Kroaci, mbahet Forumi ekonomik kroato-shqiptar

Qëllimi i Forumit të mbajtur në Zagreb është njohje shtesë e kompanive kroate me mundësitë e biznesit në Shqipëri.

Dhoma Kroate e Ekonomisë (HGK) dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, kanë organizuar forumin e biznesit kroato-shqiptar ku morën pjesë edhe presidenti shqiptar Bujar Nishani dhe presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazsjellësi Adriatik-Jon dhe autostrada, janë cilësuar si projekte të mëdha të përbashkëta të të dyja vendeve.

Qëllimi i Forumit të mbajtur në Zagreb është një njohje shtesë e kompanive kroate me mundësitë e biznesit në Shqipëri përmes takimit me përfaqësues të kompanive shqiptare.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejtë ndërmarrjeve kroate dhe shqiptarë, si dhe biznesmenëve të dy presidentët, Grabar-Kitaroviç dhe Nishani, ata dërguan mesazh të qartë për interesin e të dyja palëve në drejtim të forcimit të bashkëpunimit ekonomik.

Aty u theksua se fushat e energjisë, turizmit, bujqësisë, IT industrisë, industria ushqimore, sektori ushtarak dhe ekonomik dhe infrastruktura e transportit, janë interesat themelore të përbashkëta të të dyja vendeve.

Grabar-Kitaroviç në fjalimin e saj në forum vuri në dukje se shkëmbimi ekonomik dhe bashkëpunimi ka hapësirë të madhe për përmirësim.

“Nisja e përbashkët e gazësjellësit Adriatik-Jon dhe autostradës Adriatiko-Joniane, janë garancë e zhvillimit të dy vendeve dhe Evropës Juglindore”, tha Grabar-Kitaroviç.

Presidenti shqiptar Bujar Nishani u pajtuan se dy projektet e përmendur, si pjesë e strategjisë së gjerë evropiane, është faktorë kyç për zhvillimin e të dy vendeve, por edhe të gjithë rajonit. Ai theksoi se tubacioni i gazit Adriatik-Jon (TAP) do të mundësojë pavarësinë energjitike në këtë pjesë të Evropës.

Artikulli paraprakMiratohet raporti vjetor për buxhetin
Artikulli tjetërLetonia bëhet pjesë e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik