Ky është gabimi që bëjnë shoferët me veturat e tyre gjatë sezonit të dimrit

Edhe pse të gjithë ndihen mirë kur ulen në veturën e ngrohur dhe udhëtojnë pa u dridhur nga i ftohti, duhet të dini se kjo gjë është shumë e dëmshme. Jason Fenske, ekspert i drejtimit të veturave, ka shpjeguar se aktivizimi i ngrohjes pa u nisur vetura ende zgjat kohën e ngrohjes. Shumica e motorëve ka karburant të injektuar, prandaj që nuk ka nevojë të punojë ngrohja kur vetura nuk është në lëvizje.

Vetura do të ngrohet gjatë lëvizjes dhe do të arrijë temperaturën e përshtatshme. Veç kësaj, ngrohja e përmendur më sipër shkakton tëhollim të vajit të motorit, ku benzina e pastër depërton në vaj dhe shkatërron cilësinë e benzinës dhe vetvetiu rrit shpenzimet. Hiqni akullin ose borën nga dritaret në mënyrë që të mund të lëvizni në mënyrë të sigurt dhe në pak minuta pjesa e brendshme e veturës do të ngrohet.

Temperaturat e ulëta janë arsyeja pse shoferët diskutojnë për mënyrën më të mirë të shkrirjes së xhamit të përparmë./Motilokal

Artikulli paraprakCensurimi i gazetarëve në Twitter, BE mund t’i vërë sanksione Elon Musk
Artikulli tjetërPrezantohet projekti strategjik për qendrën e skive Kodra e Diellit, përveç teleferikëve edhe borë artificiale