Justifikimi për shkak të zakoneve

Kur përpiqesh, për shembull, ta ndalosh dikë së piri duhan, do të gjesh se ai të thotë se ky është një zakon me të cilin tashmë është mësuar, dhe se nuk mund ta lërë, e nëse e lë, do të nevrikoset, do të filloj të hajë me tepri, dhe si pasojë do të shtojë në peshë, dhe se mund t’i ndodhin këto e ato gjëra… Pra, zakoni, është diçka me të cilin ai e ka mësuar veten e tij, dhe tani ky zakon është bërë pjesë përbërëse e tij.

Në fakt,… ashtu siç e ka bërë zakon një gjë, ai mundet edhe ta ndryshojë atë.

Por, ai e justifikon gjithçka me zakonin, duke thënë se “ky është një zakon” që nuk e heq dot… Pastaj, ky zakon bëhet shkak që ta pengojë nga përparimi drejt suksesit, dhe bëhet shkak për përkeqësimin e shëndetit të tij, duke u prekur kështu nga sëmundje të këqija, si kanceri e të tjera sëmundje vrastare që i shkakton duhanpirja.

Marre nga Libri “ZGJOJI AFTËSITË”, i autorit dr. Ibrahim el-Fekij.

Artikulli paraprakIrlanda: Qeveria vendosi të braktisë 12.5% të taksës, raport
Artikulli tjetërPse përdorimi i emoji-ve në marketing mund t’ju ndihmojë në rritjen e shitjeve