Kolapsi i Neon Reef dhe Social Energy Supply e çon në 21 numrin e furnizuesve që kanë dështuar që nga fillimi i shtatorit, duke prekur një total prej më shumë se dy milionë klientësh.
Dy firma të tjera energjetike në Mbretërinë e Bashkuar shkuan në kolaps – pasi një vonesë e tubacionit në Europë i shtoi më tej presionet e çmimeve në tregun e shumicës, duke krijuar një krizë në industri.
Rregullatori Ofgem tha se Neon Reef, i cili ka rreth 30,000 klientë vendas të energjisë elektrike dhe Social Energy Supply, i cili furnizon rreth 5,500 familje, kishin ndaluar operacionet e tyre tregtare.
Kjo e çon në 21 numrin e furnizuesve në Mbretërinë e Bashkuar që kanë dështuar që nga fillimi i shtatorit, pasi çmimi i blerjes së gazit në tregun me shumicë u rrit me shpejtësi.
Më shumë se dy milionë klientë janë ndikuar nga këto ngjarje.
Rritja ҫmimit të gazit në treg ka bërë që kompanitë, disa prej të cilave nuk u “mbrojtën” ose nuk u siguruan kundër luhatjeve të tilla, duhet të blejnë energji në nivele tepër të larta, ndërsa janë kontraktuar për t’ia shitur atë shumë më lirë klientëve të tyre.
Çmimet u rritën përsëri në të gjithë Europën të martën, pasi enti rregullator gjerman i energjisë pezulloi procesin e miratimit për Nord Stream 2, një tubacion i ri i madh që sjell gazin rus në Europë.
Projekti është ndeshur me kundërshtime të ashpra nga SHBA-ja, e cila thotë se kjo gjë do ta bëjë Europën shumë të varur nga gazi rus dhe do të anashkalojë Ukrainën, e cila tradicionalisht ka qenë rruga kryesore për kalimin e tij.
Në Mbretërinë e Bashkuar, çmimi i gazit për shpërndarjen e ditës së ardhshme u rrit me më shumë se 10%, në 225 paund për term, disa herë më i lartë se ҫmimi rreth 50 paund në të cilin zakonisht është tregtuar gjatë viteve të fundit, megjithëse më i ulët se niveli rekord 355 paund i arritur në fillim të tetorit.
Klientët e kompanive të kolapsuara janë këshilluar nga Ofgem se furnizimet e tyre do të vazhdojnë dhe, aty ku janë me balancë kreditore, paratë që kanë paguar në llogaritë e tyre do të mbrohen.
Një furnizues i ri do të zgjidhet për ta dhe këta klientë këshillohen të mos përpiqen të ndërrojnë furnizues përpara kësaj faze.
Këta konsumatorë do të mbrohen gjithashtu nga kufiri i çmimeve të energjisë – megjithëse kufiri tavan u rrit në tetor dhe familjet mund të përfundojnë duke paguar më shumë nëse kanë qenë me tarifa më të lira me kompanitë që kanë falimentuar.
Neil Lawrence, drejtor i shitjes me pakicë në Ofgem, tha: “Prioriteti numër një i Ofgem është mbrojtja e klientëve.”
“Ne e dimë se kjo është një periudhë shqetësuese për shumë njerëz dhe lajmet për daljen e një furnizuesi nga tregu mund të jenë shqetësuese.”
“Dua të siguroj klientët e prekur se ata nuk duhet të shqetësohen: nën rrjetin tonë të sigurisë, ne do të bëjmë gjithҫka që furnizimi juaj me energji të vazhdojë.”/ Sky News