Kosova çdo ditë humb mbi një hektar pyje

A e dini se sa sipërfaqe pyjore Kosova i humb çdo ditë?

Kjo pyetje, duke e preokupuar tej mase Lëvizjen #mosemerrmalin, e shtyri këtë organizatë joqeveritare që të nis ndërmarjen e hapave konkretë për të hulumtuar dhe analizuar gjendjen e pyjeve në Kosovë.

Me ndihmën e Faruk Foniqit, ekspertizës së tij me GIS (Sistemit Informativ Gjeografik) (GIS) dhe imazhve satelitore nga Agjencia Hapësinore e Evropës dhe CorrelAid të Holandës, është konstatuar se Kosova është duke e humbur mbi 1 hektar pyje në ditë.

Nëse vazhdohet me këtë trend të dëmtimit të pyjeve, në vitin 2035 nuk do të ketë pyje të shëndosha në Kosovë.

Këto të dhëna janë brengosëse. E ardhmja e gjeneratava te reja, fëmijëve tonë është në shkatërrim e sipër dhe shqetësuese.

Andaj, lëvizja #mosemerrmalin, ka nisur ndërmarrjen e hapave më konkretë për ta frenuar shpejtësinë e humbjes së pyjeve tona në këto përmasa, fillimisht në rajonin e Mitrovicës.

Në një seminar të organizuar në fund të prillit, e ku ishin të ftuar panelistë-reprezentues të shoqërisë civile, biznesit dhe sektorit publik, u folë dhe u shpërfaqen të dhëna të analizave për faktorët, barrierat, problemet, por u bënë publike edhe vizione më konkrete për problemet aktuale të shpyllzimit kaq të vrullshëm të Kosovës. /Buletini Ekonomik/

Artikulli paraprak20 milionë tonë drithëra do të jenë në dispozicion të botës falë qendrës komanduese në Stamboll
Artikulli tjetërBanka gjigante e farave të Ukrainës rrezikon të shkatërrohet