Kamata (pj.12) Format e financimet tek bankat islame (dhe tek muslimanët e thjeshtë)

Format e financimet tek bankat islame (dhe muslimanët e thjeshtë)

Bankat islame ne politikat e tyre të investimit ndjekin format të cilat në natyrën dhe zbatimin e tyre ndryshojnë shumë nga ato mënyrat e financimit që ndjekin bankat e tjera tregëtare.Këto lloj formash burojnë nga vetë legjistacioni i fesë islame i cili ndalon praktikimin e kamatës në marrje dhe dhënie.Shkurtimisht duam të përmendim disa prek këtyre formave:

 

Së pari: Mudarebeja (bashkimi i kapitalit me punën)

Mudarebeja sipas përkufizimit të dijetarëve muslimanë është: ”Marrëveshje midis dy palëve në mënyrë të atillë që njëri ti japë tjetrit para për të bërë tregëti për të përfituar një përqindje fitimi nga fitimi I realizuar”. Pra ajo është një marrëveshje bashkëpunimi dhe partneriteti nga fitimi I përfituar duke bashkuar kapitalin e njërës palë dhe punën e palës tjetër.Pala e parë është i zoti i kapitalit dhe pala e dytë është trëgëtari dhe mundet që nga pala e parë dhe e dytë të ketë shumë syresh.Aja quhet Mudareb nga fjala Darb që do të thotë të udhëtuarit për të fituar,duke u mbështetur edhe tek fjala e Alalhut xh.sh:”E të tjerë të cilëtr udhëtojnë mbi tokë,për të kërkuar prej mirësive te Allahut” (El-Muzemmil 73).

Transmetohet nga Ebu Naim e të tjerë nga i dërguari I Allahut a.s se ai ka udhëtuar për të bërë tregëti në interes të Hatixhesë në moshën 25 vjeçare duke udhëtuar drej Shamit me pasurinë e saj,para se të martohej me të,duke fituar shumë prej fitimeve nga të cilat atij i tokonte një pjesë e mirë.Kjo lloj forme ishte shumë e njohur dhe vazhdoi të zbatohej deri pas shpalljes,ku i dërguari i Allahut a.s e miratoi si të mirëqënë.Ky ishte nje vëndim i vlefshëm dhe I dobishëm,për shkak se shumë njerëz kanë para por nuk dinë ti vënë në punë ato,e disa të tjerë dinë ta punojnë mirë pasurinë por nuk ke kanë atë.Për këtë arsye ishte e madhe nevoja që i pari të kërkonte ndihmën e të dytit e anasjelltas. Që kjo praktikë të jetë e vlevshme duhen plotësuar disa kushte:

1- Fitimi midis financuesit dhe punëtërit të jetë i përbashkët,ky merr pjesën për financimin e tij e ky tjetrit merr pjesën e tij për punën e bërë.

2- Pjesa e sejcilit nga fitimi të jëtë e një përqindje e njohur (e bërë e ditur më parë) siç mend të jetë p.sh:gjysma,çereku,një e treta,një e gjashta etj,e nëse kjo përqindje nuk është bërë e ditur për të dy palët kjo praktikë është e pavlefshme, e nëse fitimi është një shumë e caktuar dhe jo përqindje,gjithashtu kjo prakrikë nuk është e saktë.

3- Kontrata të jetë e përkohëshme dhe jo e përherëshme përndryshe kemi punë me pagesë dhe jo partneritet.

4- Për lidhjen e marrëveshjes së parteneritetit kushtëzohet propozimi dhe pranimi në vendin e takimit pa u ndarë nga njëri-tjetri,gjithashtu kapitali të jetë i njohur dhe prezent,e të mos jetë i marrë borxh dhe as mosekzistent.

5- Mos shoqërimi i kësaj marrëveshje me kushte të cilat bien ndesh me qëllimin e saj.Mudarebeja mund të jetë një marrëveshje e pa shoqëruar me kushte ose mund të jetë e shoqëruar me kushte të cilat i vendos i zoti i kapitalit ose punëtori (tregëtari, prodhuesi etj) Në rasts se vendosen kushte atëherë këto kushte të mos bien ndesh me qëllimet e vetë kontratës siç janë ndarja e fitimeve të përbashkëta dhe mos fshehja e fitimit nga pala tjetër.Gjithashtu këto kushte nuk duhen të nxjerrin marrëveshjen nga sjelljet e zakonshme të tegëtisë.Hanefitë mendojnë se kushtet jo të drejta nuk e prishin kontratën,por eleminohet kushti dhe kontrata mbetet e saktë.

6- Por marrëveshja e Mudarebesë mund të jetë e hapur ku izoti I punës mund të zgjedhë,të diskutojë,të studiojë fushat e investimit si njeri me eksperiencë që është,ashtu siç ekziston edhe një formë tjetër e Mudarebes që është ajo e kushtëzuar,ku I zoti i kapitalit mund të diskutojhë apo të përcaktojë investimin,projektin dhe aktivitetin që ai dëshiron.

7- Nëse ndodh që ky investim rrezolton me humbje,i zoti i kapitalit është ai që do të përballojë humbjen i vetëm dhe mbi punëtorin nuk ka asnjë përgjegjësi sepse atij i mjafton që nga puna e tij nuk ka fituar asgjë.

 

Së dyti: Partneriteti me kapital të përbashkët (El-Anan)

Partneriteti i quajtuar El-Anan është një marrëveshje midis dy apo më shumë parnerëve për të bërë tregëti(biznes)me kapitalin e tyre të përbashkët,me kusht që fitimi të ndahet midis tyre sipas një përqindje të përcaktuar.Dallimi mids kësaj marrëveshjeve dhe marrëveshjes së Mudarebesë qëndron në faktin se tek marrëveshja e Mudarebesë kemi kapitalin tek njëra palë dhe punën tek pala tjetër,kurse në këtë rast kapitali dhe puna janë nga të dy palët.Pjesa e sejcilës palë nga fitimi duhet të jetë e njohur dhe shprehur në përqindje,kurse për sa i përket humbjes atë do ta perballojnë të dy palët në bazë të kapitalit që kanë vënë në dispozicion.

 

Së treti: Shitja me këste me fitim të deklaruar (El-Murabeh)

Shitja Merabeha është një nga format e shitjeve të lejuara sipas Islamit,ku klienti i kërkon bankës blerjen e një malli për interes të tij,në bazë të cilësimit(përshkrimit)që ai i bën mallit,e më pas bëhet marrja e prentimit nga banka se ky mall do ti shitet atij me një fitim të deklaruar me këste sipas mundësisë.

 

Kjo formë e shitblerje bazohet mbi:

1- Premtimi i blerjes nga klienti ose garantimi i blerjes së saj me garanci.

2- Premtimi i bankës për shitje

3- Lidhja e kontratës së shitblerjes Murabeha pasi banka të ketë kaluar mallin në pronësinë e saj

4- Në këtë rast vërejme se banka e kalon mallin e blerë në pronësi të saj dhe mban përgjegjësi të plotë për amortizimin e tij,e më pas ky mall i shitet klientit me një përqindje fitimi hallall dhe nuk përmban asnjë lloj dyshimi për kamatë.

Së katërti:Partneriteti drejt mbarimit(Partneriteti që finalizohet me pronësi)

Financimi i përbashkër është prej alternativave më të rëndësishme që siguron legjistacioni islam e mbi të cilat mbështet banka.Bashkëpunimi bazohet mbi riskun,kur banka merr përsipër të bëhet partnere e klientëve të saj në tregëti,projekti industirale,buqësore etj.Kjo marrëdhënie zhvillohet midis bankës dhe klientit të saj në kornizën e parneritetit midis dy palëve në fitim apo humbje,ku një pjesë e fitimit I llogaritet për administrimin dhe punën,kurse pjesa që mbetet ndahet sipas pjesës së kapitalit të vënë në dispozicion nga të dy palët.Këtu partneriteti mund të shkojë drej mbarimit të tij në se ai përfundon më pronësi të klientit në bazë të marrëveshjes të cilën e ka kontrolluar më parë këshilli fetar i bankës.

 

Marrë nga libri “Kamata, lufta me Allahun”

Përkthyer nga Genc Plumbi, Shtëpia botuese “JEHONA” – Tiranë

Artikulli paraprakKamata (pj.11) Bankat Islame
Artikulli tjetërQeveria miraton Projektligjin për masa të përkohshme të produkteve themelore në treg