Ballina Fokus KOSOVA ËSHTË E DYTA NË BOTË QË VARET NGA PËRDORIMI I QYMYRIT

KOSOVA ËSHTË E DYTA NË BOTË QË VARET NGA PËRDORIMI I QYMYRIT

Kosova është vendi i dytë në botë që ka më shumë varësi nga qymyri për prodhimin e energjisë elektrike, sipas të dhënave të fundit që u nxorën nga Ember për vitin 2020.

 

Vendi i parë në këtë listë është vendi i Afrikës Jugore, Botsuana.

Aktualisht, mungesat e qymyrit po shkaktojnë probleme të furnizimit me energji elektrike në dy ekonomitë kryesore të përdorimit të qymyrit, Indinë dhe Kinën.

Mungesat po ndodhin sepse aktiviteti ekonomik po rritet derisa numrat me koronavirus po qëndrojnë në të njëjtin pozicion dhe në të njëjtën kohë prodhimi i qymyrit po ulet për shkak të problemeve të motit dhe shqetësimeve mjedisore.

Sipas Ember, India ende prodhon 70 përqind të energjisë elektrike nga qymyri, e gjashta në botë. Kina gjithashtu gati 61 përqind të energjisë elektrike e ka të përfituar nga karburantet fosile.

Të dy vendet aktualisht po investojnë në disa teknologji energjetike – bërthamore, qymyr dhe energji të rinovueshme – pasi ekonomitë e tyre po zgjerohen me shpejtësi.

Pjesë e kësaj liste prej 12 vendeve gjenden edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

 

Artikulli paraprakÇmime galopante ç’orientuese në Kosovë
Artikulli tjetërÇFARË JANË KRIPTOVALUTAT, PËR TË CILAT KOSOVA PO BËN LIGJ?