Ja sa para dërguan në Kosovë diaspora nga Gjermania, Zvicra e Amerika (DOKUMENT)

KALLXO.com raportoi dje për paratë e diasporës që i kanë sjellë në Kosovës në 5 muajt e këtij viti, ku diaspora kosovare ka thyer rekord në muajin maj duke sjellë në Kosovë më shumë se 100 milionë euro.

Kosova njihet si vend që diasporën e saj e ka të shpërndarë pothuajse në të gjitha vendet e botësh por edhe jashtë kontinentit.

Mirëpo nga cili vend vijnë këto para.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, në 3 muajt e parë të këtij viti (janar, shkurt dhe mars) në Kosovë nga diaspora janë ardhur 187.3 milionë euro.

Mbi 60% të kësaj shume të parave për këta tre muaj ka ardhur në Kosovë nga Gjermania dhe Zvicra.

42.4% e kësaj shume për këta tre muaj ka ardhur nga diaspora e Kosovës që jeton në Gjermani. Ndërsa 20.8% e shumës ka ardhur nga Zvicra.

Pastaj vjen Italia me 4.4%, Austria me 4.1%, Franca 3.9%, Suedia 2.7%, Belgjika me 2.2%, Norvegjia 1.3%, Danimarka 0.3%, Finlanda 0.9%, Holanda 0.4%, Sllovenia 0.6%.

Për 3 muajt e parë të këtij viti, nga shuma 187.3 milionë euro, 7.3% kanë ardhur nga përtej oqeanit, nga diaspora e Kosovës që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në janar të këtij viti në Kosovë u dërguan 62.3 milionë euro, në shkurt 63.3 milionë euro ndërsa në mars 61.7 milionë euro.

 

Paratë e diasporës në 3 muajt e parë të vitit 2020 Burimi: BQK

Artikulli paraprakShkelja e ligjeve dhe rregulloreve
Artikulli tjetërEkonomia e Kosovës tkurret rreth 6 %, vonesa për rimëkëmbje thellon krizën