tutje, në Kosovë nuk do të ketë ndërtim pa leje sepse komunat do t’i përgjigjen pozitivisht ligjit që për 30 ditë t’ia lëshoj leje ndërtimore secilit qytetar që kërkon. ”Ky ligj është miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe asnjë komunë nuk e ka të drejtën të mos e zbatoj në praktikë, ndërsa përgjegjësinë për moszbatimin e ligjit e bartë kryetari i komunës”, thotë Citaku.kohaislame