Kosova ka koston më të lirë të jetesës, krahasuar me vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor.
Indeksi i shpenzimeve për jetesë llogaritet në bazë të çmimit të banimit, ushqimeve, restoranteve dhe fuqisë blerëse, raporton REL.
Kështu, nga 139 vende, sipas numbeo.com, Kosova radhitet në pozitën e 134, kurse nga vendet me koston më të lartë të jetesës në Ballkanin Perëndimor, është Kroacia në pozitën e 59.
Në nivel global, Zvicra dhe Bermundet janë dy vendet me koston më të lartë për jetesë kurse në Pakistan dhe Afganistan, kosotoja e jetesës është më e lira.