Katari do të investojnë në Turqi në prodhimin e makinës vendore nëpërmjet kompanisë BMC.
Kryetari i Dhomës Tregtare të Katarit, Sheik Halife bin Xhasim Al-Thani, deklaroi se do të investojnë në Turqi në prodhimin e makinës vendore nëpërmjet kompanisë BMC.
Xhasin Al-Thani në prononcimin e tij për gazetën “Peninsula Qatar” që botohet në këtë vend tha se “Katari nëpërmjet një kompanie turke do të bëjë investime në industrinë automobilistike të Turqisë. Kjo është një kompani private në të cilën Katari ka aksione dhe që i është bashkëngjitur investitorëve tjerë turq për realizimin e këtij projekti”.
Në lajmin e gazetës i kushtohet vend edhe opinionit të atasheut të tregtisë nga ambasada e Turqisë në Doha, Burak Guresçi, i cili ka thënë se kompanitë e huaja kanë uzinat e tyre të prodhimit në Turqi, por rikujtoi se Turqia ende është duke importuar rreth 70 për qind të automobilave që shiten në vend.
Guresçi tha se në fazën e parë synojnë prodhimin e makinave të segmentit sedan, ndërsa më pas do të kalojnë në prodhimin e makinave të segmentit SUV dhe atë elektrik.
Në konsorciumin e formuar në nëntor për prodhimin e makinës vendore ndodhet edhe kompania turke BMC.
Në objektivin e këtij konsorciumi është që prototipin e parë të makinës ta përfundojnë deri në vitin 2019, ndërsa me shitje të fillojë në vitin 2021.