Koha pozitive

“Të ulem në një vend të qetë, në dritën e qirinjve, të lexoj dhe të mësoj nga përvojat e njerëzve që kanë jetuar para meje, kjo më bën shumë të lumtur.”

Koshido Kond

Në strategjitë e të menduarit pozitiv, për të cilat folëm shumë në pjesën e parë të këtij libri, përmenda edhe strategjinë e ngritjes dhe të uljes. Shpjeguam se si mendja e njeriut mund ta rrisë një problem të vetin dhe ta bëjë më të madh se sa ai është në të vërtetë. Por, nga ana tjetër, shpjeguam se si mendja e njeriut mund ta zvogëlojë një problem dhe ta largojë në tërësi.

Qëllimi i kësaj këshille nga këshillat për të qenë më pozitiv, është që ti të përdorësh forcën e mendjes sate dhe të përqendrohesh në shfrytëzimin e kohës në atë mënyrë që ti je përcaktuar ta shfrytëzosh. Kjo kohë e përcaktuar mund të jetë vetëm dhjetë minuta për fillim, që të ushtrosh kokën tënde të mendojë pozitivisht. Pastaj mund ta shtosh këtë kohë nga dhjetë në 15 minuta, pastaj në 20 minuta e kështu me radhë. Kështu derisa tek ty të bëhet rutinë i menduari pozitiv për një kohe të caktuar, pa marrë parasysh rrethanat. Më pas ajo do të bëhet një shprehi e paevitueshme në mendjen tende dhe, në këtë mënyrë, do të fillosh të veprosh pozitivisht.

Këtë metodë, të mendimit pozitiv, e kam përdorur me një punëtor në Montreal në Kanada, i cili vuante nga nervoza, ishte shumë nervoz dhe humbte kontrollin mbi veten për diçka të parëndësishme. Mundohej të largonte nervozizmin e tij me veprime jo te mira. Pinte duhan, pinte më shumë se 50 cigare në ditë. Pinte, gjithashtu, edhe shumë kafe për të larguar nervozizmin derisa një ditë pësoi një sulm kardiak që i rrezikoi jetën.

Erdhi tek unë dhe kërkoi shërim. Kërkova nga ai te përqendrohet në ndonjë cilësi pozitive që ai ka dhe që të më flasë në detaje për këtë përvojë të tijën. E bëri dhe më tha se me të vërtetë ndiente një qetësi të brendshme kur kujtonte një përvojë të mirë që kishte pasur gjatë jetës së vet dhe kur fliste për detajet.

Pastaj kërkova prej tij që të më flasë për ndonjë përvoje tjetër të tijën dhe të m’i tregojë me detaje. E bëri dhe kësaj radhe më tha edhe më shumë detaje nga përvoja e tij. Tregimi i dytë për një përvojë të tijën zgjati më shumë dhe në fund më tha: “Unë po ndihem më mirë pasi të fola për përvojën time në herën e parë. ”

Kërkova nga ai që të zgjedhë një vend në shtëpinë e tij në të cilën do të ulet tash e tutje, të mendojë dhe të meditojë aty. U mendua dhe më tha: “E përcaktova vendin ku do të bëj atë që më sugjerove.” Kërkova nga ai që të imagjinojë se është në atë vend që ka zgjedhur për të menduar e medituar dhe të kujtojë një përvojë të mirë që ka pasur gjatë jetës së vet. E bëri dhe tha se sërish ndihet shumë mirë dhe shumë i qetë. E urdhërova që kështu të veprojë çdo ditë, të hyjë në atë vend për të menduar aty pozitivisht. Të ulet e të mendojë çdo ditë nga 10 minuta dhe pas një jave të më vizitojë prapë.

Kaloi një javë dhe punëtori erdhi prapë në zyrën time dhe me të kishte ardhur edhe vajza e tij, Patrisia, me gruan e tij. Më përshëndeti dhe më tha: “Edhe pse këshilla jote ishte shumë e thjeshtë, ajo më bëri shumë mirë, ndihem shumë i qetë, edhe pse nuk e kisha menduar këtë ndryshim që më solli praktikimi i asaj që më këshillove të bëj.” Ndërsa bashkëshortja e tij më tha: “Unë ka kohë që nuk e kam parë burrin tim kaq të qetë.” Dhe më kërkoi që t’i mësoj asaj dhe bijës së tyre të njëjtën metodë.

Ky është një shembull i thjeshtë që na mundëson të kuptojmë se pa marrë parasysh se sa janë aftësitë mendore tek një njeri, si mund të përdoret kjo metodë për të qenë më pozitiv në jetë. Kjo metodë, pra veprimi sipas kësaj këshille nga këshillat për ndryshimin e mendimit nga të qenit negativ në pozitiv, na mundëson te jemi më të qetë, më të lumtur dhe të jetojmë një jetë plot harmoni dhe energji pozitive. Na sjell një rehati shpirtërore dhe na mundëson t’i arrijmë qëllimet e fetës pa asnjë pengesë.

Fillo me mua që sot!

Zgjidh një vend në shtëpinë tënde ose në vendin e punës.

Zgjidh një kohë të caktuar gjatë së cilës do tëjesh në vendin e përzgjedhur, pa marrëparasysh angazhimin tënd me gjëra të tjera, duhet patjetër në kohën e caktuar te jesh në vendin e caktuar.

 Dhe kënaqu duke menduar gjëra të mira pozitive

dhe të dëshiruara për ty.

 

\Strategji të të menduarit\

Artikulli paraprakNdajeni punën nga jeta juaj e përditshme
Artikulli tjetërMësoni nga dështimi, komunikoni dhe kërkoni këshilla…