Kompanitë më transparente për publikimin e të dhënave mbi diversitetin e punonjësve

Microsoft kryeson listën e kompanive më transparente për publikimin e të dhënave mbi diversitetin e fuqisë punëtore

 

Gjatë vitit të kaluar, drejtuesit e bizneseve të ndryshme kanë diskutuar shumë në drejtim të çështjeve sociale. Në fakt, është e vështirë të llogaritësh numrin e CEO-ve që flasin për diversitetin, barazinë dhe përfshirjen (DEI) tani.

Por cilat kompani po përmbushin premtimet e DEI? Revista Fortune dhe firma kërkimore Refinitiv ekzaminuan 500 kompanitë më të mëdha të Fortune në SHBA, duke mbledhur të dhëna për statistikat e diversitetit të së secilës kompani.

Ata renditën kompanitë bazuar në 14 metrika të peshuara në mënyrë të barabartë që matnin sasinë e të dhënave të diversitetit të një kompanie, përfshirë përqindjen e njerëzve me ngjyrë, përqindjen e punonjëseve gra, përqindjen e grave menaxhere, etj.

Çdo shifër e të dhënave të diversitetit vlerësohej me një pikë, dhe kompanitë më pas u renditën bazuar në rezultatin e tyre. Kompanitë që zbuluan më shumë të dhëna arritën në krye të listës, si Microsoft. Kompanitë e tjera që hynë në 20 vendet e para përfshijnë Intel, Verizon dhe Allstate.

Jasmine Hill, themeluese e firmës këshilluese DEI Radiant Slate, tha se sondazhe si këto ndihmojnë në inkurajimin e kompanive që të jenë më transparente në drejtim të të dhënave të fuqisë punëtore.

I gjithë ky proces nuk ka të bëjë vetëm me mbledhjen e të dhënave, por ka të bëjë me adresimin e boshllëqeve në përfaqësim dhe nxitjen e një ndjenje përfshirjeje midis punonjësve në të njëjtën kohë.

  1. Biogen

Kompania bioteknologjike publikon të dhëna të gjera mbi diversitetin e fuqisë punëtore. Rreth 51% e ekipit drejtues të kompanisë janë gra, dhe 30 % janë njerëz me ngjyrë, sipas të dhënave të vitit 2020.

Kompania njihet si një nga vendet më të mira për të punuar për njerëzit me aftësi të kufizuara, duke u renditur në vend të parë në Indeksin e Barazisë së Aftësisë të Kufizuar në 2019 nga grupi i avokatisë DisabilityIn.  3.3% e punonjësve të Biogen vetidentifikohen se kanë aftësi të kufizuara.

  1. Gap

Shitësi me pakicë i veshjeve renditet ndër kompanitë më të mira për diversitetin gjinor , 58% e drejtuesve janë gra. Rreth 55% e punonjësve janë njerëz me ngjyrë dhe 30% e menaxherëve të dyqaneve të saj janë njerëz me ngjyrë.

  1. Target

Të dhënat e diversitetit të vitit 2019 të kompanisë Target tregojnë se 50% e punonjësve të saj janë njerëz me ngjyrë, dhe rreth 40 % e menaxherëve të dyqaneve janë gjithashtu njerëz me ngjyrë. Kur bëhet fjalë për bordin e saj, 54% e anëtarëve të bordit janë të bardhë, 31% janë Latino-amerikanë dhe 15% njerëz me ngjyrë. Në të gjitha nivelet, rreth 50% e punonjësve që janë gra.

  1. Centene

Në kompaninë Centene, gratë përfaqësojnë 75% të të gjithë të punësuarve, me 64% në pozicione mbikëqyrëse dhe 55% në nivelin ekzekutiv dhe më lart. Rreth 50% e punonjësve të kompanisë identifikohen si njerëz me ngjyrë, duke përfshirë 36% në nivelet mbikëqyrëse dhe më lart, sipas të dhënave të vitit 2020.

  1. Microsoft

Gjiganti i teknologjisë kishte vlerësimin më të lartë të kompanive të analizuara nga revista Fortune dhe Refinitiv për diversitetin dhe përfshirjen e punonjësve.

Sipas të dhënave të vitit 2020, 47% e punonjësve të tij janë njerëz me ngjyrë, por shumica e menaxherëve janë të bardhë. Vetëm 29% e punonjësve janë gra dhe rreth 26% e menaxherëve të tij janë gra. Në raportin e tij të vitit 2020, Microsoft përfshiu punonjësit me aftësi të kufizuara për herë të parë, ku 6.1% e punonjësve u vetidentifikuan se kanë aftësi të kufizuara. / Business Insider

Artikulli paraprakSekreti për të rritur biznesin gjatë muajve të ngadaltë të verës
Artikulli tjetërSi të kuptoni në 5 minuta nëse dikush do të jetë një drejtues i mirë