Për të disatën herë janë larguar mbeturinat përreth xhamisë së “4 Llulave” në Prishtinë.
Imami i xhamisë Husamedin Abazi për një postimi në Facebook ka njoftuar për largimin e mbeturinave duke theksuar se sot po e pastrojmë turpin e lagjes.
“Shpresojmë këtë radhë të na përgjigjeni, nëse jo për mirëmbajtje së paku për mosndotje dhe moshedhje të mbeturinave përreth xhamisë, sepse kjo pjesë nuk është e dedikuar për hedhjen e mbeturinave. Ju përshëndesim përzemërsisht, me shpresë se kjo do të jetë thirrja e fundit drejtuar juve në lidhje më këtë problem”, ka deklaruar imami Abazi.
Tutje ai ka theksuar se nëse sipas fesë tonë është sevap largimi i pengesave nga rruga, atëherë edhe hedhja dhe vendosja e tyre në rrugë është mëkat.
Comments are closed.