JETA BIZNESORE E PROFETIT MUHAMED

Shtëpia e Qabes, Meka, ka qenë gjithmonë vend i nderuar për tu vizituar nga besimtarët, jo vetëm nga koha e Ibrahimit paqja qoftë mbi të, por edhe që nga koha e Ademit paqja qoftë mbi të.

Tregtia që e bënin mekasit me pelegrinët ku përmes tyre bëhej blerja e mallrave nga tokat fqinje dhe shitja e tyre në panaire gjatë stinëve të pelegrinazhit, e bënin Mekën dhe mekasit një pikë referimi të tregtisë. Mekasit bënin shitjen e mallrave vendase në tokat fqinje gjatë sezonit të rregullt të haxhit, kjo u siguronte atyre burim të madh jetese.

Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – kishte udhëtuar me xhaxhallarët e tij në karvane tregtare për në Siri dhe Jemen si adoleshent. Në vitet e mëvonshme, ai udhëtoi në dy raste të tjera në Jemen, në tregun Xhurejsh, në emër të Hatixhes r.a, duke marrë në këmbim një deve të re mashkull për çdo udhëtim. Transmeton Hakimi, III, 200/4834.

Në një rast, ai mori edhe një karvan të ngarkuar me mallra të Hatixhes – r.a – në tregun Hubasha në Tihamah.

Në këtë udhëtim e shoqëroi Mejsara, shërbëtori i Hatixhes r.a. Ata e sollën pëlhurën me vlerë të Tihames që kishin blerë në treg dhe ia shitën Hakim ibn Hizamit me një fitim të lartë.

I Dërguari fisnik (alejhi selam) ishte shumë i kënaqur me sjelljen e Hatixhes r.a kur punonte për të, duke rrëfyer se kurrë nuk kishte punuar me një partner më të mirë biznesi se Hatixheja e cila përfundonte shpesh duke i paguar Muhamedit alejhi selam për shërbimet e tij më shumë sesa çmimi për të cilin ishte rënë dakord. (Halabi, I, 221, Ayni, X, 104)

Gjithçka filloi me këshillën e Ebu Talibit drejtuar Muhamedit – paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të -:

“Unë jam burrë i varfër, nipi im i dashur. Thatësira nuk na ka lënë asgjë për të tregtuar. Na ka tharë gjithë kapitalin. Por kam dëgjuar se një karvan është gati të niset për në Damask dhe Hatixheja (Allahu qoftë i kënaqur me të), e bija e Huvejlidit, po kërkon një agjent të besueshëm për të shitur disa nga mallrat e saj atje, në emër të saj; një person të besueshëm, besnik si ju. Mendoj se duhet ta bindim që të të pranojë si partner në tregti. Unë besoj se ajo do t’ju zgjedh për besueshmërinë tuaj. E vërteta është se unë nuk dua që  të shkosh në Damask sepse ju frikësohem hebrenjëve për mirëqenien tënde, por nuk mund të mendoj për rrugëdalje tjetër.”

Oferta e bëri Hatixhen r.a shumë të lumtur dhe ajo përfundoi duke i ofruar Muhamedit alejhi selam më shumë para se sa pritej, duke thënë:

“Unë kurrë nuk e dija se Muhamedi do të ishte i gatshëm të punonte për mua!”

Hatixheja r.a e dinte shumë mirë se Muhamedi alejhi selam ishte njeri shumë i besueshëm dhe i ndershëm, i cili zotëronte një standard të lartë morali. Ibn Hishami, I, 203; Ibn Saadi, I, 129; Ibn Kethiri, el-Bidaja, II, 297.

Ndërsa Muhamedi alejhi selam po përgatitej të nisej për në Siri, Hatixheja r.a e këshilloi shërbëtorin e saj Mejsara që të shkonte me të dhe t’i bindej atij në çdo rrethanë.

I riu Muhamed alejhi selam ishte gjithmonë i ndershëm në transaksionet e tij afariste, duke i përmbushur me çdo kusht premtimet që jepte. Ibn Abbasi r.a, i cili i dinte plotësisht detajet e jetës së Muhamedit alejhi selam ka thënë:

“Sa herë që i Dërguari i Allahut premtonte diçka, ai patjetër do ta bënte atë.” (Buhariu, Shahadat, 28)

Një pohim të ngjashëm ka bërë edhe Saib ibn Ebi’s-Saib r.a-, i cili rrëfen kohën kur ai e vizitoi Profetin e Bekuar (alejhi selam), teksa ishte i rrethuar nga sahabët.

“As’habët filluan të më lavdërojnë tek i Dërguari i Allahut alejhi selam, duke menduar se ai dinte pak për mua. Por më pas ai u tha të tjerëve se më njihte më nga afër se të tjerët, për çka unë u thashë:

“Mamaja dhe babai im qofshin shpengim për ty, i Dërguar i Allahut; ju me siguri e dini. Ti ishe partneri im i biznesit; dhe sa partner i shkëlqyer keni qenë. Kurrë nuk më kujtohet të keni pasur as mosmarrëveshjen më të vogël me mua!” (Ebu Davud, Adab, 17/4836; Ibn Maxhe, Tixharat 63)

Shembuj të panumërt nga jeta e tij ilustrojnë pse Profeti i Bekuar u quajt el-Emin (I besueshëm) dhe es-Sadik (I ndershmi). Një moment i tillë transmetohet nga Abdullah ibn Ebi’l-Hamsa r.a :

“Kam bërë tregti me të Dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, shumë përpara profetësisë së tij. Pasi i kisha borxh, i thashë të më priste dhe do t’ia ktheja pas një kohe të shkurtër. Por jo shumë kohë pasi u largova, harrova premtimin tim dhe e kujtova atë vetëm pas tre ditësh. Me nxitim, u ktheva me nxitim në vendin ku kisha bërë premtimin dhe e gjeta atje ende duke më pritur. Duke pritur që ai të më qortonte, ai burrë fisnik, i cili shfaqi virtytet më të shquara, në vend të kësaj thjesht tha: “Më ke vënë në një situatë shumë të vështirë, djalosh, duke më mbajtur të pres këtu për tre ditët e fundit”. Ebu Davud, Adab, 82/4996)

Një sjellje e tillë e shkëlqyer që ngjall urtësi të madhe mund të ishte mishëruar vetëm nga një Profet i ardhshëm.

Sikur të kishte dashur i Plotfuqishmi, Ai do t’i mundësonte Profetit të Tij të Dashur të bënte një jetë të rehatshme, duke filluar nga fëmijëria. Por Urtësia Hyjnore deshi që ai të fitonte mjetet e jetesës me duart e veta dhe kështu të jepte një shembull që të tjerët ta imitonin. Duke vërtetuar veprimin e Profetit fisnik -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të- janë fjalët e tij:

“Askush nuk ka ngrënë ushqim më të mirë se ai i fituar me duart e veta…” (Buhari, Enbija, 37).

Njerëzve u jep çdo shkak për ta ulë vlerën tonë në sytë e tyre, nëse si udhëheqës i tyre jetesën e siguron vetëm nëpërmjet donacioneve të ndjekësve. Një udhëheqës i tillë nuk do të merret më seriozisht nga të tjerët. Ky është thelbi që qëndron në themel të urdhrit të të Plotfuqishmit për profetët e Tij:

“Nuk kërkoj asnjë shpërblim prej jush për këtë, shpërblimi im është vetëm nga Zoti i botëve.” (el-Shuara, 109, 127, 145, 164, 180; Junus, 72; Hûd, 29)

Duke i bërë jehonë kësaj të vërtete vjen edhe vargu i mëposhtëm:

Mos lakmoni mirësitë e tjetrit,

Sepse çmimi i saj është perlë e lirisë

Meqenëse ai e mbante veten përmes fitimeve të veta, Profeti i Bekuar alejhi selam në këtë kuptim ishte ndër më të pavarurit nga të gjithë njerëzit.

Burimi: Osman Nuri Topbaş, Profeti Muhammed Mustafa i Zgjedhuri, Botimet Erkam

Përktheu: EKONOMIA ISLAME

Artikulli paraprakBrezat e rinj janë gati ta lënë punën nëse shefat i trajtojnë keq apo nuk ndihen të lumtur
Artikulli tjetërIdetë kryesore nga libri “Exactly What To Say” i Phil M Jones / PJESA E PARË