Viti paraardhës ka qenë plot me supriza, por një gjë nuk habit përsa i përket 2020-ës: Në momentin e përballjes me emergjenca, liderët shfaqen. Kjo është një shprehje e pakohë e cila i ka dhënë provat pa ndaluar. Emergjencat ndryshojnë prioritetet tona dhe na nxisin të rikonsiderojmë ato që janë më të rëndësishme. Të ndërmarrësh një hap mbrapa për të rivlerësuar ato pak çështje që kanë vërtetë rëndësi, i jep nje lideri mundësinë të rikarikohet, të kontrollojë supozimet e veta dhe të veprojë për një qëllim. Kur i ndryshoni prioritetet tuaja në mënyrë të zgjuar, i jepni vetes tuaj mundësinë më të mirë për sukses.
Doni të dini pjesën më të mirë të të ndryshuarit të prioriteteve? Nuk keni pse të prisni! Nëse doni të zhvilloni liderin brenda vetes, mos prisni derisa t’ju duhet të ndryshoni. Bëhuni proaktivë duke e filluar këtë proces që sot.
Por para se të filloni duhet të pranoni parimet e mëposhtme.
- Të punosh me zgjuarsi ka një rezultat më të lartë sesa të punosh shumë.
Novelisti Franz Kafka ka thënë: “ Produktiviteti nënkupton të bësh gjëra, të cilat nuk ishe i aftë t’i bëje më parë.” Si ta arrish këtë? Të bërit e të njëjtave gjëra, por me intensitet më të madh shumë rrallë funksionon. Për të marrë rezultate më të larta, duhet të rimendosh mënyrën sesi i bën gjërat. Duhet të punosh me zgjuarsi. Që do të thotë të gjesh mënyra më efektive për të punuar dhe të shfrytëzosh sa më mirë kohën që ke.
Eksperti i marketingut Dan Kennedy ka thënë: “Përdorimi me disiplinë i kohës, të cilën të tjerët e harxhojnë mund të të jap avantazh.” Cili eshte ai lider që nuk e do këtë?
- Nuk mund t’i kesh të gjitha.
Kur djali im Joeli ishte i vogël, sa herë që hynim në një dyqan më duhej t’i thoja: “Nuk mund t’i kesh të gjitha.” Ashtu si shumica e njerëzve edhe atij ju desh kohë per të pakësuar listën e tij. Por unë besoj se 95% e suksesit në gjithshka varet nga të diturit çfarë do. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për dikë që duhet të drejtojë të tjerë. Nëse do të jesh i suksesshëm si individ dhe si lider, do të duhet të bësh zgjedhje. Do të duhet të ngushtosh listën. Nuk mund t’i kesh të gjitha. Askush nuk mundet!
- E mira është gjithmonë armikja e më të mirës.
Pjesa më e madhe e njerëzve munden të zgjedhin mes të mirës dhe të keqes, të drejtës dhe të gabuarës. Sfida më e madhe për shumë njerëz është kur u duhet të përballen me dy zgjedhje të mira.
Si mund ta dini se kë të zgjidhni?
Një paralelizëm i shkëlqyer i kësaj situate do të ishte një roje fari, i cili ka punuar në një pjesë shkëmbore të vijës bregdetare para ditëve të energjisë elektrike. Një herë në muaj ai do të merrte furnizim me vaj për të mbajtur ndezur llambën. Meqënëse nuk ndodhej larg nga qyteti, ai shpesh herë kishte vizitorë. Një natë një grua e moshuar nga fshati ju lut për pak vaj për të mbajtur familjen e saj ngrohtë. Roja ndjeu keqardhje për të dhe i dhuroi pak vaj. Një herë tjetër nje baba kërkoi pak vaj për llambën e tij në mënyrë që të kërkonte për djalin e humbur. Një industrialist kërkoi vaj per të mbajtur makineritë e tij në punë në mënyrë që punonjësit të vazhdonin të punonin. Cdo kërkesë ishte e arsyeshme, kështu që roja i farit i dha vaj secilën herë për shkak të arsyeve të tyre të forta. Por kur erdhi fundi i muajit, rezervat e tij ishin të pakëta dhe kur ato mbaruan llamba e farit u fik. Po atë natë një anije u përplas me disa shkëmbinj dhe shumë jetë u humbën. Roja i farit kishte një qëllim për të cilin e ruante vajin, por i kishte shpëtuar.
Ndërkohë që bëhesh më i suksesshëm dhe më i ngarkuar duhet të mësosh të zgjedhësh midis dy opsioneve të mira. Si të zgjedhesh? Mbaj në mend se ndonjëherë e mira duhet sakrifikuar për më të mirën.
- Proaktivi e mund reaktivin.
Çdo njeri është iniciator ose kundërveprues kur vjen puna tek planifikimi. Për mendimin tim ose do zgjedhësh, ose do humbasësh. Proaktivët zgjedhin. Reaktivët humbasin. Pyetja që duhet t’i bëni vetes nuk është a do të kem gjëra për të bërë? Përkundrazi është a do të bej dot gjëra që bëjnë ndryshimin? Për të qenë një lider efektiv duhet të jesh proaktiv.
- E rëndësishmja duhet të qëndrojë mbi urgjenten.
Sa më shumë përgjegjesi të marrësh si lider aq më shumë gjëra do të kesh mbi kurriz. Aftësia për të përfunduar me sukses shumë projekte kryesore është diccka të cilën çdo lider i suksesshëm do duhet ta mësojë. Atëherë kur lista e gjërave që duhen bërë rritet, mund të bini në agoni ose të organizoheni. Sugjerojmë të organizoheni.
Më poshtë keni një mënyrë të thjeshtë për të klasifikuar detyrat që mund t’ju ndihmojnë të vendosni prioritetet tuaja me shpejtësi në çdo moment. Kryesorja është të vleresosh sa urgjente dhe sa e rëndësishme është ccështja. Liderët ineficientë zgjedhin çështjen urgjente pa u menduar.
Liderët efektivë i vlerësojnë të dy faktorët për ccdo detyrë dhe veprojnë në përputhje me to. Ja sesi:
- Rëndësi e lartë/Urgjente: Zgjidh këto të parat.
- Rëndësi e lartë/ Jo-urgjente: Vendos afate për zgjidhjen e tyre dhe implementoji në rutinën e ditës.
- Rëndësi e ulët/Urgjente: Gjej një mënyrë të shpejtë dhe eficiente për t’i përfunduar këto detyra me përfshirje të pakët dhe në pak kohë. Nëse është e mundur, delegoji.
- Rëndësi e ulët/Jo-urgjente: Nëse është e mundur të eleminohen atëhere bëje. Nëse mund të delegohen atëhere gjej dikë, i cili mund t’i bëjë për ty. Nëse duhet t’i bësh patjetër, atëhere gjej një periudhë të shkurtër kohe të lirë çdo javë për të punuar sadopak me to, por asnjëherë kur ke prioritete më të rëndësishme.
Nuk merr shumë kohë apo sforco të rishikosh prioritetet e tua dhe të vlerësosh rëndësine dhe urgjencën me të cilën duhen të përfundohen. Eshtë një mënyrë efektive, e cila të ndihmon të fokusohesh në gjërat që do të bëjnë më të suksesshëm. /BM/